Dashuria nuk është një bankë ku deponon njëqind euro dhe pret njëqind e dhjetë. Është një njeri tek i cili deponon
njëqind emocione, dhe shpesh merr më pak. Fajtor nuk është ai që nuk mund të japë, por ai që këmbëngul për të marrë.
Dashuria dhurohet kur ndihet.
Përnjëmend dashuron vetëm ai që jep dhe nuk pret.
Është vërtet i lirë dhe i lumtur vetëm ai që nuk pret asgjë nga askush.
Dashurisë i përgjigjet drejt vetëm dashuria: ajo venitet kur jepet pak, dhe mpaket
kur dhurohet tepër. Mot i mirë, apo shtrëngatë.
Dashuria nuk është e pashtershme; ajo ka nevojë për respekt të përhershëm, liri dhe masë.
Gota e thyer gota nuk bushet kurrë!
Kur dashuria kërkohet me këmbëngulje, mungon arsyeja e vërtetë e dhënies.
Kur një dashuri përfundon, krijon hapësirë për një dashuri të re.
Nuk është dashuri e madhe ajo që zgjat shumë, por ajo që përjetohet shumë.
Nuk ka dashuri të gabueshme, por vetëm përvoja dhe mësime për dashuri të re.
Dashuria nuk matet me gjatësi, por me thellësi.
Dashuria e parë rrallëherë është ideale. Ajo është e para që lind dhe e para që shuhet. Është fillimi, jo fundi. Hipja dhe zbritja nga treni i parë i dashurisë është prova se jeta vazhdon tutje...Stacioni i ri, tren tjetër dhe tjetër drejtim.
Dashuria përjashton dominimin, mbikëqyrjen dhe keqtrajtimin.
Sepse i dashuruari pa komplekse di të dashurojë, por jo të nënshtrojë.
Kur njëri ndien dashuri e tjetri jo, atëherë ndarja është dashuri më e madhe sesa bashkëjetesa e dhimbshme.
Shkurorëzimi është përmirësim i vendimit të dikurshëm.
Kur humbet një çelës, krijohet një i ri.
Kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.
Kur përfundon një dashuri, në ardhje është e reja.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen