Lexoni si shprehet Isa Mustafa pasi lejoi përdorimin e dhunës kundër Donika Gërvallës:
“Qytetarë të nderuar,
Kosova gjendet para shanseve të mëdha!
...
"Kosova ka arritur pjekurinë e saj politike, ka njerëz të dijes, të rinj e të vjetër."
Shpjegim: pjekurinë politike, e dëshmoi me paleoedukatë. Fakt që mund të dëshmohet. Kur flet për "njerëz të vjetër" mendon serbisht. Shqip thuhet pleq ose të moshuar, por serbisht: "stari ljudi", pra kalk linguistik. Mendo serbisht dhe flit shqip.
(...)
"Tani Kosova ka nevojë për njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për të quar përpara proceset në Kosovë e jo për të treguar se kush është i mirë e kush i keq."
Shpjegim: Unë gazova me Donikën, prandaj më duhet t'i mashtrojë rininë dhe t' u them: më duhen njerëz të rinj, kështu për një vend pune, prodhohen një milion shpresa dhe më falet mizantropia dhe mizogjinia. Çfarë njerëz i duhen Kosovës? Njerëz për të QUAR proceset para! Si 'qohen' proceset para? Kur qytetarët dhe laperat mbyllin poçkën dhe nuk tregojnë se kush është i mirë, kush i keq. Kjo dmth. edhe nëse dhunojmë gra, mos tregoni kush është i mirë kush i keq, sepse më duheni për t'i 'quar' proceset para, edhe ate, me lopata.
"Qytetarët tanë janë njerëz të mirë e punëtorë, secili në mënyrë e vet."
Shpjegim: Ju jeni të mirë! Ju lutem mos më kritikoni. Unë mendoj se ju jeni të mirë, besoni edhe ju,,se edhe unë jam i mirë në mënyrën time. Kujt i ha palla për bijën e irridentistit Gërvalla? Unë nuk kërkoj ndjesë sepse edhe unë si ju, jam i mirë dhe Donika e ka merituar. Mjafton të rikujtojmë se është bijë e armikut të shtetit. Pikë.
"Ata që i shkelin rregullt dhe ligjin i cilëson drejtësia. Ndërkaq, diversiteti i mendimeve, ai politik dhe kulturor janë vlera të cilat i kanë ngritur kombet më të përparuara."
Shpjegim: Çfarë bën drejtësia me njerëzit e mirë që shkelin RREGULLT dhe ligjin? Drejtësia i cilëson dhe i bën cilësor, sepse ju qytetarë të mirë, nuk mund të burgoseni për tallava-ligjet. Diversiteti në të menduar ka ngritur kombet, por neve na dëmton, sepse jemi malokë, prandaj ndonjë duhet hedhur në bërllok.
"Historikisht jemi shquar me trimëri dhe veçim individual; tani kemi shanse që me veprime të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme ti vihemi në shërbim vendit."
Shpjegim: Trimërinë e tregova. Ishte akt historik. E çfarë duhet bërë tani, pasi veçuam armiken e Kosovës? "Ti vihemi në shërbim vendit"jo t'i, por ti vihemi! Pikëçuditëse dhe pikëtrishtim!!!
Ku jemi sot?
"Jemi në momente historike, të cilat na bashkojnë dhe na qojnë në rrugën e ardhmërisë."
Shpjegim: Apel për t' u bashkuar se ka frikë se mund të rrëzohet në këtë çast historik. E çfarë bëjnë ato momente historike, kur luftohet irridentizmi? Na QOJNË në rrugën e ardhmërisë! E si na "qojnë" në Rr. Ardhmëria pa numër? Me pasaportë! Tani do të anulohen vizat dhe mund të fluturoni me avion, të udhëtoni me tren, ose me autobus. E pastaj? Pastaj zbritni në Rr. e Ardhmërisë, numrin e së cilës, nuk e di, pr zbritni. Nuk është larg stacionit.
"Unë jam i bindur se si shumicë qytetare dhe demokratike jemi së bashku në këto procese. IM”
Shpjegim: Kosova ka dy popuj. Shumicë qytetare dhe tjetra shumicë, jo qytetare, mirëpo demokratik. Këta dy popuj, shumica qytetare dhe laperat demokratikë, janë bashkuar në proceset e dëbimit të atyre, që kundështojnë proceset e mia.
IMëja që bën më shumë gabime ortografike dhe gjuhësore, se sa një fillorist, është kryeministër dhe akademik!
Nëse nuk kërkon ndjesë, nëse nuk pendohet kryeministri i Kosovës, atëherë jo se nuk meriton të respektohet si kryeministër, jo se nuk meriton të respektohet si akademik, por nuk meriton të respektohet as si njeri, sepse ai kuazi njeri, nuk ka dinjitet, nuk ka integritet dhe dhe nuk ka sedër. Ato cilësi, mund t'i dëshmojë vetëm duke kërkuar të falur. Jo duke përkëdhelur dhe manipuluar 'shoqërinë qytetare dhe shoqërinë laperoze demokratike. Nuk janë të gjithë qytetarët e mirë. Këtë harroje! Në popull ka edhe kriminel, edhe dhunues të grave, edhe hajna, edhe tradhtarë, edhe të korruptuar, të cilët IMëja, i kategorizon, "si të mirë në mënyrë të vet!"
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen