Po ankohemi se nuk po funksionon shteti: administrata, policia, universiteti, shkollat, se ambasadoret janë te paafte. Po ankohemi se jemi te varfër dhe se ekonomia jone nuk ecën para. Se shkollat tona nxjerrin analfabetë. Po ankohemi se mjeku ne Maqedoni nuk di gjë për “Helicobacter pylori”, edhe pse për këtë është marrë Çmimi Nobel! Po ankohemi për politikanet tanë dhe koekzistencën e tyre me krimin dhe bakshishin. Po ankohemi për profesorë imagjinare, doktorë te shkencave me tituj te blere si patatet ne thes në një treg.
Po ankohemi se fëmijët tanë nuk e mësojnë letrarishten, sepse mësuesi i gjuhës shqipe nuk e zotëron atë, por e flet gjuhen e katundit të vetë. Dhe ky ka mbaruar studimet e gjuhës shqipe! (Merreni me mend profesorin e anglishtes qe nuk di anglisht) Krejt këto devijimi administrative kane një emër te përbashkët: BAKSHISH-MENTALITET! Para disa ditëve lexova ne një gazete gjermane se Kosova është e pasur, por shqiptaret e Kosovës janë me te varfrit ne Evrope. Ne Gjermani përdoret ky nocion BAKSHISH-MENTALITET zakonisht për t´i informuar firmat gjermane kur investojnë ne Azi. Thuhet se ne këtë apo atë vend ekziston kjo mendësi. Atëherë investitorët kane një ide shume precize për vendin dhe se çka i pret ata atje. Gjermanisë kur i mungojnë ekspertet, i merr nga bota, edhe nga India. Ne dëbojmë ekspertet e vertete dhe prodhojmë “ekspertë”, te cilët as nuk dine te shkruajnë e as te flasin gjuhen e tyre amtare. Para dy ditëve ne tv shtetërore gjermane politikanet diskutonin se si t´i motivojnë materialisht ekspertet qe te mos ikin ne ShBA.
Ekspertet e mbajnë ne këmbë një ekonomi dhe një komb! Tregut shqiptare nuk i mungojnë ekspertët, askush nuk i kërkon ata; shteti as nuk përpiqet t´i ktheje intelektualet e larguar, por tregu jone brenda natës mbushet me “ekspert”. Politika shqiptare gëzohet kur ikin intelektualet e vertete, sepse kështu zvogëlohet opozita e sinqerte. Profesionale!
Një profesor gjerman pyet një profesor te shqipes ne Gjermani, pse ne diplomën e tij shkruan një here DIPLOMË e pastaj vize DIPLOMA. Ky profesor qe i mëson fëmijët tanë ne Gjermani e shqipen nuk e ka studiuar kurrë, i thotë: “Diplomë” është një, “diploma” janë plotë. Ky arsimtar qe i mëson fëmijët tanë nuk dinte te jete konkret dhe te thoshte se emrat ne gjuhen shqipe ka dy trajta: të shquarën dhe te pashquarën. E barabarte me artikujt der/die/das dhe ein/eine, apo “Le” “la” dhe un/une fr. apo IL / LA dhe uno/una ne italishte. Dhe se shqipja ka një nyje te pasme (l'article postposé) etj. Ky do te kishte qene një shpjegim i drejte, mirëpo për diplomën e tij, shpjegim i gabueshëm. Ne fakt ne diplomën e tij nuk shkruan Diplomë-Diploma ne shqip, por substantivi i dyte është ne gjuhen serbokroate dhe arsimtari i lartpërmendur ka menduar se ne diplomën e tij shkruhet ne njëjës dhe ne shumes! Thuajse diplomës se tij duhet bashkangjitur edhe disa tjera! (Diplomat ne Kosove janë lëshuar ne dy gjuhë).
Një profesor i gjuhës gjermane dëshironte t´u krahasonte nxënësve lakimet (deklinacionet) ne disa gjuhe dhe me qe gjuha shqipe mësohej si plotësuese ne atë shkolle, i drejtohet arsimtarit shqiptar qe ka kryer një fakultet tjetër. Ky arsimtar i thotë se temën e lakimeve nuk e kane tani ne program mësimor, por ne vitin e ardhshëm dhe se do ta shikoj ne shtëpi dhe do t´i tregoje nesër. Profesorit gjerman i duhej atë dite, jo nesër! Bisedoj me një mik nga Maqedonia qe vuante nga lukthi. I them te beje një endoskopi dhe te shihet mos valle ka “Helicobacter pylori”, i cili ne shume raste është shkaktar i te thatit. (Ndërkohe mund te konstatohet edhe nga frymëmarrja). Mjeku i thotë se miku yt nuk kupton gjë nga mjekësia dhe se bakteret nuk mund te jetojnë ne gjak, por jo ne lukth, sepse acidi po i mbytka. Se “Helicobacter pylori” mbijeton ne lukth dihet tani e me shume se 20 vite dhe une isha i shëruar nga i thati ne zorrën dymbëdhjetëgishtore me antibiotike, para 18 viteve, sepse pata pasur ato baktere. Doktori ne Maqedoni, shqiptar, nuk e dinte këtë akoma!
Takoj miq ne Maqedoni dhe me shikojnë si me keqardhje se pse mbeta pa titull doktori dhe me thonë: shiko filania qe kishte përsëritur vitin e dyte ne gjimnaz, bukuroshe, ka magjistruar ne Tetove dhe tani punon si drejtoreshe ne një shkolle fillore. Merr material nga interneti dhe me 1000 Euro, doktoro, me thonë. Ata dëshirojnë t´i bashkëngjitëm shtresës se tyre… Takoj tjetrin qe nuk kishte mbaruar juridikun ne vitet e tetëdhjeta - pas dhjete viteve studimi -dhe tani ishte bere profesor gjeografie; ne vitin dy mije e kishte blere diplomën ne Prishtine! Ndoshta te martën, kur behet Pazar në Prishtinë!
Gjendja jone e sotme është si ne jug të Italisë pas Luftës se Dyte Botërore. Mafia kishte depërtuar ne shtet, bashkëjetonin dhe bashkefitonin. Kjo gjendje vështire te shërohet, sepse siç thotë z. Jacaj, ata gjenden kudo dhe se nuk sjellin ligje kundër vetes. Çka dmth. Kjo? Kjo dmth. se ne 50 vitet e ardhshme, si shtet, si politike, si ekonomi nuk mund te prosperojmë, sepse ne vende kyçe dhe anësore punojnë mediokritetet. Dhe ata përkrahin njeri tjetrin. Ata i lidhe interesi i përbashkët. Investitorët e huaj habiten me injorancën tone ne këtë shekull, sepse ata takohen atje me diploma te blera! Nuk është gabim te thuhet se punët i kemi me keq se Italia jugore. Atje mafia kishte depërtuar ne ekonomi dhe shtet, por jo ne universitete si te ne! Propozimi im: Pikësëpari albshkenca te dale me një Kërkese drejtuar: Qeverive shqiptare, Universiteteve dhe Prokurorive Publike. Ne atë Kërkese Prokurorisë duhet t´i vihet një afat veprimi dhe nëse Prokuroria nuk reagon, atëherë t´i drejtohemi ndonjë Gjykate Ndërkombëtare, sepse shoqëria shqiptare ka nevoje për shërim, për shërim nga bakteret qe i prodhon vet.
Universitete private qe janë bere pazare diplomash te mbyllen, sepse ata po shkatërrojnë një shtet dhe një komb. Te mirren parasysh këto denoncime publike te bëra nga z. Jacaj, znj. Qafa, z. Frangu dhe z. Elshani dhe te dale albshkenca me një Kërkesë te fuqishme. Albshkenca si e pakorruptuar dhe me autoritetin e saj qe ka bere mund te veje ne lëvizje diçka. Albshkenca nuk guxon te heshte për këtë anomali, sepse ajo është opozite natyrale e politikes, krimit dhe korrupsionit!
1 Kommentar:
Një realitet i hidhur, që ndodhet kudo në trevat shqipëtare, jo vetëm në rastet e Maqedonisë që ke përmëndur në material.
Po tregoj një rast konkret
Para 4 - 5 viteve kishim një nxënës që me zor arriti në vitin e III të shkollës së mesme, nga mesi i këtij viti u bë e padurueshme prania e atij nxënësi për sjelljen tijë, sa për rezultet më mir spo flas. U përjashtua një muaj me ndërhyrje u fut prap në shkoll, si përfundim ngeli në 7 lënd dhe u largua nga shkolla jonë. Çudia jon ndodhi 4 vjet më pas ai erdhi të punoj në shkollën tonë, jo si roje por koleg i yni, mësues matematike. akoma vazhdon të punojë, pretendon dhe të bëhet drejtues në një të ardhme
Thjesht KORRUPSIONI është shkaktar i gjitha këtyre çudirave
Kommentar veröffentlichen