Aforizma të indianëve, të banorëve vendas të Amerikës Veriore:
"Një popull nuk është i pushtuar deri kur zemrat e grave të tij të jenë të forta." Indianët çejene
“Si mund të jenë të vdekurit vërtet të vdekur derisa ata ende jetojnë në zemrat tona?” Indiane
„Ti duhet t'i shikosh gjërat me syrin në zemër, jo me syrin në kokë." - Lame Deer (Lakota-Sioux) (1903-1976)
“Ec vertikalisht si lisat. Jetoje jetën tënde aq fort si malet. Ji i butë si puhia e pranverës. Mbaje ngrohtësinë e diellit në zemrën tënde dhe shpirti i madh do të jetë gjithmonë me ty.” Navajo indian
“Mos rrini pranë varrit tim dhe mos qani. Nuk jam aty dhe jo, unë nuk po fle. Unë jam njëra nga një mijë valët e liqenit, jam vezullimi, diamanti i borës, kur zgjoheni në heshtje në mëngjes, atëherë jam i fshehur për ju; jam një zog në fluturim, i qetë si një fllad. Unë jam drita e butë e yjeve gjatë natës. Mos qëndroni pranë varrit tim dhe mos qani, nuk jam aty dhe jo, nuk po fle.” Lakota indian
“Aq të ndryshme janë mrekullitë e krijimit sa kjo bukuri nuk do të përfundojë kurrë. Krijimi është këtu. Është në ty pikërisht tani, ka qenë gjithmonë aty. Bota është një mrekulli. Bota është magji. Bota është dashuri. Dhe ajo është këtu tani. ” Indianët irokez
"Është më mirë të kesh më pak murmurima në gojë dhe më shumë vetëtima në dorë." Apaçët
"Kur u linde, ti qave dhe bota ishte e lumtur. Jeto jetën në atë mënyrë që kur ti të vdesësh, bota të qajë për ty e ti të ndihesh i lumtur. “ Çeroki
"Kujdes nga njeriu që nuk flet dhe nga qeni që nuk leh." Çejene
„Fuqia, sado e fshehur që të jetë, prodhon rezistencë." Lakota
"Ata që shtrihen me qen, ngrihen me pleshta." Blekfut
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Nëse dëshiron urtësi jete me diku 130 rrëfenja, atëherë këtu mund të porositësh librin Kuptimi i jetës te amazon *, te lulu Kuptimi jetës ose thjeshtë kopjo titullin dhe në google mund ta gjesh diku tjetër...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen