11.06.2019

Dy shtete katër probleme të mëdha

"Politika dhe mafia janë dy pushtetet që jetojnë nga kontrolli i territorit të njëjtë: ato ose luftohen në mes vete, ose pajtohen!" Paolo Borsellino

Ramushi kundër ndryshimit të kufijve, Hashimi për kompromis territorial me Serbinë. Kryeministri në një drejtim, kryetari në një tjetër. Ata nuk përfaqësojnë dy shtete, por një shtet. Edhe pse shihet se njëri dëmton, askush nuk merret seriozisht me rrëzimin e njërit prej tyre.

Shtet me dy koka, si edhe shqiponja! Nuk luftohet për interesa nacionale, por për protagonizëm! Për t’u bërë i pari! Për t’u bërë kryesori! Më i suksesshmi!

Për të pajtuar kryeministrin dhe kryetarin, nuk do të mjaftojë as Merkel, as Macron, e as Trumpi, e as Këshilli i Sigurimit! Ata nuk kuptojnë kompromisin, ata kuptojmë vetëm mënjanimin e njëri-tjetrit, ose ultimatumin!

Edi Rama dëshiron zgjedhje, Meta i anulon ato. As këta dy nuk përfaqësojnë dy shtete, por vetëm një. Shtet me dy koka, si edhe shqiponja. E kush mund t’ i pajtojë këta dy? Nuk dihet, por edhe këta luftojnë për protagonizëm! Edhe këta nuk njohin kompromisin, por eliminimin e njërit-tjetrit. Edhe këta pajtohen vetëm kur u vjen ultimatumi nga jashtë! Vetëm kur të kuptojnë se do të humbin karrigen!

Partia Demokratike adhuron pushtetin, por nuk dëshiron të marrë pjesë nëpër institucione për ta fituar atë. Ajo dëshiron të qeverisë, por braktisë Kuvendin dhe hidhet në rrugë. Ajo dëshiron liri, gjersa është e lirë për të protestuar. Ajo dëshiron rend europian, gjersa kërcënohet me metoda dhe fjalor stalinist.

PD është një parti, por edhe ajo ka dy koka! Njëra mendon, tjetra flet! Ato dy koka nuk kanë vjedhur vetëm, por edhe kanë vrarë njerëz! Rama duke i kursyer nga ndjekja penale, mendoi se po blinte rehatinë! Ai ka harruar një fakt: ata nuk janë vetëm hajna, por edhe vrasës!

Basha premton shtet ligjor dhe premton të luftojë krimin, por Lazarati u trashëgua pikërisht nga ata që do të luftonin mafian. Ata quajnë kriminele qeverinë, por vetë kanë vrarë protestues. Ata shajnë qeverinë si hajdute, vetë kanë vjedhur 230 milionë euro nga autostrada.

Kur një grup kriminelesh përpiqet të rrëzojë grupin tjetër të kriminelëve me pushtet, atëherë popullit nuk i mbetet asgjë, pos ikjes, sepse nëse rrëzohet kriminelët e sotshëm, marrin pushtetin kriminelet e djeshëm. Ata janë stërvitur më mirë se këta, që duhet të rrëzohen, por edhe nëse do të largohen nga pushteti, nuk do të arrestohen. As Rama nuk i arrestoi! Akuzat përdoren vetëm për vota, vetëm për të mashtruar popullin, jo pse kanë ndërmend ta ndryshojnë gjendjen!

Gjendja politike në Shqipëri dhe Kosovë i ngjan luftës së klaneve mafioze, që luftojnë për treg. Dy shtete, katër probleme!

Politikanët shqiptarë akoma nuk kanë kuptuar se rendi i vërtetë demokratik, bazohet më shumë në ligj sesa ai diktatorial. Ose dinë këtë, por e luftojnë zbatimin e së drejtës, sepse shumica prej tyre, do të duhej të arrestoheshin! Ata, si në Shqipëri, si në Kosovë, kanë prokurori dhe gjykata, por ato janë vetëm improvizime, sepse pikërisht prokurorët dhe gjykatësit, do të duhej të burgoseshin të parët, tok me ministrat e drejtësisë!

E populli? Popull që duron vjedhjen e shtetit dhe vrasjen e protestuesve

Keine Kommentare: