Ata
që në të gjitha mënyrat u morën në mënyrë shumë intensive
për ta poshtëruar identitetin shqiptar, sot deklarohen si mbrojtës
të tij dhe se pikërisht ata, paskan qenë shumë të brengosur nga
rritja e ekstremizmit islamik, por që shteti i Kosovës, nuk paska
reaguar. Pse ne sot jemi në gjendje të tillë, ku nuk do të
votonim asnjë lider për të përfaqësuar vendin, nuk është vetëm
fakt, që është përsëritur në historinë tonë, por na tregon se
pse krijuam shtetin të fundit në Ballkan, pse shqiptarët aq lehtë
i bashkëngjiteshin pushtuesit osman, pushtuesit nazist dhe
ideologjisë komuniste. Ylberizmi i Thaçit dhe shumë të tjerëve,
që dje ishin marksit leninistë, që dje ishin komunistë jugosllav,
që dje ishin me Rugovën, e që sot janë neo-osman, flet për
tiparet e këtij njeriu dhe dendurinë e tij tek ne: për mënyrën
si janë profilizuar dikur në pushtet dhe si profilizohen sot.
Të
gjithë politikanët shqiptarë në Kosovë kanë vetëm një qëllim:
karrierën e vet, por jo mirëqenien e kombit, jo interesin nacional.
Të gjithë politikanët e Kosovës, që me asnjë fjalë nuk kanë
kundërshtuar flamurin e ri, të gjithë poltikanët e Kosovës, që
nuk kanë kundërshtuar himnin e imponuar, të gjithë politikanët
kosovar që janë pasuruar padrejtësisht, të gjithë politikanët e
Kosovës, që kanë blerë diploma në Kosovë e Shqipëri, nuk e
kanë bërë për dobi nacionale, por vetjake. Kosova sot nuk ka
mundësi të zgjedhë politikanin më të mirë ndër më të mirët,
por më pak të keqin në grumbullin e të këqijve.
Sido
që të jetë, shteti i Kosovës arrestoi nxënësit, jo mësuesit,
arrestoi ushtarët, jo oficerët. Shteti ose respekton ligjin, ose
nuk e respekton atë. Sot shteti i Kosovës nuk respekton shtetin e
vet. Shteti i Kosovës shkel ligjet e veta. Shteti i Kosovës lufton
shtetin e Kosovës. Populli i Kosovës njeh të gjithë vahabistët
apo salafistët e Kosovës. I njohin ata politikanët dhe prokuroria.
Duke shpërfillur provat për racizëm, që mund të gjendet në çdo
çast në internet, duke lejuar që profesorë racistë të jenë
mësimdhënës në fakultet, duke duruar këtë hipokrizi,
politikanët e Kosovës jo vetëm dëmtojnë shtetin e Kosovës, por
ata po marrin pjesë në rrënimin e tij dhe imazhit. Ata po pengojnë
integrimin europian. Po pengojnë pezullimin e vizave. Ata po
pengojnë investime në Kosovë. Po pengojnë përparimin e Kosovës
dhe po pasurohen vet. Politika kosovare në vend se të merret me
mundësimin e krijimit të vendeve të punës, ajo ka mundësuar dhe
frymëzuar luftë psikologjike brenda kombit.
Se
janë politikan zvarranik, pa integritet të vetin, pa dinjitet e
tregojnë vet në fjalimet e tyre, në mënyrën si i ikin
përgjegjësisë dhe si arsyetojnë veprimet e tyre duke thënë: e
bëmë këtë apo atë në marrëveshje me miqtë tanë. Deklarata të
tilla nuk dëgjon kurrë nga Kryeministri malazez, maqedonas apo
serb. Këta të fundit mbrojnë interesa nacionale, tanët mbrojnë
interesa personale.
Nuk
mund të gjendet në Europë një profesor racist, që mund të mbajë
ligjërata në ndonjë fakultet dhe të paguhet nga tatimpaguesi.
Racizmin e ndalon edhe Kodi Penal i Kosovës me nenin 147, që
shkelet çdo ditë në media shqiptare. Nuk mund të gjendet në
Europë një predikues i urrejtjes, që paguhet nga shoqëria dhe që
nxit rininë të vritet kundër një diktatori, por duke pasur
respekt për diktatorin tjetër në Arabinë Saudite, që burgosë
gratë me 6 muaj burg dhe rrahje me shkop, nëse kapen duke ngarë
një makinë.
A
thua kur shfaqen në televizor ose shkruajnë nëpër gazeta të
kundërtën nga ajo që kanë piskatur deri dje, a thua kur lëpijnë
atë që kanë pështyrë dje, i bren ndërgjegjja për këtë
ndryshim të befasishëm në qëndrime, apo shtrihen të qetë në
divan dhe mendojnë: kështu duhet trajtuar ky popull lopë: në
mëngjes mund t' i thuash shkoni në Siri,vrani arab në tokën e
vet, në shtëpinë e vet, se kështu aterroni më shpejt në
parajsë, ku ju presin dhjetëra bukuroshe, e pasdite mund tua
hedhësh fajin se nuk jemi ne që ju dërguam. Ju i keni fajet. Ne
jemi demokrat, respektojmë ligjet.
Për
indoktrinimin e shqiptarëve, për tolerimin e kësaj gjendje fajin
kryesor ka Thaçi, pason Naim Tërnava dhe pas tij disa sharlatan
tjerë ,që sot për shkaqe taktike ndryshojnë qëndrimin, por jo
bindjet se demokracia është degjenerim dhe se duhet rrënuar. Ashtu
si po numërojmë shtet që herë pas here pranojnë shtetin e
Kosovës, ashtu do të numërojmë edhe shqiptarët e vrarë në Siri
nga arabët, që janë dërguar në vdekje nga ata që gjenden në
liri dhe shpallen princër të çështjes kombëtare. Po pse ata kanë
imunitet? Ata kanë imunitet sepse Thaçi ka shndërruar Kosovën në
vilajet të Erdoganit. Dhe, duke e bërë vilajet, mund të
inkuadrohet në perandori, por jo në Bashkësi Europiane.
Gazeta Dita
Gazeta Dita
2 Kommentare:
Koment tek DITA
beni
Shkrim pikant,po pikant i forte. Bravo.Vete i lene,dhe tani i arestoin. TURP
Koment tek DITA
Pëllumb zaimi
Një zbërthim perfekt i psikologjisë dhe i sjelljes së shtetarëvë të Kosovës e cila është identike me atë të shtetarëve të Shqipërisë? Naser Aliu ” i qan ” esse-të e kësaj natyre dhe nuk bën kompromise kur vjen puna për përmendjen e emrave!? Eufemizmat për shtetarët batakçinj dhe për çdo batakçi të administratës shtetërore nuk njihen nga Naser Aliu? Bravo Naser!
Kommentar veröffentlichen