25.06.2014

Rama dhe Berisha, Gazeta Express

1
Në çastin kur Qeveria bëhej gati për ta zhdukur prodhimin industrial të narkotikëve, Sali Berisha u ngrit në këmbë kundër drogës duke akuzuar edhe Qeverinë si bashkëvepruese dhe Kryeministrin si personin kryesor në pazarin kriminal. Duke akuzuar Qeverinë për vepra të tilla, mund të arrihej tek pengimi i vendit si kandidat i UE-së dhe e dyta, me protestat që po organizoheshin kundër drogës, shpresonte në masivizimin e tyre dhe rrëzimin e Qeverisë. Shihet se Perëndimi njeh mirë karakterin e tij dhe ato akuza, nuk u morën askund seriozisht.

Nëse ai mendon se ne të gjithë jemi të shtrirë në një klinikë psikiatrike, atëherë mund të artikulohet ashtu siç e ka zakon. Në veprimet e tija lexoheshin shpresat se me mosfitimin e statusit si kandidat i UE-së, do ta alarmonte popullin dhe rrebelojë për ta rrëzuar Edi Ramën. Me rrëzimin e tij, vëmendja do të përqendrohej tek pushteti dhe zgjedhjet, kështu Lazarati dhe bosët atje, mund të vazhdonin biznesin e tyre pa pengesa, siç e kishin bërë në kohën e tij.

Një industri e tillë narkotike, nuk ka mundur të bëhet në kohën e kësaj Qeverie. Ta themi më qartë: bimët e reja të hashashit janë mbjellë në periudhën e kësaj Qeverie, por turshia narkotike prej 39 tonëve, është kultivuar, përpunuar dhe paketuar në laboratorët e kavanozët e Berishës. A mund të mendohet se Sali Berisha nuk dinte gjë për Lazaratin? Jo! Në celularët e tyre u gjetën edhe mesazhe të tij. A mund të besohet se një ish-kryetar, një ish-kryeministër, një ish-stalinist, një ish-kardiolog, nuk din se me kë shkruhet dhe me çfarë veprimtarie merren ata? Jo. Një njeri me mendje të shëndoshë nuk mund të besojë kurrë se njeriu që për vota nuk ka lënë cep e kënd të Shqipërisë pa shkelur, nuk ka ditur se Lazarati ishte shndërruar në kryeqendrën europiane të drogës. Nuk mund të besohet sepse ai atje ka edhe degë të partisë së vet. Por, a mund të hamendet se ai dinte se çfarë po ndodhë atje, kur dihet se Shqipëria nuk është e madhe sa Rusia? Pa asnjë dyshim!

Pse? Po ky Sali Berishë është ai kontrabandisti që pat shitur naftë Millosheviçit dhe thyer embargon në kohën kur Serbia kishte shkelur Kosovën në fyt. Po nëse me lejen e tij i ishte shitur nafta kriminelit më të madh në Europë pas LDB, pse nuk mund të kultivohet, prodhohet e përpunohet droga në Lazarat?
Ky qenka patriot më i madh sepse paska ndërtuar autostradën. Autostrada ishte ide e Pandeli Majkos, por pse e ndërtoi ky? Sepse aty ishte mundësia më e madhe për t' i zhvatur dyqind e tridhjetë milion dollarë për të cilat as sot nuk dihet se ku kanë përfunduar. Një njeri që duroi kontrabandimin e naftës, pse nuk po duruaka apo bashkëvepruaka në shitjen e drogës? Nuk ka asnjë arsye që mund të flasë kundër këtij konstatimi.
Ai duke parë se po ngushtohet rrethi dhe drejtësia një ditë doemos do të merret edhe me të, është hallakatur dhe vazhdon me sharje. Po çfarë janë narkotikët? Ja si e shpejgon FGJSSH: „Lëndë që nxirret nga disa bimë si hashashi etj., e cila vepron mbi sistemin nervor qendror dhe shkakton një lloj dehjeje ose gjumi të përkohshëm me ëndrra.“ E pamë në Kuvend. Një njeri bie në atë dalldi ose nga mungesa e drogës, ose i dalldisur prej saj, ose kur vuan nga bindje fikse dhe në atë derexhe, në Kuvend, shanë gratë e kundërshtarëve politik si kurva.

Kur dëgjon njeriu duke folur atë, atëherë doemos i bën këtë pyetje vetes: a është normale Shqipëria që duron një skizofreni të tillë në Kuvend? A nuk ka gjykata të cilat mund t' ia ndalojnë çdo aktivitet politikë dhe të mbyllet në një spital psikiatrik të mjekohet, të qetësohet dhe jetojë vitet e mbetura për vete pa dëmtuar tutje me fjalorin e tij prej rrugaçi. Durimi i Shqipërisë ka tejkaluar çdo normë qytetare...

2
Edi Rama është politikani më i mirë që ka pasur Shqipëria që nga koha e Nolit. Pasi të përfundojë punën me kriminalitetin e madh, atëherë duhet të nisë punën me drejtësinë dhe të ndërtojë shtetin ligjor. Kjo është një ndërmarrje më e vështirë, por mund të bëhemi shembull par exellence i Ballkanit. Pastaj duhet vazhduar me reformën shkollore, shkolla ditore dhe të ndalohet me ligj mbetja pa profesion. Së paku në gjysmën e shkollave duhet të jenë drejtoresha gratë. Gratë tek ne kanë më shumë integritet se burrat. Ato nuk korruptohet aq lehtë sa burrat dhe kanë moral më të lartë dhe kryejnë detyrën më me ndërgjegje. Të vazhdohet me emërtimin e rrugëve edhe nëpër fshatra, sepse akoma kur pyeten qytetarë të Shqipërisë për adresën, shumë herë përgjigja është aq e vështirë, sa edhe lokalizimi i Tokës në Rrugën e Qumështit. Në pasaportë njeriut i duhet emri i rrugës, kodi postar dhe qyteti ose fshati, por jo edhe lagjja. Pasaporta nuk mund të konsiderohet dokument identifikimi, kur nuk shënohet edhe adresa. Në pasaportë nuk duhet shënuar se njeriu është lindur dy herë. Një herë në Kavajë, pastaj në Durrës, apo një herë në Kolonjë, pastaj në Ereskë. Njeriu ka vetëm një vendlidje, por në pasaportat e Berishës, shqiptarët jashtë qyteteve, linden nga dy herë, edhe atë pa dhënë asnjë sqarim se njëri vend është komuna apo rrethi, tjetri fshati.

Nuk jam ithtar i burgosjes së Berishës, por i tratjimit mejkësor, mirëpo për shtetin ligjor nuk është normale të lihen në heshtje dhe shpërfillen këto vepra penale: shitja e naftës Millosheviçit. Piramidat dhe rrëzimi i shtetit. Vrasja e mbi 2.000 vetave, shembja e shtetit, vrasja e katër protestuesve para Kryeministrisë si dhe mbi dyqind milion dollarë të zhdukur nga ndërtimi i autostradës...

Pasi të krijohet një administratë funksionale, duhet kufizuar mandati i Kryeministrit në tetë vite, sepse ne jemi të predestinuar të krijojmë despotë. Shqipërisë i duhet në çdo qytet një Shtëpi e Grave, ku mund të strehohen gratë e keqtrajtuar dhe të financohet vetëm me paratë e mizogjinëve. Keqtrajtuesit e grave nuk duhet burgosur, por t' u merren 70 për qind e pagave dhe investohen në ato shtëpi. Qeveria e Ramës duhet të merret seriozisht edhe me ligjin mbi gjakmarrjen. Duhet menduar mirë se a është e drejtë të burgoset një vrasës dhe kështu t' i shpëtohet jeta, por të rrezikohet një tjetër anëtar i pafajshëm i familjes dhe, a do t' ishte më mirë dhe më efektive, që një vrasës të punojë 25 vite, jo të burgoset dhe 70 për qind e rrogës së tij t' i dërgohet familjes apo fëmijëve të dëmtuarit. Kanosja me burg nuk po tregon rezultatet e duhura, sepse çdo shqiptarë i burgosur, ka një moto me të cilën fisnikëron qëndrimin e tij në një birucë: “Burgu është për burra.” Burgu ka qenë për burra në kohën e Zogu dhe Enverit, sot është vetëm për kriminel...

Gazeta Express, Gazeta Blic
Gazeta Sot, Gazeta Tema
54 ton kanabis sativa, Lazarat, 

Keine Kommentare: