1. Ish
vendet komuniste, me demokratizimin, iu veshën punës duke u
përpjekur për ta rifituar kohën e humbur. E ne?
Si ta
ndryshojmë gjuhën
Si ta ndryshojmë kombin
Si ta
ndryshojmë historinë
Si t'u
ndërtojmë përmendore tradhtarëve
Si të
shpallim tradhtarë
Si të
vrasim e të mos zihemi
Si të
bëhemi më fetar
Si të
vjedhim më shumë
Si të
doktorojmë më shpejtë
Si të
blejmë diploma më lirë
Si të
korruptojmë e korruptohemi
Si t'u
ikim tatimeve
Si t'i
heqim vizat
dhe në
fund pasoja e domosdoshme e rezultatit, që shihej në ardhje dhe u
kristalizua:
Si të
ikim sa më shpejtë jashtë vendit?
2.
Debati është i mundur, kur dy apo disa veta janë autorë të
mendimit dhe fjalës. Nëse njëri apo disa janë besimtarë, me
bindje fikse, debati është i pamundur, sepse mungon autori i
mendimit dhe fjalës. Ai i dhuron mendimit të besuar vetëm zërin.
Në
rast të tillë, kemi disa subjekte të lira që përpiqen ta gjejnë
të vërtetën dhe në anën tjetër, disa sub-subjekte
të teledirigjuara ( individualitet i humbur),
që përpiqen të dëshmojnë se e vërteta është gjetur, se duhet
vetëm besuar dhe se përparimi, arrin vetëm duke iu nënshtruar
bindjeve të memorizuara, edhe atë, pa shtruar pyetje!
Aty ku
ndalohet pyetja, ndalohet shumësia e ideve. Aty ku ndalohet ai
pluralitet, aty ndalohet përparimi! Vetëm liria e fjalës, garanton
lirinë e të vepruarit. Vetëm liria e të vepruarit prodhon
subjekte origjinale dhe është bartëse kryesore e përparimit
njerëzor! E kundërta prodhon kopje, që përsëriten prej shekulli
në shekull! Debati me bindje dhe për bindje, është humbje kohe!
3.
Ditën e sulmit terrorist islamist në Berlin një gjerman shkruante: " Me një kamion të
pshurrtë dhe disa të vrarë, nuk mund të na impresiononi. Në dy
luftërat botërore Berlini ka palosur kufomat një mbi një. Sot u
mbyll Sheshi i Krishtlindjeve, por nesër do të vazhdojmë me
kremtimin...!"
4.
Duket se neve demokracia nuk na mbush mend. Ne kemi probleme me
lirinë. Ne jemi në gjendje ta humbim atë, duke menduar se po e
jetojmë. Liria kërkon përgjegjësi të madhe. Më shumë se sa
diktatura: Emancipim! Dije! Iluminizëm! Demokracia kërkon të
bëhesh autor i jetës, jo vetëm subjekt i saj. Jemi mësuar me llos
pas shpine dhe kemi respekt vetëm ndaj tij! Nëse shtetet tona edhe
20 vite mbeten të tilla, atëherë nuk jemi popull i ngritur, nuk
jemi të vetëdijesuar, nuk lexojmë, nuk mësojmë, nuk kuptojmë as
demokracinë, as liritë dhe të drejta e njeriut, as nuk do të
respektojmë ligje, sepse ne kemi kushtetuta privat në shtëpi, që
rrëzojnë atë publike sipas nevojës! Kjo na bën popull
antikushtetues!
Pra,
nëse mbetemi tutje në këtë derexhe, nuk kanë faj vetëm
politikanët, por prapambetja e përgjithshme kolektive. Për popuj
të tillë, demokracia është problem i madh. Ata, për fat të keq,
duket se mund t'i mbushë mend vetëm diktatura!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen