27.08.2014

Prirja për indoktrinim

Prirja për indoktrinim
Në cilat situata mund të ndikohet njeriu nga një sekt?

Sipas psikologut nga Frankfurti Werner Gross (nga Shoqata Profesionale e Psikologëve Gjermanë) këta tipa të njerëzve janë të cenueshëm:

1. Kërkuesi: Ai është në kërkim të një jete krejtësisht tjetër: ai dëshiron të krijojë përvoja vetjake, të zgjërojë vetëdijen, të provojë kufijt e së mundshmes dhe sidomos kuptimin e jetës. Atij i intereson lindja e njeriut të njëmendt brenda vetes.
2. I zhgënjyeri: Ai është i pakënaqur me veten e tij, me jetën, stilin e jetës dhe botën në përgjithësi. Ai është në kërkim të një strehe të ngrohtë dhe bashkësie (grupi).
3. Ai që ka humbur orientimin: Jeta për të është shumë komplekse. Ai dëshiron rregulla të qarta që i parashtrohen atij dhe me të cilat ai orientohet. Ai është i prirur t' u nënshtrohet strukturave autoritare. Prej tyre ai pret t' i tregohet rruga dhe t' i jepet shpresë.
4. I trondituri nga kriza: Ai përjeton kriza akute personale (p.sh., humbja e së dashurës, pubertet i vështirë apo kriza e moshës së mesme, aftësia e kufizuar, papunësia). Për të, shtrohet pyetja, çfarë kuptimi ka jeta në të vërtetë në situatën e tanishme?
5. I sëmuri psikik: Ai mrekullohet nga ngrohtësia e përvojës në grup, pasi që është zhgënjyer nga sistemi tradicional ndihmues (duke përfshirë këtu edhe psikologjinë). Ai kapet për kashtën e fundit.
6. Ai me sëmundje të rëndë: Ai tëhiqet pas premtimeve magjike të shërimit nga ndonjë udhëheqës i sektit.
7. Idealisti i ri: Ai kërkon mundësi për t' u angazhuar me vetmohim dhe në mënyrë radikale për zotin, shoqërinë dhe botën.


Si kuptohet se dikush është anëtar i një sekti?
Karakteristikat psikologjike në fillim dhe gjersa është anëtar i sektit

Shpesh pyet njeriu veten se si të kuptohet se një i afërmë është duke rrëshqitur në një sekt. Nëse disa apo shumë nga këto tipare shfaqen, atëherë duhet të alarmoheni:

Ndryshimi i interesimeve
Ndryshimi botën e vlerave
Ndryshimet në stilin e të folurit dhe përdorimit të fjalëve
Ndryshimet në gjestikulacion, mimikë, veshje, në të ushqyer dhe stilin e frizurës
Ndryshimet në aftësi të punës, në aftësi të prodhimit\rezultatit, në aftësinë e koncentrimit
Ndryshimet në sjellje ndaj prindërve, familjes dhe shëndetin
Rrëfime euforike mbi "shokët e rinj"
Koha e madhe që i kushtohet grupit
Leximi i një literature të caktuar, dëgjimi i një muzike të veçantë, rregullimi i dhomës me imazhe përkatëse
Tendencë për të krijuar iluzione tek rrethi
Paaftësia për diskutim kritik
Shumë përgjigje në pyetje, që kanë të bëjnë me grupin, shfaqen si të mësuara përmendsh.

Përkthim  i lirë: Si kuptohet se kemi të bëjmë me një sekt?

Grupi thotë se mund të ofrojë orientim, kuptim dhe siguri. Qysh nga kontakti i parë bëhet fjalë për një pikëpamje krejt të re. Botëkuptimi i grupit është tepër i thjeshtë dhe duket se mund të shpjegojë çdo problem. Grupi ka një maestro, udhëheqës, baba, guru, mesi, profet, që i vetmi posedon të vërtetën e plotë dhe që respektohet si një zot. Prej anëtarëve kërkohet bindje absolute dhe praktikohet një udhëheqje me shumë autoritet.

Të gjithë jashtë grupit kanë dështuar, duke përfshirë kishën, shoqërinë, shtetin, shkolla, shkenca. Bota po ecën drejt katastrofës, kurse grupi din se si mund të shpëtohet.
Bota jashtë grupit vizatohet me ngjyra të zeza: si mbretëri e satanit që urgjentisht duhet çliruar. Nga kjo botë, duke përfshirë edhe miqt e dikurshëm dhe të afërmit, izolohet. Si armiq shihen kishat, psikologët dhe prindërit. Anëtari i thjesht ka një ndjenjë superioriteti dhe një ndjenjë së është i përzgjedhur.
Grupi sheh veten si elitë, si familje e njëmendt, bota tjetër quhet JASHTË. Kritikat dhe refuzimet nga ata jashtë i marrin si fakte, se grupi ka të drejtë. Prej anëtarit kërkohet të mos merret me kritikat dhe kritikuesit. Për anëtarët e stërvitur synimet e grupit janë më të rëndësishme se intereset e tyre, familja, shkolla, profesioni dhe shëndeti. Udhëheqësit profesional të sekteve shpesh shprehen kujdesshëm, jo saktë, dezorientues, konfuz dhe jo ndershëm për brendin e besimit, synimet, pretendimet dhe aktivitetet derisa të peshkohet i riu. Ata megjithatë rrezatojnë bindje dhe siguri me angazhimin e tyre dhe stilin modest të jetës. Nëse njeriu dyshon në sukses, atëherë akuzohet se ka pasur pak besim, se është falur pak apo nuk ka medituar mjaftueshëm.
Shumë sekte kanë financa të mëdha dhe sektore ekonomike dhe posedojnë fabrika etj. Anëtarët e thjeshtë përpiqen të grumbullojnë para, duke shitur në rrugë, duke dhuruar, nga pagesa tjera për kurse apo si punëtorë që paguhen pak duke u angazhuar për sektin. Për shumicën e themeluesve të sekteve, dihet se bëjnë një jetë luksoze.

Si bindin ata? Tek grupi gjen saktësisht atë që ke kërkuar deri më tani dhe nuk e ke gjetur. Ata dinë çuditërisht mirë se çfarë të mungon. Qysh në kontaktin e parë të ofrojnë një horizont të ri. Vështirë është të krijohet bindja vetjake. Ti nuk duhet të mendosh e kontrollosh. Shokët tu të rinj thonë: kjo nuk mund të shpjegohet, kjo mund të përjetohet, eja tek ne...Mësimet e grupit janë të vetmet të drejta: shkenca, të menduarit racional, refuzohen si të pandriçuara dhe satanike. Grupi yt është elita, pjesa tjetër e njerëzimit është e humbur dhe e sëmurë, derisa nuk na bashkangjitet apo nuk lejon ta shpëtojmë. Grupi dallohet nga bota tjetër nga veshja, gjuha, rregullat e ngurta, raportet në mes të njerëzve. Grupi kërkon prej teje të ndërpresish të gjitha mardhëniet me miqt e dikurshëm, sepse ata pengojnë zhvillimin tënd. Është vështirë të jesh vet, gjithmonë dikush nga grupi gjendet pranë teje. Grupi kërkon respektimin strikt të rregullave dhe disciplinë- si rrugë të vetme për shpëtimin...

Kjo që lexuat ishte vështrim i përgjithshëm shkencor për sektet dhe mënyrën si veprojnë ato. Faqja është e Saksonisë, ku tregohet ato tipare dhe mënyra si duhet dalë nga një sekt. Si kuptohet rrezikshmëria, si të veprojnë prindërit në rast rreziku...

Për salafizmin apo vahabizmin mund të lexoni më poshtë në gjuhën gjermane:
Zyra Informative dhe Këshilluese e landit Nord Rajn Vestfalen: studim nga viti 2012,
Instituti për Siguri të Jashtme dhe Politike Dyseldorf, studim nga viti 2005

Shqipërim nga gjermanishtja: LB

Keine Kommentare: