Një takim sekret i
shkencëtarëve në Boston ka shkaktuar indinjatë. 150 të njoftuar në besim, kanë diskutuar me dyer të mbyllura një plan tepër delikat:
Përgatitja e gjenomit njerëzor në laborator.
Javën e kaluar u takuan
në Harvard Medical School në Boston një grup i zgjedhur i
shkencëtarëve, avokatëve dhe sipërmarrësve. Çështja për të
cilën diskutuan rreth 150 pjesëmarrësit e takimit me dyer të
mbyllura, ishte shumë përvëluese: A mund të merret me mend dhe a
është i realizueshëm në dhjetë vjetët e ardhshëm krijimi i gjenomit njerëzor nga fillimi deri në fund në mënyrë
artificiale, pra parakushtet për të krijuar njeriu në laborator?
Konferenca u zhvillua duke
përjashtuar shtypin dhe publikun, në mënyrë që pjesëmarrësit
'në mënyrë të lirë dhe të papenguar t'i paraqesin
pikëpamjet e tyre ", siç thuhet në ftesë. Pjesëmarrësit
qenë obliguar për të mbajtur fshehtësinë dhe nuk qe e lejuar as
të flasin me shtypin, as të shkruajnë tweet gjatë konferencës.
Takimin, megjithatë,
mbeti sekret vetëm disa ditë. Kur "New York Times"
raportoi, lajmi shkaktoi breshëri kritikash dhe zemëratë "Kush
ka nevojë për fshehtësi, për të diskutuar për një projekt të
planifikuar të hulumtimit, ai është duke bërë diçka të
gabuar," shkroi një tweet Drew Endy nga Universitetit i
Stanfordit, vetë njëri ndër studiuesit kryesor në fushën e
biologjisë sintetike. Në mesazhin e njëjtë ai bëri publike fragmente ga ftesa.
Akoma më ashpër u shpreh
Marcy Darnovsky nga Organizatës jofitimprurëse bioteknike - Center
for Genetics and Society- në një njoftim për shtyp: "Një
takim gjysmë-sekret nga shkencëtarët dhe njerëzit e biznesit për
të bërë plane si ndërtohet gjenomi artificial i njeriut, është
një rrëshqitje e re sa i përket përgjegjësisë së shkencës."
(....)
Bilogjia sintentike
gjendet akoma në fillimet e saja. Teorikisht, sot, prodhimi i një
gjenomi njerëzor, do të kushtonte 90 milionë $ si llogarisin
Endy dhe Zoloth në sprovën e tyre. Pas 20 vjetëve, ky çmim mund
të bjerë në 100,000 $. Megjithatë, një konsorcium hulumtuesisht
ndërkombëtar të udhëhequr nga organizatori i konferencës Jef
Boeke i Universitetit të New York-ut, tashmë është duke punuar për
të prodhuar artificialisht gjenomin e tharmit, që ka mbi 12 milion
njësi strukturore. " Në tre deri në pesë vjet mund ta
përfundojnë", thotëbioteknologu Sven Panke nga ETH
Cyrihut.
Objektivi kryesor i
projektit të planifikuar në Boston, është të zhvillojnë më tej
teknologjinë e sintezës së ADN-së. Shumë pyetje biologjike mund
të përgjigjen më mirë me gjenomë artificiale, se sa me metodat e
sotshme. Nuk është në pyetje vetëm gjenomi i njeriut, mirëpo
pikërisht edhe për atë. Ky synim është në parim i dobishëm,
thotë Panke, një biolog sintetike qysh nga fillimi, por që nuk ka
marrë pjesë në takimin e Bostonit. "Kjo është e vlefshme
mirëpo." Dhe i cakton kufinjtë menjëherë: "Unë nuk do
ta konsideroja mirëpo si më të rëndësishme gjenomin e njeriut.
*Nga mesi artikulli i
shkurtuar, marrë nga gazeta Die
Welt, 26.05.16
Shqipërimi lb
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen