1. Deklarata e Trumpit, se ai e paska parandaluar luftën Kosovë - Serbi, është shqetësuese, sepse mund të shihet si një leje e heshtur për Serbinë që të ndërhyjë në Kosovë, duke krijuar përshtypje se Perëndimi nuk do të reagojë.
Kjo ndoshta shpjegon arsyen pse Erdogan paralajmëroi se nuk do të lejonte ndërhyrjen serbe. Shërbimet sekrete dinë më shumë...
Sipas BBC News, eksportet e Serbisë drejt SHBA-së në vitin 2024 ishin pak mbi 670 milionë dollarë; një shumë jo aq e madhe sa të frenojë Serbinë nga ndonjë aventurë ushtarake.
Kosova ka shitur mallra në vlerë prej 136 milionë eurosh në SHBA.
Prandaj, arsyetimi se Kosova dhe Serbia kanë hequr dorë nga lufta vetëm për tregti me SHBA-t nuk qëndron.
Madje është naive. Tepër.
Zhgënjimi tjetër është se Trump nuk e tha qartë se një marshim i Serbisë në Kosovë do të përbënte shpallje lufte edhe kundër KFOR-it, jo vetëm kundër Kosovës.
Zhgënjimi i fundit është se ai do të lejonte një luftë kundër Kosovës dhe se, në rast të një agresioni serb, ndoshta do të vendoste vetëm sanksione ekonomike ndaj Serbisë.
Me një tregti më të vogël se një miliard dollarë në vit, Vuçiq mund të vendoste nesër të niste ushtrinë pa u shqetësuar për pasojat nga SHBA. Madje ajo po krekoset me armatim të ri…
2.
Opozita po e ndihmon Kurtin të qëndrojë në pushtet si kryeministër në detyrë.
Kurti, Krasniqi dhe Abdixhiku nuk duhet të habiten nëse nesër dalin vetëm 30% ose edhe më pak qytetarë për të votuar. Kjo elitë politike ka nevojë për trajtim psikik: nuk e kanë prioritet shtetin e Kosovës, por vetëm pushtetin e vet.
Imazhi i sajuar me IA microfost copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen