04.09.2025

Dilema

Nëse njeriu sillet gjithmonë

ashtu siç presin të tjerët prej tij,

ata ndoshta do ta duan më shumë,

por një ditë ai vetë

s’do të kuptojë më se kush është.


Brenda turmës apo jashtë saj?



Kush do, mbetet vetvetja;
kush jo, bëhet ata.


Asnjëra rrugë nuk është gabim.

Janë vetëm role që zgjedhim t’i luajmë.

Varet se ku ndihemi më mirë:

te shumica apo te pakica.


Pas një shekulli, te shumica do të shkruhet:

Këtu nuk pushon askush.


Te pakica:

Këtu pushon dikush.


Të jemi sot, apo të jemi nesër?

Ndoshta sot, e nesër?

Apo as sot, as nesër!?


Kjo është dilema.


Imazhi me copilot


Keine Kommentare: