Anija
në fundosje e sipër. I trishtuar i drejtohet oficeri i parë
kapitenit: Pasagjerët po refuzojnë t'i veshin xhaketat e notimit
dhe të kërcejnë nga bordi.
Kapiteni
merr çështjen përsipër dhe pas pak, raporton se të gjithë
kishin kërcyer në det:
Anglezit
i paska thënë, do t'ishte josportive, nëse nuk kërcehet,
italianit,
kërcimi në det është i ndaluar,
skocezit,
xhaketat e notimit janë falas,
amerikanit,
jeni të siguruar nga një shoqatë e sigurimit
rusit,
është trishtuese, por romantike
francezit,
anglezët nuk pajtohen me kërcimin tuaj,
gjermanit,
është urdhër…
këtu
përfundon kjo anekdotë që ka numëruar disa kombe europiane, por
sikur të kishin qenë aty ballkanasit, atëherë do të dukej
ndryshe dhe kapiteni do t'i kishte thënë:
shqiptarit,
ti ke frikë të kërcesh,
serbit,
shqiptari ka frikë të kërcejë,
kroatit,
serbet kundërshtojnë kërcimin tënd,
malazezit,
pastaj mund të flesh deri në drekë,
maqedonasit,
poshtë gjendet një bust i Lekës së Madh,
grekut,
maqedonasit sllav po nxjerrin një bust të Lekës së Madh,
romit,
po kërkojnë muzikë ballkanasit gjatë përpjekjes për të mbetur
gjallë: Kërcen dhe romi dhe aty sheh se
ballkanasit duke u mbytur njëri pas tjetrit, akuzojnë Europën pse
nuk dinë të notojnë, ose, sepse të tjerëve kapiteni u paska
dhënë xhaketa të reja, kurse ballkanasve, të vjetra dhe me shumë
vrima...
nga gjermanishtja lb
nga gjermanishtja lb
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen