Patrioti dhuron pa pritur shpërblim, ndërsa turisti kërkon komoditet dhe mikpritje në këmbim të parave të tij. Turisti dëshiron të çlodhet dhe të përjetojë përkujdesje.
Përparësitë e Shqipërisë janë të jashtëzakonshme për çdo shqiptar, kudo që jeton: mikpritja e ngrohtë, kuzhina e mrekullueshme dhe zemërgjerësia shqiptare.
Shqipëria sot gëzon një imazh më pozitiv se kurrë më parë. Nuk vijmë në Shqipëri për të treguar patriotizëm, por sepse bukuritë dhe përparësitë e saj janë magjepsëse dhe na bëjnë të ndihemi edhe më krenarë për arritjet e saj.
Gjuha, mikpritja dhe kultura na bëjnë të ndihemi të mirëseardhur.
Prandaj, mos prit falënderim pse shkove, por gëzohu për përjetimet, gëzohu për përparimin dhe falëndero, e madje, kur të kthehesh, tregoju edhe kolegëve dhe miqve të tu.
Nga këndellja përfitoj unë; nga turizmi ynë në Shqipëri përfiton vendi dhe kombi, brenda dhe jashtë kufijve. Edhe fëmijët tanë do të kenë arsye të ndihen krenarë.
Epilog: Akt patriotik ishte kur Shqipëria strehoi qindra mijëra shqiptarë gjatë luftës në Kosovë; jo ardhja jonë për pushime.
Ardhja jonë sot është thjesht një shprehje mirënjohjeje dhe njohjeje reciproke, pas një ndarjeje gati një shekullore…
Shko në Shqipëri,
përjeto mikpritjen e saj dhe gëzohu që ke një vend që të bën të ndihesh në shtëpi!
Këtë ndjenjë nuk na e ofron asnjë bregdet tjetër në botë!
#follower
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen