Çfarë
kënaqësie ndjen VetëVeza, kur gjuan me vezë, çfarë kur gjuan me
gurë? Si është e mundur që atë besueshmëri aq të madhe Albin
Kurti, atë përkushtim aq të madh, ta reduktojë dhe transformojë
në brutalitet, në gurë e guralec, duke reaguar në frustrim edhe
atë, duke ditur se as me vezë, as me gurë, nuk rrëzohet qeveria,
as nuk luftohet korrupsioni, as mafia dhe anomalitë tjera në
shoqëri? Si është e mundur edhe pas aq shumë dëmeve të
shkaktuar, nuk kuptoi se pos poterës dhe tundjes së kokës, nuk po
arrijnë asnjë rezultat? Pasi t'i hedhin ata gurë apo vezë, a thua
tubohen dhe mburren me veprën, se ky goditi kaq veta, tjetri nuk
ishte VetëVezor sa duhet, e nuk qëlloi njeri dhe duhet qortuar? A
thua në tubime partiake mburren me dëmtimin e makinave, rrënim e
rrethojave, thyerjen e xhamave, gjuajtjen me gurë dhe gjuajtjen me
vezë? A thua në një tubim partiak vendoset se sa gurë e sa vezë
do të merren me vete? Kush të qëllojë i pari, kush i dyti? Është
e mundur se këto shpërthime të pa shpresa, konsiderojnë vepra
politike? Është e mundur se truri partiak përtac, nuk ka aftësi
për të gjetur rrugë të reja, meqenëse të vjetrat, nuk po
sjellin as vota, as rrahje të supeve, por barsoletave?
Thyerjet
dhe dëmtimi i pronës së huaj, dikur konsiderohej vepër rrugaçësh.
Sot quhen ideologji politike. Se Qeveritarët janë të gjithë të
pamoralshëm, të korruptuar, dihet, se VetëVezorët shërbehen me
metoda të rrugaçëve, edhe kjo shihet. Dy grupet përfitojnë nga
sjelljet e njëri tjetrit. Kosova ka mjaft rrugaçë që do të
votonin VetVezorët dhe mjaft injorantë, që do të votojnë hajnat.
Mirëpo VV me ideologjinë pa ideologji, vetëm sa po dëshmon se kjo
Qeveri e keqe, nuk ka alternativë në Kosovë. Opozita e Kosovës
nuk është asgjë tjetër pos një karikaturë e Qeverisë. Kosova
ka nevojë për një parti të pakonsumuar dhe për brezin e ri.
Shikova
disa video nga protestat e kaluara të VV-së
në Kosovë. Aty shihej se kjo nuk është parti e as lëvizje, por
një grumbull i indoktrinuar politik,
dogmatik. që përleshej me policinë
shqiptare, së cilës i shkruante në shpinë: POLICE. Përplasjet
nuk ishin si ato të vitit 81 e më vonë. Atëherë nuk kishim guxim
të acarohemi aq shumë ndaj
policëve serb, VV e bënte këtë dhe, ajo
që nuk kuptohej,
policët bënin edhe debate me ta. Kush i ka autorizuar ruajtësit
e rendit të polemizojnë në
rrugë, nuk dihet,
por e bënin. VV si
në organizim të brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, i
ngjante
një sekti fetar, ose sekti heretik, që udhëhiqet nga një Guru, i
cili dominon besimtarët e vet në psikikë, deri në depersonalizimi
dhe posedim të unit, dmth.
të integritetit të tyre,
të sedrës së tyr:
Anëtarët e saj silleshin, tundeshin e rrotulloheshin si robotë, që
dirigjohen me një telekomandë. Ata
ngriheshin, kërkonin me
vështrim të kapnin telekomandën, Gurun, që gjendej në mesin e
tyre flokëhapareshur
dhe
qepallepërveshur dhe kur ai u tërhiqej
drejt trotuarit,
zhvendoseshin ose
zvarriteshin edhe ata
gradualisht pas tij.
Ishte rrëqethëse të vështroje atë masë pa dinjitet të vetin,
që po përpiqej të mrekullonte
Gurun, duke marrë lëndime,
ose duke rrënuar sa më
shumë, si dëshmi
vetëflijimi,
bindshmërie
infantile dhe
nënshtrimit tërësor.
Nëse
opozita ka mbështetës dhe ideale
të vërteta dhe nëse vërtet adhuron Kosovën dhe i dhimbet,
atëherë le të grumbullojë para qeverisë 10.000 veta, jo më
shumë, dhe le të bëjnë grevë urie. Ky do të jetë lajm botëror.
Me gurë, rrënime, vepra rrugaçësh, ndikohet në përforcimin e
pozitës së Qeverisë. Një masë kompakte me një qëllim dhe me
një ideal, mund të bëjë qindra herë më shumë me një
grevë
urie, se sa me piskama, sharje dhe
vezë.
Kosova
për të ndërtuar vërtetë shtet ligjor, duhet të ketë në krye
një Kryeministre: gratë nuk vjedhin sa burrat, as nuk gënjejnë sa
burrat, as nuk shajnë sa e si burrat, as nuk mashtrojnë si burrat,
as nuk piskasin se janë atdhetare (edhe pse punojnë çdo ditë për
atdheun), as nuk shkojnë nëpër shtëpi publike, as nuk i rrahin
burrat e vet, as
nuk i vrasin burrat e vet, as
nuk ia shajnë nënën dikujt, as nuk tradhtojnë (nuk njohim në
histori gra tradhtare, sa kemi burra) as nuk kërcënohen, as nuk
shtypin, as nuk diskriminojnë, sepse e kanë përjetuar apo e
përjetojnë vet dhe çmojnë lirinë dhe demokracinë. Duke pasur
gra të tilla, do të kemi edhe ardhmëri të mirë, por vetëm pasi
të jenë mënjanuar nga pozita ata që rrënuan imazhin e shtetit.
Ajo që din të ruajë nderin
e shtëpisë, din të ruajë edhe nderin e shtetit.
Në
një dasmë mori pjesë edhe Garda e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur
kurrë në botë. Mund të ndodhë vetëm në një shtet privat.
Njeriu habitet me guximin dhe degradimin e shtetit. Herën tjetër
nuk duhet të çuditemi nëse krejt Qeveria merr pjesë gjatë një
festivali lucërie, dmth. kur në mënyrë festive dhe kolektive,
bëhen synet vogëlushët. Nuk është mirë të shpërfillet as FSK.
Ajo gati-ushtri, mund të angazhohet për shembull, kur djali i një
personaliteti kosovar, hyn dhëndër dhe aty ushtria duhet ta ketë
si obligim përcjelljen me duartrokitje, brohoritje dhe motivimin për
veprën heroike që do të pasojë.
Nga
koleg sirian tha këtë: “Kuptoj
mosmarrëveshjet tona që kemi atje, kuptoj mosdurimin që kemi në
mes sunitëve dhe shiitëve, kuptoj se po përzihen fuqi rajonale dhe
botërore, por nuk mund ta pranoj si normale ardhjen e njerëzve nga
jashtë dhe vrasjen tonë me arsyetimin se ne qenkemi myslimanë të
keq dhe ardhacakët të mirë!“
"Mbreti
i thotë priftit: "Kujdesu ti që njerëzit të mbeten
injorantë, unë do të kujdesem që ata të mbeten të varfër."
Anonime. Arsyeja? Kleri ishte i bindur se të varfrit shkojnë në
parajsë, jo të pasurit. Në këtë mënyrë ata ndihmonin njëri
tjetrin. Në atë mendim shihet pse religjionet që nga fillimi
kundërshtonin arsimimin: të padijshmit hyjnizojnë si mbretin,
ashtu edhe klerin. Në fillim kundërshtuan së bashku çdo shkollë.
Kur humbën ndikimin mbreti dhe kleri, atëherë u pajtuan të
lejojnë vetëm djemtë, por jo vajzat. Me kohë djemtë e shkolluar,
u emancipuan dhe nuk dëshironin bija dhe gra injorante. Në shumë
vende të botës e drejta e shkollimit nuk është aq e natyrshme. Aq
sa më shumë të zhduket injoranca, aq më pak mund të mashtrojnë
pushtetarë dhe kleri.
I
padrejtë, i pamoralshëm, i pasinqertë dhe i pushtuar nga
mizantropia, është ai njeri, që lufton për barazi, për mendimin
e lirë, për të drejta dhe liritë e njeriut jashtë, por pikërisht
ato të drejta, i anulon grave në shtëpi. Anulimi i të drejtave
kushtetuese në shtëpi, krijon një shoqëri me surrogat kulturor
dhe njerëzor; një shoqëri krunde dhe një shoqëri të
pamoralshme. Aty pjesëtarët e shoqërisë konsiderojnë hipokrizinë
stil fisnik të jetës. Njerëz të tillë jashtë shfaqen e sillen
si të qytetëruar, brenda shtëpisë zbatojnë paleo-edukatën e
tyre, që e kanë trashëguar. Ata edhe mburren me zbatimin e ideve
të trashëguara, duke jetuar jetën e huaj, jetën e atyre që kanë
vdekur dhe duke shpërfillur të arriturat e kohës së vet. Një
shoqëri nuk do të jetojë kurrë në rendin demokratik, nëse ai
rend, nuk përjetohet brenda mureve të shtëpisë.
Kemi
dy mani nacionale në mendësinë tonë fisnore:
-
Shpalljen e heronjve pa baza heroike
- Shpalljen e tradhtarëve pa
prova
Këto
dy fakte prodhojnë një shoqëri në konflikt të përhershëm, që
në vend se të ndërtojë të tashmen, merret me zbukurimin e së
kaluarës, ose me rrënimin e saj.
-
Pse nuk vjen me mua, pyeti.
- Sepse nuk dua të shkoj në një
parajsë, ku dëshiron të shkosh ti.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen