1.
Znj. Albulena Haxhiu është kandiduar 43 herë për kryetare të Kuvendit dhe nuk është votuar. Ndoshta e mban rekordin botëror për kaq shumë dështime serike.
Jo vetëm për mungesën e votave, por për mbetjen në një proces që u shndërrua në farsë politike. Për lejimin e një modeli që e cenon dinjitetin e saj, sedrën, seriozitetin dhe besueshmërinë e institucioneve.
Sepse kur dikush, qoftë grua apo burrë, dështon tri apo katër herë radhazi, duhet të tregojë përgjegjësi morale dhe vetëdije politike.
Nuk mjafton të jesh pjesë e shumicës numerike. Kërkohet edhe etikë, përgjegjësi, sens për votuesin – dhe respekt për institucionin. Dhe, për vetveten!
Prandaj, kjo ecuri nuk do të kujtohet si model i maturisë e pjekurisë politike, por si një shembull i kokëfortësisë së pashëmbullt në historinë botërore.
Por ju – edhe opozita – mund të talleni me popullin. Sepse keni përballë një milet që nuk i intereson shteti, por rrjetet sociale. Në një vend ku 80% e nxënësve nuk e kuptojnë tekstin e lexuar, politikanët janë produkt i hajvanatit kolektiv. Çoban të tij.
2.
Opozita pa ambasadorin amerikan është si telefoni pa sinjal dhe pa Wi-Fi. E coftë! Kurti pa krizë është si aktor pa konflikt – pa dramë, pa rol. Shteti? I prishur. Jashtë funksioni. Në pushim teknik, version beta si provë.
43 takime, jo për zgjedhje, por për protagonizëm dhe poshtërim të njëri-tjetrit. Në fakt, të popullit dhe shtetit! Duke u paguar nga mileti, që nuk lëviz!
Arnaut-inat – sporti i vetëm që e bashkon hajvanatin e PISA-së!
Ani kanë ftyrë të kritikojnë diasporën, por vetë nuk gjejnë dy minuta për të dalë në rrugë dhe shprehur mospajtimin me makiavelistët e vet! Me çobanët e vet!
Kjo quhet shpërfillje, mosinteresim, në psikologji: ‘pafuqi, impotencë e mësuar’. Amerika duhet të na i zgjidh problemet, ose Shqipëria! Nëse jo, fajin e kanë ata! Ata që pastaj i shpallim njerka!
Turp! Turp! Turp!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen