Kush
vuan nga tërbimi i alfa kafshës?
Cili
shef?
Cili
drejtor?
Cili
udhëheqës partie?
Cili
prind?
Nëse
njihni një njeri që përpiqet të ju nënshtrojnë sepse kanë një
pozitë më të lartë se ju, atëherë ai vuan nga tërbimi i
alfa kafshës...
Në
gjermanisht quhet „Alphatier.“ Fjalori i gjuhës gjermane
ngërthen dy shpjegime për këtë term. Në shpjegimin e parë
thuhet: përdoret në etologji për kafshët, që jetojnë në një
shkallëzim hierarkik; kafsha e rangut më të lartë tek një grup.
Dhe, shpjegimi i dytë: person me aftësi profiluese, që arrin të
dominojë njerëz.” Pra kafsha që i prinë një kolone apo
zogorie, kur të tjerat i shkojnë pas, në etologji quhet “Alfa
Kafsha.” Duke u bazuar në alfabetin grek, kafshët që gjenden
menjëherë pas Alfës, dijetarët kanë emërtuar si “Beta
Kafshë”, kurse ato në bisht të lukunisë, “Omega
Kafshë.”
Autori
Klaus Schuster në librin e tij me 128 faqe numëron sëmundjet e
shefave dhe libri mban titullin: “Sëmundjet e menaxherëve.”
Aty shqyrton sëmundjet e shefave, që administrojnë ndërmarrje,
por gjatë leximit të simptomave, shfaqen surrate që njohim edhe të
udhëheqësve të partive tona. Autori nuk shkruan vetëm për
sëmundjet nga të cilat janë goditur menaxherët, por në libër
rekomandohet edhe auto terapia efektive.
Libri
hapet me sëmundjen që quhet tërbimi i alfa kafshës. Ai
merr një shembull ku një sekretare ka bërë gabime gjatë
shkrimit. Aty nis qortimi dhe poshtërimi i saj.
“Nuk
e kam vënë re”, thotë ajo, “më vjen keq.”
“Ah,
lëreni ju lutem, ju nuk e keni lexuar deri në fund.”
“Natyrisht
se po! E kam bërë, por nuk e kam vënë re.”
“Unë
nuk kuptoj”, thotë shefi, ”çdo praktikant do ta kishte parë
gabimin“ dhe vazhdon derisa sekretarja gati plasë në vaj. Më
vonë ajo flet me koleget e vet dhe thotë: “Ky nuk është njeri.
Unë pranova gabimin dhe ai më poshtëron akoma. Ai është i
sëmurë. Natyrisht se është i sëmurë, thotë Klaus Schuster,
por cila është sëmundja e tij?
Ky
shef, vazhdon ai, është “alfa kafshë”, edhe pse
alfa-fauna dhe menaxhimi nuk shkojnë së bashku. Sepse alfa
kafshët nuk dëshirojnë të menaxhojnë, por të fitojnë.
Akoma më qartë. Kur ata fitojnë, pavetëdijshëm ndiejnë
kënaqësi, pasqyra e adrenalinës u rritet, kalojnë një gjendje
dalldie dhe nuk synojnë asgjë tjetër pos të fitojnë, edhe edhe
atë, edhe në të ardhmen. Tek kafshët një duel vendos se kush
do të dalë në krye
dhe bëhet alfa kafsha. Tek njeriu, pozita. Alfa Kafsha
përzemërsinë, mirësinë dhe njerëzinë, nuk i përjeton si
virtyte fisnike, por si dobësi.
Autori terapinë nga jashtë e konsideron të pamundshme dhe prandaj
rekomandon auto-terapinë. Aq sa më shumë që ai përbuzë që
qorton të tjerët, në sytë e diagnostikuesit shfaqet lakuriq dhe
pranon fajin:
”Unë kam nevojë për këtë! Unë ndihem i madh
vetëm atëherë, kur degradoj të tjerët!“
Shembulli i dytë flet
për një menaxher i cili dëgjon me vëmendje një klient të vetin,
që po fliste. Ai gati po humbte durimin, por më në fund, thotë
menaxheri, klienti kuptoi budallallëkun e tij kolosal dhe tha: “Kjo
nuk ishte asgjë apo jo?!
“Dhe
po e vëreni pas dhjetë minutave”, kishte dashur ta pyes, por
menaxheri i bën pyetje vetes: „Kam nevojë vërtetë për këtë?”
dhe shton: “ Ah, harrojeni! A më lejoni të ju tregoj me një
koncept si dilet nga kjo udhë pa rrugëdalje ?“ Vetëzotërimi
është mënyra më e mirë për ta luftuar tërbimin
e alfa
kafshës thotë
autori.
Njerëz
të sëmurë nga tërbimi i alfa kafshës ka nëpër shumë vende
udhëheqëse, edhe pse autori tek ky rast i qaset vetëm drejtuesve
të ndërmarrjeve. Ata që rrahin, ata që poshtërojnë dhe përpiqen
me të gjitha forcat të dominojnë, vuajnë nga kjo sëmundje. Ata
që godasin tryezën me grusht, me forcë dëshirojnë të imponohen,
por jo me dije.
Ata që çirren dhe kërkojnë respektimin e rendit,
të rregullit, pra të alfa kafshës, beta dhe omega kafshës. Alfa
kafshët gjenden në shtëpi, në shkollë dhe kudo në shoqëri. Ata
nuk pranojnë ndjesë, nuk pranojnë shpjegime, ato vazhdojnë me
terrorizim derisa të përjetojnë kënaqësinë e vet. Domethënë
derisa ta kenë shpërbërë dhe nënshtruar personin sa të mos i
dëgjohet zëri.
Për t' ikur trajtimit të tillë, mund të
rekomandohet edhe heshtja, që autori nuk e përmend, por mund të
jetë efektive, sepse duke ditur se alfa kafsha nuk pranon
ndjesën, me shpjegime vetëm mund të tensionohet gjendja dhe në
një çast tjetër të qetë, t' i bëhet alfa kafshës me dije se
keqtrajtimin psikologjik, nuk mund të durohet. Dhe se kënaqësinë
e vet, duhet ta kërkojë diku tjetër.
Në
libër ka numëruar Klaus
Schuster mbi 60 sëmundje
të shefave me patologjitë e tyre dhe auto-terapinë shkruar me një
dozë humori. Autori vazhdon me shefin që e quan mëmirëdituritisti,
egoja e fryrë, marria e byrokratit, sindroma e
buldozherit, sindroma e darlingut, mania e
Qesarit, sindroma e Kësulkuqes, apo sindroma e Myke Jaggerit.
Ai
di se çfarë i torturon menaxherët: ata janë të sëmurë, jepet
si shpjegim për librin. Ai
radhit sëmundjet e menaxherëve dhe duhet ta njohë mirë
këtë fushë sepse vetë ka ushtruar detyrë të tillë dhe sot
stërvit meanxherët e të gjitha degëve.
Klaus
Schuster ishte udhëheqës kryesor i një Grupi të Bankave dhe në
fund ka punuar edhe për Bankën Popullore të Serbisë dhe
Sllovenisë. Tani punon si trajner dhe stërvit menaxherë. Tek
shtëpia botuese “Redline Verlag” ka publikuar edhe dy libra
tjerë: Kur
menaxherë bëjnë gomarllëqe
dhe
11
mëkatet e menaxherëve.
Gazeta DITA
Libra nga LB
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **,Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen