"Një
burrë me një llogari të madhe bankare, nuk mund të jetë i
shëmtuar."
"Nëse
të pëlqen një burrë, dhe ti atij, atëherë duhet të martoheni
sa më shpejtë që është e mundur, përndryshe mund të ndryshoni
mendimet. Për këtë do të keni mjaft kohë pas dasmës."
"Unë
jam një shtëpiake e mrekullueshme! Sa herë ndahem nga një burrë,
mua më mbetet shtëpia e tij."
“Kur
shohim ish të dashurit e dikurshëm duke dështuar, është një
kënaqësi e mrekullueshme."
"Një
burrë i dashuruar është i pa përfunduar derisa të martohet. Pas
martesës, ai mbaron!”
"Me
dhëmbët e tretë, burrat kafshojnë më mirë."
"Miku
më i mirë i një gruaje nuk është diamanti, por avokati i saj i
shkurorëzimit."
"Unë
nuk di asgjë lidhur me seksin, sepse tërë kohën isha e martuar."
"Jo
të gjithë njerëzit që e mbajnë konferenca, kanë një dashnore.
Disa kanë nga dy."
"Kur
një burrë tërhiqet, ai tërhiqet vetëm. Një gruar tërhiqet
prapa vetëm për të marrë hov më të mirë."
"Burrat
e martuar janë si zjarret. Prej ati çasti kur nuk vështrohen, ata
fiken. "
"Bluza
i rrin një gruaja mirë, kur burrat nuk munden më të marrin
frymë."
"Me
ndonjë burrë kuptohet njeriu për mrekulli para dhe pas martesës,
por aty ndërmjet nuk shkon disi."
"Nuk
kam urryer asnjë burrë aq shumë, sa t'ia kthej edhe diamantin e
tij."
"Një
nga teoritë e mia është se burrat dashurojnë me sy, gratë
dashurojnë me veshë; ato dashurojnë atë që dëgjojnë. "
"Edhe
zoti merr mësime plotësuese. Shihet në korrigjimet që ka bërë
tek gruaja në krahasim me burrin."
"Nuk
ka kuptim të përlahesh me burra. Ata, ashtu ashtu, nuk kanë kurrë
të drejtë."
"Një
burrë e njeh mirë vetëm kur të jesh shkurorëzuar prej tij."
"Ju
mund të më quani bërllok, por mos më quani kurrë plakë."
“Dashuria
në shikim të madh mund të lindë edhe me llogarinë bankare.”
"Burrat
koprrac dhurojnë të kuq për buzë, sepse gradualisht ua marrin
përsëri."
"Natyrisht
se duhet pranuar burrat ashtu si janë, por nuk duhet lejuar të
mbeten ashtu."
"Njerëzit,
që nuk kanë asgjë të keqe, kanë vetëm një të metë. Ata nuk
janë interesantë"
"Burrat
janë fëmijë me pantallona të gjata dhe me një llogari bankare."
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
“Gratë e këqija që merren me shumë thashetheme janë burrat!”
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen