"Shumë
njerëz të vegjël,
në shumë vende të vogla, që bëjnë shumë
gjëra të vogla, mund të ndryshojë fytyrën e kësaj bote."
(Tanzani, Afrika e Jugut, Bocuana
dhe Lezoto)
"Trajtoje
mysafirin dy ditë si mysafir, por në ditën e tretë,
jipi një shat në dorë." - Suaheli
"Çdo
gjë ka frikë nga koha,
por koha ka frikë nga piramidat."
-Egjipt
"Varfëria
është si një luan - nëse nuk e luftoni,
haheni prej saj". - Haja
"Shpata
nuk njeh dallimin në mes të kokës së
farkëtarit dhe kokave tjera." -
Joruba
"Njeriu
është ilaçi më i
mirë i njeriut." -Nigeri
"Shiu
nuk është mik i askujt - ai bie mbi
gjithë ata që i takon
jashtë." - Joruba
"Yjet
e vegjël gjithmonë shkëlqejnë, kur dielli i madh
perëndon." - Senegal
"Ti
nuk din sa e rëndë është ngarkesa, që ti nuk e bart."
Zimbabve
"Një
barkë nuk mund të ecën
para, në qoftë se çdonjëri i përdor
rremat në mënyrën e vet." - Svahili
"Një
kokë e madhe është një barrë e rëndë." - Nigeri
"Një
karrige e madhe nuk bën njeriun mbret."
- Sudan
"Një
burrë me mjekër nuk duhet t' i fryejë zjarrit."
- Igbo
"Një
njeri i keq është më
i mirë se një shtëpi bosh." - Ga (Gana, Togo)
"I
dashuruari nuk e vështron lulen me sytë e deves, por me sy tjerë."
Egjipt
"Një
dru i tharë nuk kundërshton djegjen."
- Kongo
"Ai
preu një pemë
dhe zuri në thua mbi të." - Ga
(Gana, Togo)
"Ka
dyzet lloje të çmendurisë, por vetëm
një lloj të mendjes së shëndoshë."
- Gana
"Është
më mirë të arrihet qëllime me tre kërcime, se
sa me një e të thyhet këmba." - Malinke (Guinea)
"Nuk
është e nevojshme të fikni fenerin e tjetrit,
për t' u dukur feneri jot më
i ndritshëm."
- Svali
"Gabimet
janë si malet, njeriu qëndron në maje, por flet
për gabimet e tjerëve." - Hausa
"Frika
nga rreziku është më i
tmerrshme se rreziku vetë." - Malinke (Guinea)
"Pa
marrë parasysh se sa kohë noton mbi ujë një
cung, ai nuk do të bëhet kurrë
krokodil." - Bambara (Mali)
"Hakuna
Matata". (Mos u brengos,
mos u shqetëso, mos u mërzit.) - thënie që përdoret
shpesh në Keni
"Kurrë
mos godit njeriun në kokë, kur
gishtat tu janë ndërmjet dhëmbëve të tij." - Ga
(Gana, Togo)
"Sa
më e vogël hardhuca, aq më e madhe
është shpresa saj për t' u bërë
krokodili." - Etiopi
"Nëse
një njeri adhuron paqen, ai nuk mund
të bëhet frikacak." - Igbo
"Nëse
nuk merr mjaftueshëm kohë për t'u kujdesur për sëmundjen
tënde, do të kesh
mjaftueshëm kohë për të vdekur."
- Ci (Gana)
"Të
drejtë ka gjithmonë ai, që ka dorëzën e thikës në dorë."
- Burundi
"Nëse
sheh padrejtësi dhe gjëra të liga dhe nuk ngre zërin kundër,
atëherë do të jesh viktimë e tyre."
- Fjalë
e urtë, që përdoret në regjione të ndryshem të Afrikës
"Krokodilit
thuaj se është i shëmtuar, vetëm pasi ta kesh kaluar lumin."
Keni
"Kur
dy elefantët kacafyten, më
së shumti vuan bari nën ta." - Zambi
"E
vërtetë se njeriu ka dy këmbë, por ai mund të ecën
vetëm në një rrugë." - Peul / Fulani