23.12.2016

Richard Dawkins, mendime

"Nuk do të lodhem duke e përsëritur, prandaj do ta përsëris edhe një herë: nuk ka fëmijë myslimanë, ka vetëm fëmijë të prindërve myslimanë. Nën një moshë të caktuar, fëmija është shumë i vogël për të kuptuar se a është mysliman apo jo. Nuk ekziston asnjë fëmijë mysliman. Nuk ekziston asnjë fëmijë i krishterë!”

Apeli im i drejtohet krenarisë ateiste. Njeriu nuk duhet të kërkojë ndjesë pse është ateist, përkundrazi, duhet të jetë krenar dhe ballëlartë. Sepse ateizmi gati gjithmonë domethënë pavarësi e shëndoshë në të gjykuar, thënë shkurt e qartë, në fakt ateizmi është mendja e shëndoshë.”

Perëndia e Dhiatës së Vjetër është ndoshta personazhi më i pakëndshme në të gjithë letërsinë: xheloz dhe krenar, vrasës, qyqar, i padrejtë dhe i pamëshirshëm; nxitësi i spastrimit etnik të përgjakshëm; një harbut mizogjin, homofob, racist, foshnjëvrasës, fëmijëvrasës, gjenocidist, shkatërruese, megaloman, sadomazohist dhe i ligë sipas tekave të tij.”

"Mësojini fëmijët tuaj si të mendojnë, jo çfarë të mendojnë."

"Nuk hezitojmë të themi se një fëmijë është i krishterë apo mysliman, kur në të vërtetë ata janë shumë të vegjël për të kuptuar tema religjioze. Megjithatë, ne kurrë nuk do të ëndërronim për të thënë se një fëmijë është keinesian apo marksist. Me fe, megjithatë, bëhet përjashtim."

"Individët njerëzor të cilët kanë më shumë fëmijë se sa ata mund të rrisin, me siguri në shumicën e rasteve janë tepër injorantë dhe nuk duhet akuzuar ata për shfrytëzim qëllimkeq."

"Ateizmi është një aspiratë jo vetëm reale, por edhe fisnike dhe e guximshme."

"Sa bukur do t'ishte sikur kritikët e evolucionit të pengonin veten dhe të mësonin së paku njohurit fillestare të lëndës që ata kritikojnë."

"Shumica e parlamentarëve janë njerëz të ligjit. Ata ata kanë një mendësi të barabartë me zeron. Është e vështirë të imagjinohet një parlament më armiqësor. "

"Shteti i mirëqenies është ndoshta sistemi më altruist, që mbretëria e kafshëve ka njohur ndonjëherë."

"Pa fe ne të gjithë do të jemi më mirë. Do të jemi të lirë të kremtojmë privilegjin që kemi pasur për të lindur: mirënjohës për të jetuar një jetë, këtë, tokësore, duke braktisur dëshirën prej fodulli se paska një të dytë, të përjetshme, pas kësaj."

"Edhe pse ateizmi mund të ketë qenë logjikisht i vlefshëm para Darvinit, vetëm Darvini krijoi mundësinë për të pranuar pikëpamjet ateiste me kënaqësi të plotë intelektual."

"Çdo brez ka dështakët e vet darvinianë, por çdo individ vjen vetëm nga pakicat të suksesshëm të brezit të mëparshëm."

Ateizmi është gati gjithmonë një shenjë pavarësie e shpirtit të shëndoshë, madje është shpirt i shëndoshë.

"Fakti që unë jam i bindur mbi evolucionit nuk ka të bëjë me fundamentalizmin apo besimin fetar, sepse unë e di saktësisht se çfarë kushte duhet të plotësohen në mënyrë që unë të ndryshoj pikëpamjet e mia dhe unë do të bëja atë menjëherë, kur faktet e nevojshme do të gjenden mbi tryezë. "

"Unë jam kundërshtar i fesë. Ajo na mëson të jemi të kënaqur me atë se ne nuk kuptojmë botën."

"Jeta jonë është aq kuptimplote, aq e plotësuar, aq madhështore, ashtu si e ndërtojmë ne atë. Dhe, ne mund të bëjmë vërtetë të shkëlqyeshme."

Ajo që më pengon në religjion është se ai mëson njerëzit të jenë të lumtur pa kuptuar arsyen.”

"Një nga gjërat që janë të gabuara në religjion, është se ata na mësojnë të kënaqemi me përgjigjet, që nuk janë përgjigje."

"Çdo inteligjencës kreative, që është mjaft komplekse për të krijuar diçka, është vetëm një produkt i një procesi të gjatë të evolucionit gradual. Meqenëse inteligjenca kreative është rezultat i evolucionit, ajo shfaqet në univers shumë vonë, prandaj, ajo nuk ka mundur ta krijojë universin. Perëndia e definuar në atë kuptimi është saktësisht një iluzion. "

"Ta marrim me mend një botë në të cilën nuk ka religjione [...] - nuk ka kamikazë, nuk ka 11 shtator, nuk ka sulme terroriste në metron e Londrës, nuk ka kryqëzata, nuk ka persekutim të shtrigave, nuk ka ndarje të Indisë, nuk ka luftë në mes hebrenjve dhe palestinezëve, nuk ka masakra në mes serbeve / kroatëve / myslimanëve, nuk ka persekutimit të hebrenjve si vrasës të Krishtit, nuk ka probleme "në Irlandën e Veriut [...]"

Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca