05.12.2014

Pikosekondëkamera dhe tre zbulime tjera


PIKOSEKONDËKAMERA
Shkencëtarët amerikan zbuluan një PIKOSEKONDËKAMERË, e cila mund të bëjë 100 miliard fotografi për një sekondë. Akoma nuk dinë ku do ta përdorin këtë, por tani shpresohet se qelizat do të studjohen më mirë, sepse ato lëvizin shpejt dhe deri tani nuk mund të përcilleshin mirë, por kjo Pikosekondëkamerë, mund të instalohet edhe në teleskopin Huble dhe kështu të vështrohet kolapsi i gravitacionit të një super nova. Filmin që bën kamera derisa një plumb shpon një mollë, për ta shikuar të tërin, nevojiten 12 ditë, ose shikohet çdo e dhjeta fotografi...

BUSOLLA TEK TEK LAKURIQËT E NATËS
Bilogët izraelit zbuluan se lakuriqi i natës posedon një busull neuronale, që tregon orientimin tredimensional dhe kështu gjatë fluturimit ata rrotullohen në shpinë për të aterruar në tavan. Miu paska në arealin që quhet presubiculum, treguesin e drejtimit dydimensional. Biologu Arseny Finkelstein beson se edhe njeriu posedon një busull të tillë e cila e ndihmon të orientohet në qytete të mëdha...

MIKROBET DHE NDIKIMI I TYRE NË TRU
Njeriu ka në bark diku një kilogram e gjysmë mikrobe, kjo nuk është e re, por dihej. Roman Stilling konstaton se bakteret kanë një lidhje biokimike me trurin dhe ndikojnë në të menduarit tonë duke ushtruar ndikim në arealin, që është përgjegjës për sjelljen sociale. Roman Stilling punon në Alimentary Probiotic Centre të Universitetit Cork dhe shprerson se me këtë zbulim mund të shërohet autizmi, sepse pacientët e tillë, shumë herë kanë probleme me zorrët...

"PEE SHOW I DARWINIT"
Organet gjenitale janë për evolucionin e gjallesave shumë të rëndësishme, sepse garantojnë mbijetesën e llojeve. Biologu holandez Menno Schlithuizen ka shkruar një libër për këtë, që mban titullin " PEEP SHOW i DARWINIT" dhe tani është përkthyer në gjermanisht. Sipas tij organet gjenitale i bëjnë të veçantë gjallesat. Mushkonja për shembull ka një penis që dridhet si vibrator, kurse një krimb përdor penisin si armë gjatë përleshjes. Kërmijtë posedojnë dy gjini dhe ndryshojnë rolin mashkullor apo femëror sipas kënaqësisë...
"Por natyra nuk nuk bën shaka thotë Menno Schlithuizen, kështu që pjesë të veçanta të penisit duhet të shërbejë për një qëllim shumë dobishëm. Dhe duket, ta themi torç, femërores në çdo mënyrë t' i ofrohet një kënaqësi e këndshme. Arsyeja: Pa pëlqimin e femrës nuk mund të bëhet gjithmonë seks. Sikur seksi të ishte një obligim i mërzitshëm, njeriu dhe të gjitha llojet e kafshëve, tashmë do t' ishin zhdukur... "

Për çdo studim imtësisht me më shumë se një faqe tek Deutschlandfunk



Keine Kommentare: