20.08.2014

Islamistët radikal rekrutojnë muslimanët e rinj, Deutschlandfunk

Nga papunësia e madhe muslimanët emoshës së re në Kosovë, po bëhen objektiv i islamistëve radikal. Ata përpiqen t' i përfitojnë për vete besimtarët për të shkuar në Siri dhe për të luftuar për shtetin islamik.

Kush ka shkuar në Kosovë pas marshimit të NATOs ka mundur të shohë shtëpi të rrënuara dhe xhami të reja, shpesh të financuara nga Arabia Saudite dhe Emiratet. Me xhamite e reja erdhën edhe misionaret thuhet ne artikull. Se a kanë përgaditur ata terrenin, që të rinjët të shohin ardhmërinë e tyre tek xhihadi, nuk dihet, por fakt është se numri i tyre është në rritje. Javën e kaluar, vazhdon artikulli, u arrestuan 40 veta dhe sipas policisë edhe musliman prominent, si imami i gjilanit, thotë folësi i policisë Baki Kelani.

Kryetarja e Kosovës është e kënaqur me arrestimet dhe thotë se forcat e sigurisë kanë mbësthtetje të plotë, sepse ata paraqesin një rrezik për vendin dhe se Kosova nuk ka qenë kurrë një oazë e ekstremizmit.

Shpend Kursani, studjues i shkencave politike, mendon se arrestimet nuk do të zgjidhin problemin në Kosovë. Problemi sipas tij bëhet çdo ditë më i madh. Disa grupe janë të mëdha dhe të gatshme të përdorin dhunën dhe nëpërmjet religjionit, kërkojnë bashkëmendimtarë. Problemet kanë të bëjnë me zhvillimin e ulët ekonomik, mungesën e perspektivës për të rinjt, arsimimi i dobët etj. Dhe nëse ne nuk zgjidhim gjithë këto probleme, as arrestimet në nuk do ta bëjnë këtë në afat të gjatë kohor, thotë ai.

Në artikull thuhet se nuk dihet numri i saktë i të papunëve, por mendohet se është 45%, kurse tek rinia papunësia është 70 %, edhe këtë, tek populli më i ri nga mosha në Europë. Mosha mesatare është në Kosovë 27. Deri më tani janë vrarë 16 kosovarë në luftën e Irakut sipas të dhënave të policisë. Popullorshmëri arriti Lavdrim Muhaxheri, shqiptar nga Kosova, që postoi një fotografi të vetennë facebook, ku gjoja preu kokën një djaloshi. Rekrutime ka edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Lufta kundër radikalizmit nuk është vetëm problem kosovar. Sipas të dhënave të qendrës studimore internacionale për radikalizmin në Kings College në Londër, tani luftojnë atje 300 kosovarë, shqiptarë dhe e maqedon tek grupet militante vetëm në Siri. Autoritetet në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Shqipëri, kanë frikë se shembulli i tyre mund të ndiqet nga të rinjt e radikalizuar në vendet e tyre.

Përkthimi nuk është simetrik, por shkurtimisht, në mungesë të kohës, sa për informim...
Deutshchlandfunk, nga Franz Bumeder

Keine Kommentare: