Sipas
mitologjisë greke mbretit Lai me fall i parashikohet se gruaja e tij
do të lindte një djalë, i cili do ta vriste atë dhe do t’i
merrte gruan. Pas lindjes kishin ndërmend ta vrisnin foshnjën, por
nuk e bëjnë dhe e dërgojnë në një vend tjetër. (Sipas dramës së Sofokliut, nga një skllav
dërgohet në mal për ta lidhur, ku do ta hanin kafshët e egra, por
ai ia jep një bariu dhe tek ai rritet dhe
do ta ketë emrin Edip. Më vonë rastësisht, kur qe nisur drejt Tebës, do ta takojë të atin
dhe do ta vrasë pa ditur asnjëri për lidhje gjaku.
Një
ditë prej ditësh Sfinksi* rrethoi qytetin e Tebës dhe çdo njeri
që dilte, i jepte një gjëegjëzë për ta zgjidhur. Kush
përgjigjej gabimisht, atë e hante. Kur kaloi Edipi, atij i rrëfeu
këtë gjëzë për ta zgjidhur:
Përkthim
nga gjermanishtja:
"Në
mëngjes është katërkëmbësh, në mesditë trekëmbësh dhe në
mbrëmje, dykëmbësh. Nga të gjitha krijesat ndryshon vetëm me
numrin e këmbëve, mirëpo kur lëvizë shumicën e tyre, fuqia dhe
shpejtësia e gjymtyrëve të saja është më e vogël!"
Kjo
ishte përgjigja e Edipit:
"Gjëza
jote është njeriu, i cili në mëngjesin e jetës së tij, derisa
është një fëmijë i dobët dhe i pafuqi, ecën me dy këmbë dhe
me dy duar; kur ai forcohet, pra në mesditën e jetës së tij, ecën
vetëm me dy këmbë; më në fund mbërrin ai në mbrëmjen e jetës
së si njeri i thinjur dhe ka nevojë të mbahet, prandaj merr
shkopin si këmbë të tretë në ndihmë."
Me
këtë shpjegim vetëm Edipi mbijetoi. Sfinksi vdes nga turpi dhe
dëshpërimi. Edhe shpëtimi i Edipit ishte
ogurzi: Pas çlirimit të Tebës atij i jepet si shpërblim për
grua Jokasta, e veja e mbretit Lai dhe me të sundoi Tebën, por pa
ditur se ajo ishte nëna e tij. Aty realizohet mallkimi, pse Lai kishte rrëmbyer djalin e mbretit të Elidës. Kur nënë e bir kuptojnë të
vërtetën, e turpëruar Jokasta vetvaret, kurse Edipi, i verbon sytë
me kapëse prej ari.
*SFINKS
m.
1.
mit. Qenie që, sipas mitologjisë së lashtë greke, përfytyrohej
me krahë shpendi, me kokë e gji gruaje, me trup luani ose qeni e me
bisht gjarpri dhe që u jepte udhëtarëve kalimtarë gjëza të
vështira e i gëlltiste ngaqë nuk i zgjidhnin dot. Pyetjet e
sfinksit. Fjalori i Gjuhës Shqipe
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen