Të
tërheqësh zvarrë një grua, nuk është vështirë. Këtë dinë
shumica e burrave. Ata që e bëjnë rregullisht, ose ata që kanë
parë vepra të tilla, ose ata që kanë dëgjuar ndodhi të tilla.
Të tërhiqet zvarrë një grua, pse nuk gjykon siç pëlqen Mustafa,
mund të kuptohej në Koren e Veriut. Të
tërhiqet zvarrë një grua dhe të mos kundërshtojë apo të mos
shprehë mospajtimin me asnjë fjalë drejtori politik i UÇK-ës,
sot kryetar shteti, mund të ndodhë vetëm në një shtet malok: në
një shtet ku gruaja nuk ka dinjitet, që mund ta ketë burri.
Të
tërhiqet zvarrë një intelektuale, një avokate shqiptare në
Gjermani dhe të shpërfillen të gjitha normat sociale dhe juridike,
mund të ndodhë vetëm në një shtet rural, në një shtet-stallë.
Në vendet ku gruas i respektohet dinjiteti, një grua mund të
nxirret jashtë nga gra police, jo nga burrat që mund të prekin
pjesë të trupit, që mund të interpretohet si denigrim i trupit
dhe integritetit të një zonje.
Se
mund të dilet fitimtar ndaj
një gruaje,
dinë shumë burra. Dinë ata që e bëjnë rregullisht dhe ata që
lexojnë rregullisht barbari
të tilla. Se mund ta bëjë të palëvizhshme
një burrë një grua,
edhe këtë dinë
shumica e burrave. Se mund
ta bëjnë dy burra të fuqishëm, këtë tani mësoi
edhe Donika Gërvalla. Bija e Jusuf
Gërvallës!!!
Pra
Donika Gërvalla, e bija e heroit, që flijoi jetën për shtetin e
Kosovës, gjersa kryeministri i sotshëm, ishte bukur mirë dhe bukur
trash pjesë integrale dhe pajisje operative
e sistemi represiv jugosllav
dhe pastaj edhe atij serb.
Natyrisht
se e bija e Jusuf Gërvallës dhe Isa Mustafa
kanë mosdurim të madh të ndërsjellë. Është e natyrshme kjo
sepse dy ideologjitë,
kanë luftuar njëra tjetrën,
qysh nga zanafilla.
Është kacafytje
me Donikën sepse ajo ishte që nga lindja,
për shtetin e Kosovës, kurse Isa Mustafa,
që nga nisma e
karrierës, në shërbim të Jugosllavisë,
pastaj të shtetit serb.
Se paska pasur fletë arrest
kundër Mustafës, se qenka dënuar në mungesë, e besojmë të
gjithë, por se kjo është taktikë e shërbimit sekret serb për të
mundësuar depërtimin e agjentëve të vet në qendra të vendosjes,
pak e marrin me mend dhe
vetëm Thaçi nuk e beson.
Duke
parë ashtu bijën
e Jusuf Gërvallës, nuk mund njeriu të mos ndjejë
rrëqethje në trup dhe pyes veten:
i kujt është ky maskarallëk
shtet? Si është
e mundur pas
atentatit në Gjermani, t'i zvarritet, përbuzet,
poshtërohet bija Jusuf Gërvallës në
Prishtinë, në Kosovën e pavarur?
Si është e mundur në Kosovën e çliruar të bëhet kryeministër një ish
ministër i Millosheviqit?
Si është e
mundur një viktimë e vetëshpallur si Isa Mustafa, të ketë aq
fuqi politike, sa të keqtrajtojë pa
asnjë pasojë bijën e Jusuf Gërvallës? Si është e mundur që
Kosova lejon të hakmerret Millosheviqit nga varri kundër
Jusuf Gërvallës? Si mund të lejohet një
kryeministër të jetë ashtu antishqiptar dhe të përfaqësojë
vendin?
Familja Gërvalla ka sakrifikuar pjesëtarë të familjes për këtë Kosovë, Mustafa asgjë. Ku është fytyra e kryetarit të shtetit, që ka kohë të luftojë homofobinë, por që nuk ka nge të shprehë dy fjalë keqardhjeje, për abuzimin me trupin e bijës së Jusuf Gërvallës?
Ku
është lideri i
UÇK – ës, që më herët me emrin e Gërvallës mburrej? Ku janë
ata atdhetarë kosovarë, që heshtin ndaj përdhunimit
të bijës së heroit, i cili veproi, kur
Isa Mustafa kishte pantallonat
e mbushura dhe zemrën e zbrazët?
Nëse populli i Kosovës
konsideron normal
këtë akt dhune ndaj një gruaje, atëherë populli i Kosovës, jo
se ka merituar një ministër
të Millosheviqit në krye, por ai popull,
meriton Millosheviqin personalisht, kurse anëtarësia e LDK-ës, pas pajtimit, le të transferohet në Serbi.
Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon
- Shtatë parimet e dashurisë
- Ngjyrat e dashurisë
- Letër burrave (II)
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
Libra elektronikë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen