Rreth 88 përqind e banorëve hebrenj të Jerusalemit janë të kënaqur me jetën e tyre, dhe 49 përqind e banorëve arabë. Zyra Qendrore e Statistikave publikoi këto shifra me rastin e Ditës së Jerusalemit, e cila festohet të Dielën.
Sipas rezultateve të tanishme, në Jerusalem jetojnë 900,000 banorë. Rreth 62 përqind e tyre janë hebrenj dhe etni tjera ose fe të tjera, ndërsa arabët përbëjnë 38 përqind të banorëve. Një e treta e hebrenjve të Jerusalemit e konsiderojnë veten ultra-ortodoksë.
Ndërkohë, shumica e izraelitëve, 72 përqind, e shohin Ditën e Jerusalemit si një "ditë normale". Hebrenjtë fetarë ose politikisht të djathtë priren ta festojnë këtë ditë. Vetëm 13 përqind e ultra-ortodoksëve e shohin "Jom Jerushalajim" si një "ditë normale". Ky ishte rezultati i një sondazhi nga Instituti për Politikë i Popullit Hebre, një „fabrikë e përsiatjes“ (think tank) i themeluar në 2002.
Çështja e ndarjes
Në një sondazh tjetër, rezultati ishte ambivalent. Sipas kësaj, 97 përqind e arabëve në Jeruzalemin Lindor janë kundër një Jerusalemi në kufijtë aktual të qytetit. Nga ana tjetër, 97 përqind janë gjithashtu kundër ndarjes së qytetit.
Dijetari i shkencave politike Dan Miodownik nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, që kreu sondazhin, shpjegoi në një intervistë për gazetën e përditshme "Jerusalem Post" se cili ishte rezultati:
Përgjigja e pyetjes së parë pasqyron ndjenjën kombëtare, e dyta është një shprehje të konsideratave praktike. "Ata shqetësohen se si ndarja mund të ndikojë në jetën e përditshme dhe çfarë ndodh me gjërat që vlerësojnë më shumë, të tilla si liria e lëvizjes, mundësitë e punës dhe shërbimet që marrin.“
Shumica e banorëve hebrenj në Jerusalemin Perëndimor janë për mbajtjen e Jerusalemit brenda kufijve të tanishëm të qytetit dhe nën kontrollin e Izraelit; vetëm 13 përqind ishin kundër. Një opsion i tretë - ndarja e Jerusalemit, por me hyrje-dalje të lirë nga të dyja palët — 43 përqind e arabëve ishin kundër dhe 69 përqind e hebrenjve. Banorët hebrenj të Jerusalemit Lindor nuk u përfshinë në studimin e financuar nga Bashkimi Evropian
11.05.2018, marrë nga israelnetz
Jerusalemi me rrethinë ka 1,7 milion banorë
Ngas gjermanishtja Lis Bukuroca
.......................................
Ngjyrat e dashurisë, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen