mbushin barkun pa kontroll
me "oreks-koalicion" burrat e botës
e bënë
Kosovën Anadoll
me
grushte Hashimi i gjuhet flisë
Isa
pret dyshime plot
eu, mendon t' i hidhet tatlisë
hyzmeqarët
sytë me lot
qeshen,
tallen popull degdisur
oshëtijnë,
jehojnë pirunat
rreth
sofrës të molisur
llupën
trimat dhe sumunat
u fshi
darka, u fshi lama
në
obor mbeti vetëm sana
përlanë
tatli e bakllava
lepe
peqe, pa parà
ulur
përtokë krejt elita
kuku,
n' kokërr t' shpinës shkarravitur
plot
oreks e plot taktika
kështu
thonë e ka politika:
ti
gatuan unë përlaj
ti
beson unë përçaj
ti
voton unë fitoj
ti
paguan unë lloçkoj
ikën trimat plancat plot
mirupafshim
mot si sot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen