03.08.2014

Shkurt e shqip

Për ta shkatërruar një komb, pikë së pari duhet t' ia rrënosh personalitetet me të cilët krenohet ai. Kur të arrihet kjo, atëherë mund t'i grahë atij populli edhe një çoban.

Sikur të mos ishte SHBA në Kosovë, tashmë do ta kishim rrënuar shtetin e Kosovës.

115.000 nënshkrime me titull: “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, janë grumbulluar në Kosovë. Pas 15 viteve. Në Luginë gratë shqiptare nuk kanë klinikë për lindje dhe duhet të shkojnë në Vranjë. Shqiptarët merren me problemet e botës, por jo me problemet që prekin gratë e tyre.

Serbia nga kriminele, u shndërrua në viktimë me ndihmën e lopëven dhe demave politik shqiptarë.

Shqiptaret duhet te distancohen nga qendrat qe merren me rekrutimin e shqiptareve në Siri dhe nga individ që merren me kultivimin e radikalizmit fetar. Distancim nga shkaku, jo nga pasoja.

Politikanët shqiptarë i vardisen Erdoganit dhe sillen ashtu si do t' i pëlqente atij.

Perandorët ilirë për t' u profiluar duhej të mësonin mirë latinishten, të bëheshin romak të mirë, të ndiheshin  krenar me: CIVIS ROMANUM SUM dhe të harronin se kush ishin. Vezirët shqiptarë për të bërë karrierë duhej ta mësonin turqishten, të thonin TURK ELHAMDYRYLAH dhe të harronin se kush ishin. Shqiptarët në Jugosllavi për të bërë karrierë, duhej ta mësonin mirë serbokroatishten, të ndiheshin  jugosllav krenarë, të këndonin HEJ SLOVENI dhe të harronin se kush ishin.

Që nga perandori i parë ilir, nëpër vezirët shqiptarë, deri tek Rrahman Morina, karriera bëhej në të njejtën mënyrë: duke harruar kush ishin, duke menduar si pushtuesi dhe duke punuar për interesat e tij. Nga klasifikimi morineskë mund të shpëtojnë vetëm ato personalitete që kanë lënë së paku ndonjë fjali se nuk ishin romak, por ilir, se nuk ishin osman, por arnaut, se nuk ishin jugosllav, por shqiptarë...apo që kanë kontribuar për vendin e tyre, ose që nuk kanë dëmtuar athedun...

Fëmijët që edukohen me diskriminimin e motrës, nesër shtypin dhe rrahin gruan...

Turmën pa lider dhe kopenë pa bari, mund t' i degdisë vetëm një ujk...

Skenderbeun e gjallë nuk mundën ta rrëzojnë ushtri e sulltan, e rrezojnë dhe e pështyjnë si permendore shqiptarët.

Gruaja dhe burri nuk kuptohet gjithmonë plotësisht, as nuk njohin njëri tjetrin tërësisht. Kur ta kuptojnë njëri tjetrin tërësisht dhe kur ta njohin njëri tjetrin plotësisht, atëherë humbet kurreshtja
dhe nis vyshkja e dashurisë, kurse lidhja shfaq shenja të lodhjes.

Mos mendoni se jemi çmendur dhe nuk dallojmë në mes mikut dhe armikut. Mos mendoni se jemi shastisur dhe ngritur në këmbë kundër vetes. Jo! Pjesa dërmuese vuan nga kjo gjendje e krijuar, por veprat e disave na shqetësojnë sepse janë në kundërshtim me vlerat tona morale zakonore, me bindjet tona si popull.

Si kuptohet se një shqiptar është në shërbim të Serbisë? Shumë e thjeshtë. Ai është i detyruar të bëjë vepra që i konvenojnë asaj. Nuk është me rëndësi si shpjegon apo interpreton ai veprimtarinë. Me rëndësi është kush përfiton nga vepra e tij.

Mediat shqiptare:televizionet, gazetat online dhe fizike, radiot duhet të mos bëhen altoparlant të ekstremistëve dhe promovojnë botëkuptimin e tyre, sepse në një shoqëri depresive si tonat, gjithmonë ekziston rreziku të ndikojnë në rritjet e numrit të tyre. Në shumë debate banale televizive është përhapur urrejtja. Nëpër shumë gazeta janë debatuar tema, që debatohen në një kafene pijanecësh. Gjendjen që kemi sot, nuk është ajo pse populli e deshi, por pse mediat ia imponuan popullit me temat e tyre eksluzive: provincialiste, fashiste, raciste, shoveniste, luftënxitse, homofobiste, mizogjiniste...Në Perëndim një predikuesi të urrejtjes nuk i lejohet hapsirë publike. Tek ne mezi presin ta publikojnë qëndrimin e tij në kundërshtim të qartë me Kushtetutën.


Ektremizmi në Kosovë është rezultat i politikës së Erdoganit dhe nënshtrimit të Thaçit...


----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: