Për romanin e fundit të
shkrimtarit shqiptar në Itali, ka raportuar televizioni publik italian RAIUNO
dhe Zëri i Amerikës. Lexuesi shqiptar mund të njoftohet këtu me një vështrim të
gazetës italiane Gazetta di Parma. Pas përkthimit, gjenden edhe nyje nga RAIUNO
dhe Zëri i Amerikës, si dhe një bibliografi nga agjenti i shkrimtarit.
Shkruan Giuseppe
Marchetti Gazettta
di Parma
Botuesi “Albatros Il Filo”
pak kohë më parë ka publikuar një roman voluminoz nga Shpend Sollaku Noé; një
intelektual dhe shkrimtar i ri shqiptar, një poet dhe eseist i frytshëm, i cili
tek «Il confine della nebbia«, «Kufiri i
mjegullës» tregon me hollësi të theksuar dhe pjesëmarrje të fuqishme morale,
sentimentale, jetën e Ludovik Orestit
dhe familjes, nga viti i rënies së Murit të Berlinit e këndej.
Romani i Sollaku Noés
është një lloj dëshmie letrare, me të cilin nxitimthi mund të përkufizohet politika
e lidhur me idetë e lirisë, autonomisë dhe demokracisë, që kanë dominuar
Evropën në tridhjetë vitet e fundit. Por, nëse gjykohet romani i tij në këtë mënyrë,
do të bëhej një padrejtësi e madhe, sepse «Kufiri i mjegullës», është mbi të
gjitha një libër i guximshëm, i etur për të vërtetën dhe i rrënjosur thellë në territorin
e Beratit të dikurshëm, dhe më vonë, në Europë e kombeve, në atë Europë, që
Ludovik kultivon brenda vetes si një thesar dhe një synim për ta arritur dhe
poseduar; për t'u ndjerë si një krijesë dhe si një shkrimtar i sendërtuar.
Ludovik mërgon në Itali në
prill të vitit 1992. Ai është njëri nga ata shkrimtarë, të cilët nuk pajtohen
me garancitë e së ardhmes dhe me "fatet madhështore e progresive" të politikucëve
pa parime, të mjeshtërokëve, që ushtrojnë profesionin vetëm për para dhe të të gjithë atyre, që të lodhur nga koha e
tyre, llogarisin të marrin pushtetin për përdorim dhe për konsumim të vet. Me
pak fjalë, ai është poet!
Ai jeton nga idealet, vëren
frikën dhe pasiguritë e klimës politike, sociale dhe humane brenda së cilës është
përmbushur fati vetjak dhe në fund shpreson, se përvojat e historisë, do të
japin mësime atij, që mbetet në mes të luftës, për të fituar dhe për të jetuar. Ne njohim mirë territorin letrar
brenda të cilit lëviz «Kufiri i mjegullës». Rrëfimi, në fakt, është i vendosur
në atë zonë komplekse dhe të pasur me
letërsi, në kufirin e Europës Qendrore, që në dekadat e fundit, ka mbledhur dëshmi të një
rëndësie të madhe, nga romanet e Marai dhe Pahor, deri te tregimet e Bettizza,
Brodsky dhe Müller.
Pra, një letërsi shumë e
ndjeshme ndaj ndryshimeve dhe perspektivave ndërkombëtare, si dhe fuqisë së
lëvizjeve të pavarura opozitare, të tilla si ajo së cilës Noé ende i takon, si
drejtor i gazetës "Ora e fjalëve", («L'ora delle parole»), që
e ndihmoi të bëhet i njohur në Europë dhe ndikoi tek ta për të përkthyer poezi,
sprova dhe tregime të tij.
Pasi Orestët mbërrijnë në
Itali nga Trieste dhe pasi i shpëtojnë frikës dhe kërcënimeve në atdhe,
qëllimi i tyre është të shkojnë drejt Romës, ku Gjyqtari Silva, do të duhej t’i
priste. Por fati vendosi ndryshe. Silvën nuk e gjejnë, pastaj Ludovik Oresti
mendon se mund të llogarisë te GAVAZZI Aldon, një gazetar i «Gazzetta di Parma» dhe bashkëpunëtor i "Corriere della
Sera".
Qyteti ynë, pra, hyn kokë
e këmbë në pjesën e dytë të romanit dhe bëhet një pikë qasjeje, një lloj përligjjeje
jo vetëm mjedisore dhe gjeografike, por një ballafaqim i heshtur dhe çjerrës me
kujtimin e Beratit dhe sulmet sfilitëse të nostalgjisë, që vështirësitë,
poshtërimet, madje as edhe shpresat, nuk mund t’i lehtësojnë. Në këto faqe plot
ankth që ndjek këmba-këmbës
Shpendi Sollaku Noé, prek në një mënyrë magjepsëse motivet e thella të
njerëzimit, që i japin zemër atij dhe këtu, romani i tij, përnjëmend fiton një
frymë të jashtëzakonshme.
Autori
i ftuar te televizioni publik italian
RAIUNO, autori i ftuar te Zëri
i Amerikës
Botues
Albatros, faqe. 412, te amazon: Il
confine della nebbia, Albatros
ed., pag. 412, euro 19,45
Nga
italishtja, Lis Bukuroca
Teksti i përgatitur nga agjenti i
shkrimtarit:
Shpend
Sollaku Noé lindi më 3 prill të vitit 1957 në Lushnje nga një familje
beratase, transferuar në Myzeqe për arësye politike. Është diplomuar në gjuhë e
letërsi. Ka punuar si arsimtar në Çermë dhe gjimnazet e Lushnjë dhe më pas
si themelues, drejtues e gazetar i gazetave të opozitës Ora e fjalës dhe
Republika. Ai ka qenë
ndër pionierët e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ndër themeluesit e Partisë
Demokratike e asaj Republikane. Që nga viti 1992 jeton si refugjat politik në
Itali, ku ka punuar për gazeta e televizione të ndryshme italiane e amerikane.
Ka shtetësi të dyfishtë shqiptaro-italiane. Shpend
Sollaku Noé ka qenë aktiv edhe si përkthyes, veçanërisht nga shqipja,
italishtja dhe rusishtja. Mban gjithashtu lidhje bashkëpunimi me shumë revista
letrare ndërkombëtare. Veprat e tij deri tani janë përkthyer në 21 gjuhë kryesore
dhe janë shitur në rreth njëqind vende të botës. Për t’u shënuar veprimtaria në
mbrojtje të të drejtave të njeriut, sidomos të emigrantëve dhe në veçanti të të
burgosurve dhe të refugjatëve politikë. Librat e tij: “Abysses-Voragini”,
Barcodes-Codici a Barre”, te dy në italisht e anglisht, si dhe Antologjitë në
shqip, italisht, frëngjisht, spanjisht e anglisht, të botuar në SHBA, kanë
arritur të kenë një sukses ndërkombëtar. Ka botuar
me sukses në Itali (Romë) romanet “Il confine della nebbia” (Kufiri i
mjegullës) si dhe “Il pero fiorì a dicembre”, të ambientuar sidomos në Beratin
e viteve ’60 - ’90. Shpend Sollaku Noé ka nisur të shkruajë që në fëmijëri e të
botojë që në moshën 14 vjeçare, në gazetat “Shkëndia”, “Drita” dhe “Zëri i
Rinisë” si dhe në revistën “Nëntori”.
Midis librave kryesore të tij përmenden:
Mëzat e kaltër – poezi, Shtëpia botuese
Naim Frashëri, Tiranë 1987;
Il regno del proibito – poezi, italisht e shqip, Itali 1995;
Applaudire Caligola – poemë deherioke, italisht, Firence, Itali 1997;
Un posto a piedi per Galilea – poemë, italisht, Raguza, Itali 1999-2000;
La Colombia dei Balcani – prozë investigative, Itali 1994;
Il secolo breve – prozë investigative, Itali 1994;
Abysses-Voragini – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2009;
Barcodes-Codici a Barre – poemë, italisht e anglisht,
SHBA 2010;
Piramidi in frantumi – antologji, italisht, SHBA 2011;
Es hora de andar Sócrates – antologji, spanjisht, SHBA 2011;
Se réveiller au fond du précipice – antologji, frëgjisht,
SHBA 2011;
Pantheon in Blackout– antologji, anglisht, SHBA 2012;
Atdheu i tjetrit – shqip, antologji, SHBA 2011;
Il confine della nebbia – roman, italisht, Romë, Itali 2012.
Eros murmuridhesh – poemë, shqip, libër i përbashkët me Skënder Rusin, shqip, Itali, 2014.
Il pero fiorì a dicembre – roman, italisht, Itali 2018.
Applaudire Caligola – poemë deherioke, italisht, Firence, Itali 1997;
Un posto a piedi per Galilea – poemë, italisht, Raguza, Itali 1999-2000;
La Colombia dei Balcani – prozë investigative, Itali 1994;
Il secolo breve – prozë investigative, Itali 1994;
Abysses-Voragini – poemë, italisht e anglisht, SHBA 2009;
Barcodes-Codici a Barre – poemë, italisht e anglisht,
SHBA 2010;
Piramidi in frantumi – antologji, italisht, SHBA 2011;
Es hora de andar Sócrates – antologji, spanjisht, SHBA 2011;
Se réveiller au fond du précipice – antologji, frëgjisht,
SHBA 2011;
Pantheon in Blackout– antologji, anglisht, SHBA 2012;
Atdheu i tjetrit – shqip, antologji, SHBA 2011;
Il confine della nebbia – roman, italisht, Romë, Itali 2012.
Eros murmuridhesh – poemë, shqip, libër i përbashkët me Skënder Rusin, shqip, Itali, 2014.
Il pero fiorì a dicembre – roman, italisht, Itali 2018.
Ka bashkëpunuar ndër të tjera me këto
organe shqiptare e të huaja:
“Loog”, “Das Boot”, “Journal of Contemporary Anglo-Scandinavian
poetry”, “Rustic Rub”, “Parnasus of World Poets”, “Dismisura testi”, “Poeteka”,
“Haemus”, “Drita”, “Bashkimi”, “Republika”, “Ora e fjalës”, “Rilindja
Demokratike”, “News Letter”, “Alto Adige”, “Milosao”, “Ciociaria Oggi”, “Il
messaggero”, “La nazione” , “Gazetta di Parma”, “Il tempo”, “RAI”, “RTTR”,
“Italia Uno”, “Gazeta shqiptare”, “Tirana Observer”, “Dielli – The Sun”,
“Fenix”, “Elite”, “VOA - Zëri i Amerikës”, “Standart”, “Shqiptarja.com”, “Espresso”etj.
Citime rreth veprës së Shpend Sollaku Noè-së:
Citime rreth veprës së Shpend Sollaku Noè-së:
«Vepra e Sh.S. Noè-së mund të përfshihet e gjitha në fillin e zi të traditës europiane që shkon nga Marionettetheater i Kleistit tek Teatro della crudeltà të Artaudit e më tej. Kjo vepër mund të radhitet, madje në mënyrë të ndryshme, me krijimtarinë e një brezi të tërë poetësh (Brodskij, Milosz, Herbert, Kancev), të cilët, ashtu si Noè u shtrënguan të braktisin atdheun që nuk mund të shuanin etjen e tyre për liri». C. Cottardi, C. Diddi, Presidentë Kombëtarë të Amnesty International, Romë, prill 1995.
«Një përzierje eksplozive akuzash, sarkazmash e sulmesh ndaj atij që ai (Noè) e quan komunizëm i maskuar... Mund të duket subjekti i një romani të Kunderas o Grossmanit, por ankthi i realitetit kthehet në dramë njerëzore me fjalët e këtij autori...» Gazzeta di Parma, qershor 1992.
«Një intelektual i huaj i trapiantuar me sukses në Itali». Il
Messaggero, janar 1996.
«Një penë therëse që shkruan në një italishte perfekte». “Alto Adige”, shkurt 1996.
«I aftë të shkrijë formulat e ndërtuara nga tradita, i aftë të revizionojë botën e domethënieve».
Firenze Libri, 1997.
«Një shkrimtar që ka brenda vullkanin; një art për të cilin do të flitet gjatë». Attilio Bertolucci, poet, 1999.
«Një penë therëse që shkruan në një italishte perfekte». “Alto Adige”, shkurt 1996.
«I aftë të shkrijë formulat e ndërtuara nga tradita, i aftë të revizionojë botën e domethënieve».
Firenze Libri, 1997.
«Një shkrimtar që ka brenda vullkanin; një art për të cilin do të flitet gjatë». Attilio Bertolucci, poet, 1999.
«Shpend Sollaku Noé është një
intelektual i madh poliedrik». Floriana Gavazzi, gazetare RAI, Radio Due, 2002.
«Shpend
Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga
akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja,
gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në
underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një
përgatitje solide kulturale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe
shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guximshëm, kurioz nga
instikti, inteligjenzë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë
letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është
personalitet shumë kompleks dhe është i paisur me një ngarkesë të ngjeshur
humane. Lirika e tij është aktuale, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur,
gërvishtëse, magjepsëse».Stelvio Mestrovich Wotninsky, shkrimtar, poet e kritik,
2010; nga parathënia e librit “Abysses-Voragini”.
«Mare Nostrum: një poemë thellësisht njerëzore, e regjur në dhimbje, ankth, rebelim». Paolo Chiozzi, Universiteti i Firences.
«Mare Nostrum: një poemë thellësisht njerëzore, e regjur në dhimbje, ankth, rebelim». Paolo Chiozzi, Universiteti i Firences.
«Kurrë
sʼkam lexuar një poemë kaq të bukur, por ngjethëse; kaq të ngjeshur me
lirizëm, por të hidhur dhe plot helm; kaq të vërtetë, saqë të vjen të rilexosh,
menjëherë pas kësaj, Shkrimet e Shejnta; kaq të përditshme, saqë të vjen të
kesh nostalgji për të kaluarën; kaq shpuese e therëse saqë të vjen të veshësh
dorashka para se tʼa shfletosh».
Stelvio Mestrovich Wotninsky, 2010, nga parathënia e librit “Barkodë”.
Stelvio Mestrovich Wotninsky, 2010, nga parathënia e librit “Barkodë”.
«...Nuk
rrodhi kurrë gjak i mirë midis meje e sovranëve... Autori i këtyre vargjeve,
Shpend Sollaku Noé, shkruan një poesi civile, me retrospektiva në histori e
mitologji, por për tʼu kthyer gjithmonë në bashkëkohoren dhe problemet e sotme
të një bote të populluar nga tiranë, xhelatë, banka të kthyera në perëndi...
Në qendër të veprës së tij është raporti midis fuqiplotëve dhe individit,
midis fuqiplotëve e intelektualit». Marco Rizza, “Alto Adige”, Tetor 2010.
«Romani
Kufiri i mjegullës i Shpend Sollaku Noé-së, shkrimtar, poet e përkthyes
shqiptar, alternon momente të ashpra e ironikë. Një tension i fortë udhëheq
lexuesin nëpërmjet historisë së beratasve Oresti që gërshetohet mjeshtërisht
me ngjarjet e mëdha historike...”
Franz Giordano, RAI, qershor 2012.
Franz Giordano, RAI, qershor 2012.
«Vepra e
Shpend Sollaku Noé-së renditet përkrah letërsisë evropiane që në dhjetë vjetët
e fundit ka përmbledhur dëshmi me vlera absolute nga librat e Marai, Pahor,
Bettizza, Brodskij e Herta Myler. Në faqet e shqetësuara e të rrjedhshme të
prozës së tij Shpend Sollaku Noé prek, me një stil të magjishëm, arësyet më të
thella të humanizmit e të shpirtit dhe këtu romani i tij arrin një frymëmarrje
të jashtëzakonshme.» Giuseppe Marchetti, kritik letrar, Gazetta di
Parma,2013.
Romani “Il
pero fiorì a dicembre”, i shkrimtarit dhe mikut Shpend Sollaku Noé, na dha
ngazëllimin për një arritjeje dhe një suksesi tjetër shqiptar në fushën e
letrave, në një vend të rëndësishëm të kultures europiane e botërore, (romani
është shkruar drejtpërsëdrejti në italisht, forcë e talentit të autorit), na
solli dhe emocionet e forta të dramës gjysmëshekullore shqiptare, një afresk
vuajtjesh dhe qëndrese njerëzore.Visar Zhiti, poet. Shkurt 2018
Romani
“Dardha lulëzoi në dhjetor” është i një bukurie superiore. Mënyra e të
shkruajturit të Shpend Sollaku Noé-së është e qartë dhe e zhdërvjellët. Tema
është përzhitëse. Një roman i madh. Një himn për lirinë e Atdheut të tij. Stelvio
Mestrovich, shkrimtar, “Dielli”, mars 2018
“Dardha
lulëzoi në dhjetor” – Një roman me përmasa të mëdha që lë mbresa te
pashlyeshme.
Kujtim Hajdari, poet, prill 2018
Kujtim Hajdari, poet, prill 2018
“Dardha
lulëzoi në dhjetor” është një roman i madh dramatik me ngjarje që zhvillohen në
një sfond të caktuar historik. Pas një prodhimi të gjerë poetik në gjuhën
shqipe dhe italiane, Shpend Sollaku Noé, figurë shumëdimensionale prej
intelektuali, çimentohet tashmë edhe me romanin. Ashtu si tek poezia, ai
trajton veçanërisht temën e marrëdhënieve ndërmjet individit dhe pushtetit
despotik. Me romanin, sidoqoftë, Shpend Sollaku Noé ka gjetur një mjet shprehës
më të pasur dhe të larmishëm që dëshmon se e zotëron me mjeshtëri.
“Dardha lulëzoi në dhjetor” është pjesë e heptalogjisë së romaneve “Bij të Saturnit”, Kjo eptalogji është frymëzuar nga faktet e ndodhura vërtetë në më shumë se pesëdhjetë vjet të të kaluarës së afërt të Evropës; duke filluar nga Ligjet Raciale, për të vazhduar me diktaturën nën regjimet e ashpra komuniste dhe më gjerë. Skena e ngjarjeve, subjekti dhe personazhet gradualisht shtrihen në botë, që nga kriza e Kubës (1962) deri në depresionin e madh botëror të filluar në vitin 2008. Titujt e shtatë romanëve të heptalogjisë janë: "Trenat e humbur të Atzel Brauner-it", "Dardha lulëzoi në dhjetor "," Filius Hostis "," Ganxha "," Scorpius "," Kavie "," Walscher ". Sidoqoftë, secili prej romaneve tek "Bij të Saturnit" ka jetën e vetë të pavarur edhe jashtë këtij kompozimi të madh letrar. Floriana Gavazzi, gornalista RAI, 2018
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen