19.10.2025

Biseda

Ndërsa po rrëfenim gazmore në stilin e Ramës, një shok pyeti:
— Pse ushqimi që hamë, aq i mirë e aq i shijshëm, kur del jashtë bëhet aq i keq?

Menjëherë nisën teoritë shkencore:

— Njëri tha: “Për shkak të acidit në lukth.”
— Tjetri: “Për shkak të përpunimit në zorrë.”

— Një tjetër: “Për shkak të biologjisë”, e kështu me radhë.

— E ti, nuk ke asnjë ide? — pyeti njëri, ai që mezi na linte hapësirë për të treguar edhe ne të tjerët diçka.


— Po, e kam, — thashë unë. — Një shpjegim për këtë “mutacion”.
Dhe, sigurisht, kjo fjalë që përkufizon ndryshimin vjen nga fjala shqipe.
Pasi u shpjegova kuptimin, vazhdova:

Së pari, fakti që ushqimi duket “i keq” është vetëm një vlerësim njerëzor, jo universal.
Ajo që për ne është mbetje, për një mizë apo për ndonjë insekt është një specialitet i madh, plot aroma.
Ashtu si për pulat, vezët e të cilave ne i hamë — apo për vetë pulat që i konsiderojmë ushqim i mirë.

Në lashtësi nuk kishim nevojtore dhe mbetjet i linim jashtë.

Për insektet ishte i njëjti përjetim si për ne para ngrënies — ishte mbijetesë.

Domethënë, nuk ka ushqim “të mirë” e “të keq” në vetvete; ka vetëm këndvështrime dhe përjetime. Dhe gjithçka varet se kush ka uri: njeriu,  kafsha, shpendi, apo edhe një insekt a bakter.


Natyra s’e lë asgjë të shkojë dëm — në pyetje është vetëm koha.
Sepse ajo nuk ekziston vetëm për njeriun, por për të gjitha gjallesat.

Ne çuditemi me mizat, por ndoshta lopët çuditen me ne: pse i hedhim mbetjet e tyre nëpër ara, prej nga më vonë rritet ajo që ne hamë?
Pse ne të përdorim jashtëqitjen e tyre, e jo mizat apo pulat tona?

Kjo nuk do të thotë se ne jemi më të mirë, apo më të vlefshëm për ambientin. Përkundrazi.


E pastaj, po të dilte ushqimi përsëri i mirë, do ta hanim sërish vetë — dhe cikli do të mbyllej aty, duke shkaktuar krizë urie për disa gjallesa.
Këtë mundësi e përjashtoi evolucioni, dhe kështu, në fund, neve na hanë krimbat.


Ky është riciklimi i përjetshëm evolucionar. Njëri ha filet, tjetri vetëm bukë, por të gjithë nxjerrin m… jashtë. Barazi absolute e evolucionit — mu si edhe te vdekja.
I varfër apo i pasur, përfundon në gropë.


Në ndarje shtova:
— E pastaj, jashtëqitja nuk shkakton dëm sa gojëqitja fonetike e njeriut. E para i shërben dikujt për mbijetesë; e dyta askujt — veç budallallëkut njerëzor.

Në largim e sipër mendova:
Ndoshta edhe Edi Rama e ka kuptuar, — thashë me vete, — dhe nuk gëzon përsëri.
Nëse jo… e ndriçon një ditë Trumpi!

Sidoqoftë, dialogu nuk rrodhi si këtu, por me plot ndërhyrje.
Kjo është vetëm një sintezë e atij diskutimi filozofik e banal.

Imazhet me Copilot



 

Keine Kommentare: