15.08.2025

Të buzëqeshur në protestë, Bota sot

Protesta m’u duk e pazakontë: liderë të buzëqeshur mes pankartave dhe thirrjeve.

Megjithatë, ti nuk ke të drejtë morale të luftosh padrejtësinë në Hagë, sepse nuk u ngrite kurrë kundër dhunimit brutal të dinjitetit të UÇK-së në Prishtinë.


Nuk besoj se ndien dhembje për të burgosurit pas pesë vitesh; dalja jote publike nuk ishte fryt mëshire, por protagonizmi – një përpjekje për të rritur imazhin tënd dhe për të përfituar nga mjerimi i të tjerëve.


Për Kosovën ishe gati të vdisje, por jo të protestoje kundër grabitjes së përmuajshme. Me heshtjen tënde, ti legalizove krimin. Heshtja jote ka ndihmuar veteranë të rremë, që sot ligjërisht quhen bashkëluftëtarë të tu, të vjedhin për dhjetë vjet me radhë gati një miliard euro nga Kosova.


E protesta jote? 


Nuk ishte revoltë, por një marsh i vonuar – një shëtitje.
Para se të luftosh të ligën në Hagë, luftoje aty ku mundesh dhe ku duhet: në Prishtinë. 


Me shkrime. 

Në debate. 

Me denoncime në polici. 

Me protesta. 


Është detyra jote.


Pastro UÇK-në dhe kthe një miliard euro Kosovës për armatim.
Ose publikoi emrat e atyre dyzet mijë veteranëve të rremë – mjaftojnë dy klikime.


Guxo!
Guxo, burrë i dheut, edhe një herë. Sepse liria nuk ka vetëm emër, por edhe mbiemër, edhe popull.

2.
Unë nuk pres çudira
Trump përfiton nga lufta duke i shitur armë vendeve të NATO-s për t’ia dhënë Ukrainës, Trump përfiton nga paqja me mineralet që i duhen. Putin kishte marrë njerëz me vete edhe për marrëveshje ekonomike, çfarë i pëlqejnë shumë Trumpit.
Meqenëse Trump fiton në të dyja rastet, dikush duhet të humbë. Ajo është Ukraina, por me humbjen e territoreve, fiton jetën e njerëzve! Ndoshta edhe e shpëton pjesën e papushtuar.
Mbrëmë fitoi Putini. Rusia u kthye dhe u trajtua si superfuqi. Putini u pranua si car në tribunën ndërkombëtare. Jo si kriminel, edhe pse i tillë është. Trump e ngriti, i dha skenën kryesore para botës. Foli i pari në konferencë shtypi dhe aty Trunp zbatoi Kanunin e Lekës:
“Shtëpia është e mikut dhe e zotit”. Putin u ndie në të veten.
Pse ndodhi kjo?
Sepse Trump ka simpati për Putinin. Dhe sepse është adhurues i dollarit dhe lavdisë. Putin ia përkëdheli egon dhe tha me Trumpin nuk do të kishte nisur lufta.
Ukraina shërbeu si pretekst, si metaforë për të fituar dy Alfa-Kafshët.
Parashikimi im: kapitullimi i Ukrainës!




Keine Kommentare: