Pas një kohe njeriu mëson dallimin e vogël
në mes mbajtjes së një dore
dhe prangosjes së një shpirti.
Dhe njeriu mëson,
dhe prangosjes së një shpirti.
Dhe njeriu mëson,
se dashuria nuk domethënë rënie në rehati
dhe e dashura nuk domethënë siguri.
Dhe njeriu fillon të mësojë,
dhe e dashura nuk domethënë siguri.
Dhe njeriu fillon të mësojë,
se puthjet nuk janë kontrata,
dhe dhuratat nuk janë premtime.
Dhe njeriun nis të pranojë humbjet,
ballëlartë dhe syhapur.
Dhe njeriu mëson të ecën në të tashmen
dhe vetëm tani
sepse terreni i së nesërmes
sepse terreni i së nesërmes
është shumë i pasigurt për të farkuar plane,
ardhmëria mund të shembet brenda vetes në gjysmë të rrugës.
Dhe pas një kohe njeriu mëson,
se edhe ngrohtësia e butë e diellit djeg, kur ajo bëhet e tepërt.
Kështu njeriu mbjell kopshtin e vet
dhe zbukuron shpirtin,
në vend se të presë,
t'i sjellë dikush lule.
Dhe njeriu mëson se përnjëmend
Dhe njeriu mëson se përnjëmend
mund të durojë shumë gjëra,
se është vërtetë i fortë
se vërtetë ka vlerë
dhe ai mëson dhe mëson...çdo ditë mëson.
Me kohë mëson se të jesh me dikë,
pse të ofron një ardhmëri të mirë,
domethënë se herët apo vonë,
dëshirë për t'u kthyer në të kaluarën.
Me kohë mëson,
se vetëm ai që është në gjendje të të dashuroj
me të gjitha të metat
pa dashur të të ndryshojë
mund ta urojë krejt lumturinë që të pëlqen.
Me kohë kupton,
se je me atë njeri
vetëm për ta mbushur vetminë tënde
dhe përfundon duke dëshiruar për ta mos parë kurrë më.
Me kohë kupton,
se miqtë e vërtetë janë pak
dhe nëse nuk lufton për ta,
herët apo vonë,
do të jesh i rrethuar vetëm me miqësi të rrejshme.
Me kohë mëson se fjalët e thëna në një çast zemërimi,
mund të vazhdojnë lëndimin e të ofenduarit,
gjatë tërë jetës.
Me kohë kupton
se ndjesa është e lehtë,
kushdo që e bën atë,
por të falurit
është gjest i shpirtrave të mëdhenj.
Me kohë kupton se kur ofendon një mik ashpër
me vështirësi do të kthehet miqësia që ishte dikur.
Do të pranosh se njerëzit e mirë mund të të ofendojnë ndonjëherë
dhe se do të kenë nevojë t'u falësh gabimin.
Me kohë kupton se edhe nëse je i lumtur me miqtë tu,
do të vijnë ditët, ku do të qash për ata që ke lënë të ikin.
Me kohë kupton se përvoja e jetuar sot
me çdo njeri,
është e papërsëritshme.
Me kohë kupton se kush poshtëron,
ose përçmon një qenie njerëzore,
herët a vonë,
do të pësojë të njëjtin poshtërim,
ngritur në katror.
Me kohë kupton se duke përshpejtuar
duke bërë gjëra me zor,
në fund nuk do të marrësh atë që shpresoje.
Me kohë kupton se në të vërtetë,
gjëja më e mirë nuk ishte ardhmëria,
por e tashmja që jeton pikërisht në këtë çast.
Me kohë do të shohësh,
se edhe nëse je i lumtur me ata që ke pranë,
do të të mungojnë tmerrësisht të gjithë ata,
që dje ishin me ty e tani kanë ikur.
Me kohë do të mësosh,
se përpjekja për të falur gabimet,
ose kërkimi i ndjesës,
ose t'i thuash se e dashuron,
t'i thuash se të mungon,
t'i thuash se ke nevojë për të,
t'i thuash se dëshiron të jesh mik
para varrit,
nuk ka më kuptim!
Por fatkeqësisht njeriu mëson...
vetëm me kohën...
PS.: Ka nuanca që ndryshojnë në tre përkthimet që krahasova: frengjisht, gjermanisht dhe italisht dhe u bazova më shumë tek përkthimi i italishtes për shkak afrisë më të madhe me gjuhën spanjolle dhe mundësinë më të vogël për t'u bërë gabime...Shqipëroi Lis Bukuroca