19.10.2014

Go Edi go

Takimi ka qenë i paraparë, por serbet kanë dashur me çdo kusht ta torpedojnë atë, duke fajësuar Edi Ramën për dështimin. Ajo fluturake ka qenë produkt i Shërbimit Sekret serb. Pse mund të thuhet kjo? Kjo mund të konstatohet sepse Ballisti i famshëm, që pretendon autorësinë e këtij akti, e bën veten të pabesueshëm. Pse? Ai fotografohet me Lekën e Vogël dhe në fotografinë e shpërndarë në internet, fytyra e tij është fshirë për t' u bërë i panjohur. Pse? Prej kujt ka frikë Ballisti? Me cilin ligj ndalohet fluturimi i një drone me flamur? Me asnjë! E as sot nuk ka ligje në Serbi, që ndalojnë fluturimin e një drone.

Ballisti nuk ka pasur nevojë ta fshijë fytyrën, sepse fotografija e tij shihet në fb. Do të kisha dashur shumë që Ballisti të ishte autor, por është tepër vështirë të besohet. Një Ballist që ka frikë ta tregojë fotografinë e vet me Lekën e Vogël, nuk besoj se ka guxim të shkojë në Beograd e të fluturojë atje Shqipërinë e Madhe.

Prandaj, kjo ishte vepër e shërbimeve serbe. Qëllimi ishte të pengohej Rama në rrugën e nisur dhe të denigrohej para botës. Kjo ishte arsyeja pse telepiloti i drones qe zgjedhur pikërisht vëllai i Ramës. Vokabulari i përdorur nga politikanët kryesor serb, ishte i qëllimshëm. Ata punonin intesivisht për të dëmtuar raportet duke fajsuar palën shqiptare për dështimin. Nuk është çudi; si Kryeminstri, si Kryetari, si Ministri i Punëve të Jashtem, janë radikalët fashist të djeshëm të konvertuar në demokrat. Ata harruan Europën. Po vinte Putini dhe ishin krekosur si në kohën e Millosheviçit. Duke ditur se po vinte Putini, ata shpresonin se do të bënin presion mbi Perëndimin dhe rrenat e tyre do të pranohen në heshtje. Serbia kishte planifikuar diçka, por nuk pati sukses. Nëse spekulojmë pak më shumë, atëherë mund të supozohet se ka qenë planifikuar anektimi i veriut të Kosovës, por Putini nuk është pajtuar.

Nuk ka qenë e lehtë për Serbinë të pranonin rolin e Edi Ramës në Berlin. E pra, duhej me çdo kusht penguar kjo ecuri, edhe atë, duke akuzuar vëllain e Ramës, respektivisht Ramën. Rrena përfundoi pas dy ditëve dhe meqë nuk pati sukses, atëherë kryeminsitri serb tha se nuk është i sigurt se a do ta ftojë Edi Ramën. Ai ka qenë i bindur se duke krijuar dilema të tilla, poshtërime publike, do të prekë dinjitetine e Ramës, krenarinë shqiptare që ata njohin, dhe ai do ta anulojë vet vizitën. Rama nuk reagoi ashtu siç prisnin qeveritaret serb prej nesh. Rama u tregua burrë shteti dhe mbeti vertikalisht. Natyrisht se takimi nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë më i mirë se barrikadimi. Nga ky takim Rama nuk humb asgjë, përkundrazi. Nga ky takim humb Qeveria serbe, sepse ajo para publikut të vet, do të pranojë vëllain e njeriut që akuzonte për sulm në Serbi.

Ata që njohin politikën serbe të improvizimeve, të inskenimeve, ata dinë shumë mirë se as fluturakja, as Putini, as caktimi i takimit me Ramën, nuk kanë qenë ashtu thjeshtë data të zgjedhura, por të paramenduara.

Edi Rama nuk duhet ta anulojë takimin, le ta anulojnë serbët. Edi Rama tregohet burrë, kur shkon aty ku po hapareshen kundër nesh. Le të përkulen para flamurit shqiptar që e dogjën. Kjo mirëpo mund të shqetësonte shoqërinë radikale serbe. Nuk mund të besohet se ata do të pranojnë takimin. Ata kanë sharë aq shumë, sa takimi vështirë të përligjet para asaj turme agresive serbe.

Mund të gjenden mijëra arsye që kundërshtojnë shkuarjen: si krenaria, ndjeshmëria, hakmarrja, sedra e shumë tjera, por ka vetëm një që urdhëron shkuarjen: dëshira për paqe. Dëshira për të ecur para. Politika nuk funksionon me rregullat e kanunit. Sikur të bazoheshim në kanun, vizita nuk duhej bërë. Edi Rama duhet të pezullojë vizitën, vetëm nëse kjo rekomandohet nga Merkel. Ndryshe, jo.

Serbët sot nuk do ta kuptojnë hapin e Ramës, por një ditë do ta repspektojnë ashtu siç respektojmë ne Tucoviqin. Ne duhet të luajmë ashtu siç na konvenon neve, jo ashtu si u konvenon serbëve. Nëse nuk shkohet, bihet në kurthën e tyre. Publiku serb është helmuar këtyre ditëve aq shumë, sa ata nuk do të kuptonin pse kryeministri i tyre fton Ramën. Ekspertët e terrorizmit në Serbi, flasin për luftën speciale të shqiptarëve kundër Serbisë dhe promovimi planetar të Shqipërisë së Madhe. Ata flasin për luftën speciale shqiptare dhe e besojnë. Ata besojnë luftë speciale me një flamur dhe 11 lojtarë. Ata besojnë se me një fluturake dhe një flamur, i është shpallur lufë. E ajo ishet një lodër, ishte një vizatim i varur. Ishte një lodër dhe me një lodër, mund të ofendohet vetëm një budalla, për ta thënë në mënyrë më të butë, për ta evituar fjalën paranojë.

PS. Këtyre ditëve kam lexuar aq shumë gazeta serbe dhe komente të lexuesve, si kurrë në jetë. Mbeta i habitur dhe trishtuar. Nga njëqind komente, dy apo tre mund të gjendeshin të nivelit dhe karakterit europian. Aty pash se edhe pse kemi politikan hajna, nuk jemi në derxhen e tyre. Për herë të parë u ndjeva krenar edhe me hajdutët në politikën tonë. Nuk janë idiotë. Dinë edhe të vjedhin, edhe të gënjejnë, por nuk janë as racist, as fashist.

Pjesa dërmuese e komenteve dhe artikujve në gazetat serbe, ishin si ato në kohën e Hitlerit kundër hebrenjve. Shoqëria serbe kishte ngelur në kohën e Millosheviçit. Ata edhe dje u rrahën në mes vete në stadium duke bërtitur “Kosova është Serbi.” U ka ngelur ora pas, ata gjenden në vitet e 90...  

Keine Kommentare: