03.12.2014

Para se të shajmë Ibrahim Rugovën, gazeta DITA


Disa sentenca pas leximit të disa artikujve ku Rugova trajtohet herë si profet, herë si tradhtar:

Rugova nuk e solli lirinë vet, por vet e hapi dhe ndërtoi rrugën.
Rugova nuk e shtyri gurin në majë si Sizif i vetmuar, por parashkroi cakun...
Pa filozofinë e Rugovës dhe pa sakrificat e UÇK-së, sot nuk do ta kishim Republikën e Kosovës...

Njerëz të mirë:

Një njeri që lufton vdekjen, që kundërshton luftën, nuk mund të akuzohet kurrë për tradhti.
Një njeri që shpalli Kosovën shtet, një njeri që ishte Kryetar i parë i atij shteti, një njeri që populli masovikisht e votoi, një njeri që kërkoi protektorat, që sot e kemi, një njeri që kërkoi shtetin e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, që sot e kemi, një personalitet i tillë, nuk mund të quhet tradhtar, sepse nocioni tradhti ka përkufizim tjetër, e jo dashuri ndaj jetës dhe atdheut. Nëse Rugova konsiderohet tradhtar, atëherë le t'i ndërtohet një përmendore Rrahman Morinës.

Një njeri që me fanatizëm angazhohet për paqen, nuk është frikacak, por është trim, sepse vdekjen e lufton me jetë, të zezën me të bardhë dhe të ligën me të bukurën. Në shoqëritë postheroike perëndimore, Rugova konsiderohet trim, në shoqërinë fisnore, që ushqehet me trimëri dhe këngë kreshnike, mençuria konsiderohet frikë dhe tradhti.

Të gjithë dimë se lirinë nuk na e solli Rugova. Të gjithë dimë se lirinë dhe shtetin nuk na e solli UÇK, megjithatë, të gjithë duhet ta kuptojmë dhe vlerësojmë kontributin e çdo njeriu drejtë:
Të përkulemi para atij që Kosovën shndërroi në zonë interesi perëndimor dhe të përkulemi para atyre që me kryengritje shpejtuan procesin e çlirimit...Kosova nuk është pronë e asnjë individi apo grupi, por e kombit.

Me Rugovën dhe UÇK-në kemi fituar si komb. Ne si tërësi fituam sepse ata ishin ashtu si ishin. Etiketimet tjera janë mendime, por jo fakte. Etiketime dhe sharjet që i bëhen, janë mllef, janë pezëm, janë duf smirak, janë qëndrime subjektive, të cilave nuk u njihet relacioni në mes tyre dhe Rugovës, e as motivi i urrejtjes pas çjetimit. Pse? Sepse ata urrejnë më shumë Rugovën se sa Millosheviqin. Çfarë dëmi u paska bërë Rugova me luftën paqësore? Pse urrehet Rugova aq shumë? Si mund të urrehet njeriu që shpërfillte urrejtjen dhe adhuronte jetën e çdo njeriu?

Rugova kishte fituar përkrahjen nga Perëndimi sepse luftonte në mënyrë paqësore. Të gjitha shtetet, që u renditën më vonë në anën tonë, ishin më parë miq të Serbisë.

Nëse jemi objektiv, atëherë mund ta themi edhe këtë hapur: gabimet që bëri Rugova pak para luftës, i bëri edhe UÇK pas luftës. Gabime bëjnë të gjallët, por gabime kardinale bëjnë ata që konsiderojnë veten të pagabueshëm dhe kërkojnë tek tjetri përsosmëri, jo tek vetja. Perëndimi intervenoi sepse Rugova ishte pacifist radikal, më pacifist se sa ata mund ta merrnin me mend. Ai nuk guxonte të zhgënjejë Perëndimin, sepse Kosova do të kishte humbur përkrahjen. U shfaq UÇK dhe bëri mirë.

Rugova ishte vetëm një njeri, por me filozofinë e tij, ndihmoi lindjen e shtetit. Në ndërtimin e shtetit nga pjesëtarët e UÇK-së ka gabime, por po vazhdojnë në përfundimin e atij shteti që nisi Rugova, kur të tjerët parapëlqenin të rrin anash dhe kritikojnë. Natyrish kjo punë ishte më pak e rrezikshme. Edhe pse me këtë shtet që po ndërtojnë, pak njerëz ndjehen të lumtur dhe po braktiset Kosova masovikisht, si në kohën e aparteheidit serb.

Ata që po quajnë Rugovën tradhtar, le të tregojnë kush lidhi miqësinë me Francën, dikur mike e madhe serbe, me Anglinë, dikur mike e madhe serbe, me Italinë, dikur mike e madhe serbe dhe kryesisht me SHBA-të? Sa për diferencim dhe krahasim: kur vdiq Enver Hoxha, la Shqipërinë pas vete pa asnjë shtet mik. Kur vdiq Rugova, la Perëndimin në Kosovë dhe Bonndsteelin, por edhe pavarësinë e garantuar. Sot shteti i Kosovës është aq i sigurt, sa edhe SHBA.

Kush krijoi këtë miqësi me Gjermaninë, Francën, Italinë, Vatikanin dhe SHBA-të? E lidhin këtë miqësi Hashimi Thaçi, Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi apo Rexhep Qosja?

Politikanët botëror nuk njihnin krejt popullin shqiptar, por në skenë kishim Nënë Terezën shqiptare, Kadaren dhe Rugovën. Këto tri personalitete kanë ndikuar në ndryshimin e bindjeve pro serbe. Me këto personalitete jemi mburrur gjatë çdo demonstrate në Perëndim. Popullin e Tibetit nuk e njeh Perëndimi, por nëpërmjet Dalai Lamadhe për shkak të tij, tregon një emapti të madhe për fatin e tibetianëve. Edhe Dalai Lama është kundër luftës. Kundër vrasjes së njeriut. Meqenëse nuk ishte tradhti të ishte kundër luftës Gandi, Mandela dhe Dalai Lama, pse qenka tradhti të jetë Rugova? Neve na neovjiteshin këto dy faktor dhe për fat i patëm.

Njeriu duhet të jetë objektiv edhe kur flet për armikun, aq më tepër, kur flet për një kundërshtar politik. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kuptojmë se Rugova ishte një vigan. Rugova ishte i veçantë, Njeri megjithatë, dhe, meriton respekt, përkulje dhe falënderime. AI nuk ishte mbinjeriu i Niçes, nuk ishte profet dhe nuk ishte i lumtur siç rekomandonte ta imagjinojmë Sizifin Albert Camus ,por ishte fati i Kosovës.

Rugova mirëpo nuk la pas vete një pasardhës të denjë. Nuk është faji i tij. As Gandi nuk la pas vete një pasues të madh. As Mandela. Popujt nuk kanë mundësi në periudha aq të ngushta kohore të ofrojnë personalitete aq të mëdha, sepse ata i krijon edhe situata, sepse ata janë mbi kohën, mbi ngjarjet dhe prodhojnë histori, që nuk mund të përsëritet as me shekuj. Ndoshta kurrë. Personalitetet e mëdha janë të veçanta. Asnjëri nuk i ngjason tjetrit. Ata shndërrohen në njerëz të jashtëzakonshmëm sepse nuk i ngjajnë askujt pos vetes. Ata Njerëz janë të papërsëritshëm, sepse ata nuk mund të kopjohen, ata janë origjinali dhe vetvetja. Kështu ishte Skenderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari e shumë të tjerë gjatë historisë...

Rugova nuk ishte vetëm ish kryetari i LDK, por ishte Kryetari i parë i Republikës së Kosovës. Ashtu si Tito, të cilit Fahri Xharra i zbuloi fisin shqiptar, nuk është ish-farakatari, por ish-Kryetar i Jugosllavisë, prandaas për Rugovën, nuk mund të thuhet ish-Kryetari i LDK-së, por ish-Kryetari i Republikës së Kosovës.

Rugova nuk vdiq, por çjetoi. Iku nga jeta, por jo nga vepra. Vështirë të gjendet intelektual në Perëndim që akuzon apo shan Rugovën. Për të flitet me respekt. Edhe shqiptarët jashtë vështroheshin ndryshe në kohën e tij. Ai ndihmoi të jetojmë aty ku jemi sot. Edhe me sakrificën e UÇK-së, pa asnjë dyshim. Fati jonë i madh ishte që u shfaqën dy lëvizjen në kohën e duhur, prandaj të heqim kapelën me respekt për arritjet shqiptare. Këtë herë u treguam si komb më të mençur dhe më të sukseshëm se armiku, prandaj të festojmë sukseset dhe ndërtojmë dhe sendërtojmë shtetin ligjor. Punë tjetër tani nuk kemi. I mbaruan për ne Rugova dhe UÇK.

GAZETA DITA

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.



Keine Kommentare: