Burri i thotë bashkëshortes:
Po bisedonin dy miq në qytet dhe njëri nxjerr celularin dhe i thotë bashkëshortes:
"Pas dhjetë minutave do të jem në shtëpi, e dua ujin e nxehtë gati. Kuptove?“ dhe e përfundon bisedën. Tjetri që dëgjoi zërin urdhërues të mikut thotë:
"Oh, ma bëre zemrën mal, paska ende burra!"
"Mos je çmendur", ia ktheu tjetri, "mendon se unë do t'i lajë pjatat me ujë të ftohtë..."
Nënshkruani këtu!
Uccio de Santis: Unë nuk di të shkruaj!
Atëherë shruaj dy „X“
Uccio de Santis: Në rregull!
Zotëri, i keni shkruar tri „X“!
Uccio de Santis: Normale!
„X“ e parë dhe e dytë janë emri dhe mbiemri, çfarë domethënë „X“-ja e tretë?
Uccio de Santis: E para është titulli im Dr. E dyta dhe e treta janë emri dhe mbiemri.
Uccio de Santis, aktor, humorist italian:
Nga italishtja LB
Më trego të lutem, tani që po vdes, i kujt është ky djalë, që nuk më respekton fare? Tetë të tjerët sillen shumë mirë me mua, por ky aspak!
Valla bre burrë, vetëm ky është i yti, 8 tjerët jo...
(Gazmore afgane)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen