S'mbeti kokërr dinjiteti! Kokërr ftyre! Periudhë amorale, interesi, zvarritjeje: epokë e burrave lavirë! Mustafiqët kritikojnë ndërtimin e Zajednicës duke mbrojtur Mustafën, që garantoi themelimin e saj me firmë dhe Kuvend!
Prandaj Vuçiqi tha:
"E dua vetëm Zajednicën, që e kam nënshkruar me Mustafën!", por mustafoidët nuk kanë guxim të kërkojnë përgjegjësi brenda radhëve të veta dhe akuzojnë Kurtin pse premton themelimin e asaj që ka garantuar Mustafa!!!
Kështu bëjnë edhe hashimët! Çfarë epoke e pafytyrësisë! Shqiptari ka frikë ta luftojë të ligën brenda vetes dhe përpiqet ta vizatojë te tjetri! Lexoni vetëm statuset e njerëzve të politikës dhe do të shihni sesi zvarriten para shputave të liderit, që gati e shkatërroi LDK-në!
Një parti, që i nënshtrohet liderit, si në komunizëm, nuk ka ardhmëri, por vetëm ajo që kërkon përgjegjësi nga kriminelët e vet! Partia nuk duhet të jetë strehë e maskarenjve! E atyre që dëmtojnë! Ata kanë marrë rrogë edhe kur i bënin katundet serbe komuna!
Ki guxim të luftosh autoritetet e rrejshme, pa marrë parasysh se kush është dhe në cilën parti. Politikani duhet të paguhet pse punon mirë, jo kur dëmton vendin. Shteti nuk duhet të jetë strehimore e kriminelëve nga politika.Nëse nuk e largoni plehun nga partia juaj, do të ndihmoni ardhjen në pushtet të kundërshtarëve. Siç e bënë Mustafa e Thaçi!
Luftoni hajdutët tuaj brenda partive dhe reformohuni. Partive nuk u duhen profetë, por politikanë!
Partive nuk u duhen anëtarë pa kurriz, por njerëz me ide dhe guxim. Derisa të mos keni guxim të distancoheni nga nënshkrimi i Thaçit dhe Mustafës, do të dëshmoni se nuk keni as dinjitet, as kurriz.
PS.:
Kur Kurti refuzonte frimosjen, më shkruanin se ai ishte njeri i Serbisë, se po i prishte raportet me Amerikën. Kur Kurti e pranon obligimin, që ia kanë imponuar Kosovës dy kryeministra dhe Kuvendi, atëherë i gjejnë "faktet" për ta quajtur tradhtar! Epokë maskarenjsh!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen