Pse nuk qenkan të rëndësishme për shtetin trafiku dhe urat ambasador? Pse duhet përjashtuar njërën, për të rregulluar tjetrin?
Sidoqoftë ide gjeniale, z. Rohde! Për 25 vjet, ndarja e Veriut u legalizua dhe administrata serbe vepronte pa pengesë, madje nënkryetari i partisë serbe krijoi ushtri, e armatosi mirë dhe ju nuk e dinit, ose e lejonit,(e kontrolloni qiellin dhe tokën sipas Hashim Thaçit) edhe pse Kosovën e kishit njohur shtet dhe Kuinti qeveriste nëpërmjet Thaçit e Mustafës.
Klani Pronto mburrej kur pranohej për këshillime te ambasadorët. I trishtonit lehtë: "Publikojmë informata për ju!" Prandaj ata firmosnin republika serbe dhe pendoheshin. Firmosnin Gjykatë Speciale dhe pendoheshin. Firmosnin burgosjen e vetvetes dhe protestojnë kundër...
Dhe sot, papritur, u shqetësuat për trafikun e Vushtrrisë?
Vushtria nuk është e ndarë! Urat nuk janë vetëm asfalt e beton. Ato janë mesazh. Për këtë arsye edhe në euro, janë pikturuar ura që simbolizojnë bashkim.
Ju, përkundrazi, e keni kthyer urën e Mitrovicës në mur ndarjeje. E ruani me policë, e siguroni dhe e garantoni si kufi Kosovë-Serbi. Pa lejen e Vuçiqit, nuk dëshironi ura. As hapjen e asaj që e keni mbyllur. Zoti Rohde, po flisni kundër ndërtimit të urave!
A është ky vizioni juaj për Kosovën europiane: ura të mbyllura, ndarje të sigurta?
Aty ku mungojnë urat, shfaqet terroristët e Radojçiqit!
E dini, zoti Rohde se për katër jetë nuk është në burg, por në Serbi trajtohet si hero i pafat? Dhe u mbajtën tri Ditë Zie për tre terroristë! Ju e dini këtë shumë mirë. Zoti Rohde: Krijoni një parti politike, se opozitën me pampers nuk mund ta ndihmoni! Qeveria e sotshme merret tash e pesë vjet me mu… e tyre!
Edhe një në fund, zoti Rohde: Sikur në Gjermani të kishin mbetur në pushtet ministrat e Hitlerit, lufta në Europë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Si mund të besoni, ju lutem, se me njerëzit e Millosheviqit – Vuçiqin, Daçiqin e të tjerë – do të rikthehet paqja në Ballkan?
Si?
Imazhi me copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen