16.11.2025

Aleksandra e Serbisë – Lavirja me Katër Burra, Bota sot

Aleksandra po rrotullohet në një gazep erotiko-politik që vetëm Aristofani do të guxonte ta zhvishte cullak.

Serbia është një zonjë me katër burra. Dy të parët janë xhelozë e posesivë, dhe nuk duan që ajo të ketë raporte me dy diktatorët e tjerë. Europa ia mbush barkun, Amerika i ofron “viagrën”; Moska ia ka pushtuar shpirtin dhe Kina i ka dhënë nënkresën.
Një kombinim absurd, por i shkoi për shtati nevojave të lavires: për të mbetur në qendër të vëmendje në Shtëpinë e vet Publike.
Tani nga burri i madh i është urdhëruar ndryshimi i pozicioneve të kënaqësisë dhe të burrave. Ajo mirëpo i dëshiron të katërt, sepse i duhen. E kënaqën deri tani.
Në Perëndim mbush barkun dhe pordhet, në Lindje ngrohet e përkëdhelet dhe ankohet për Perëndimin, ndërsa në OKB i duhen ata dy diktatorë për ta mbështetur kur lavirja çaraveshet dhe shpall veten viktimë: se është e keqpërdorur, e shfrytëzuar dhe e dhunuar nga NATO, nga kroati, nga boshnjaku dhe se po dhunohet brutalisht nga 'shiptari" të ashtuquajturës Kosovë e Metohi. Vetëm nga Palloshi i Gjatë, jo.
Një 'romancë" e vjetër e saj, por ende në përdorim nga Aleksandra për masturbimi në Serbi.
Çdo “kënaqësi diplomatike” ka koston e vet, por Serbia e Aleksandrës menaxhoi deri tani mjeshtërisht e kurvërisht: një flirt me Rusinë, një shikim provokues për Amerikën, një buzëqeshje e vakët për Kinën dhe një tundje e gjatë e vitheve për Europën.
Tani këtij prostitucioni i erdhi fundi. Burri kryesor, Trumpi, nuk e duron më kurvërinë e Serbisë.
Populli nga ana tjetër e ka nuhatur “profesionin” e Aleksandrës dhe kërkon respektimin e ligjit dhe rrënimin e autokracisë. Për të siguruar “viagrën” falas, ajo me „lex specialis“ vendosi t’i dhurojë Shtabin Gjeneral Trumpit. Ai nuk emocionua nga ky akt.
Studentët e konsiderojnë atë vendim sadomazohizëm politik, por lavirja që drejton Serbinë nuk di si të ruajë pushtetin. Nuk ka mundësi tjera. Nuk ka ide tjera.
Dikur pati një kolege për destabilizimin e Bosnjës, por i rrëshqiti nga dora: një dështim klasik, me pak përjetime erotike.
Tani, për të mbetur intrigante e tërheqëse, e dëshiruar dhe e trajtuar mirë nga një Pallosh, shpreson të ndezë një zjarr në Kosovë.
Nëse po, dy burrat perëndimorë, që e duan të qetë, të dëgjueshme dhe të parashikueshme, do ta merrnin në shtrat, do ta përkëdhelnin, do t’ia bënin „atë punë” dhe pastaj do t’i luteshin të rikthejë paqen.
Kështu, Aleksandra do të mbetje shefe e Qendrës Sadomazohiste Serbe. Por ajo nuk është e thjeshtë: ajo luan, tundon, provokon, ndryshon trukun, fustanin, heq brekët dhe bën shfaqje tjera, sa herë i duhen.
Së shpejti do të shihet para këmbëve të kujt do të gjunjëzohet Aleksandra. Se do të gjunjëzohet, është e sigurt.
Por largimi nga Moska i humb përqafimin tundues të ftohtë rus; largimi nga Perëndimi i prish shtratin, i zbraz barkun, ia skuq vithet, nuk i jepet më viagra dhe bëhet impotente.
Domethënë i mbetet vetëm nevojtorja dhe një reflektim mbi pozicionet seksuale me katër burrat që prisnin radhën dhe kërkonin nga Aleksandra zhveshjen përfundimtare.
Ministrja e lavires Aleksandra shpall alarm: “Pa rafineri nuk kemi jetë.“ Na fiket zjarri, vdesim. Tash që Aleksandra rrezikon të humbë dy nga burrat e saj, i mbeten vetëm dy zgjedhje:
të vendosë mes viagrës apo vibratorit: palloshit me bateri.
"To be or not to be", do të thoshte Shakespeare, gjersa Serbia zhvillon tragjikomedinë e saj erotiko-mazohiste-diplomatike të fundit në skenën botërore.
Ajo sot ndihet si e djegur nga speci i kuq dhe i kruhet poshtë, por ende i mban të gjithë pezull: të eksituar, në ereksion dhe në tension.
Në këtë komedi prostitucioni, fundi i Aleksandrës së Serbisë duket gjithnjë e më pranë, por edhe pozicionet e saj provokuese do të pakësohen. Më në fund, do të ngulet vetëm në një kunj, por këtë herë, do të humbasë dy të tjerët...

Imazhi me Copilot



Keine Kommentare: