10.12.2021

Thëniet më të bukura për nënën (I)

„Asnjë gjuhë nuk mund të shprehë fuqinë, bukurinë, heroizmin dhe madhështinë e dashurisë së nënës.“ (Edwin Hubbell Chapin)

„Një nënë që është vërtet nënë nuk është kurrë e lirë.“ (Honoré de Balzac)

„Ishte nëna ime ajo që më mësoi të qeshja dhe të lutem.“ (Raymond Dickinson)

„Nuk është e mundur të jesh një nënë e përkryer. Por ka një milion mënyra për të qenë një nënë e mirë.“ (Jill Churchill)

„Ka shumë gjëra të bukura që perëndia mund të na japë dy herë; por mami është diçka  aq e madhe, sa na e jep vetëm një herë.“ (Harriet Beecher Stowe)

„Nëna e mirë nuk duhet të jetë, si e imja, një krijesë e thjeshtë sakrifice: ajo duhet të jetë një grua, një qenie njerëzore.“ (Sibilla Aleramo)

„Të vërtetat që kanë rëndësi, parimet e mëdha, në fund të fundit mbeten gjithmonë dy ose tre. Këto janë ato që të ka mësuar nëna jote si fëmijë.“ (Enzo Biagi)

„Ka nëna që na mbushin me puthje dhe të tjera me piskama, por dashuria nuk ndryshon dhe në realitet shumica e nënave i bëjnë që të dyja.“ (Pearl S. Buck)

„Nëna ime është një mrekulli që ecën.“ (Leonardo Dicaprio)

„Shumica e nënave janë filozofe instinktive.“ (Harriet Beecher Stowe)

„Nëna e ka shpikur dashurinë në Tokë.“ (Edmond Haraucourt)

„Të jesh nënë nuk është punë. Nuk është as detyrë. Është vetëm një e drejtë mes shumë të drejtave.“ (Oriana Fallaci)

„I lumtur është djali, besimi i të cilit në nënën e tij mbetet i padiskutueshëm.“ (Louisa May Alcott)

„Ne nuk vijmë nga yjet apo nga lulet, por nga qumështi i nënës. Ne mbijetuam nga dhembshuria njerëzore dhe kujdesi i nënës sonë. Kjo është natyra jonë kryesore.“ (Dalai Lama)

„Një nënë e mirë vlen sa njëqind mësues.“ (George Herbert Palmer)

„Një nënë sheh gjithçka, thotë pak, sakrifikon gjithçka, ankohet pak, jep gjithçka, pret pak… Gjithçka që dëshiron është që fëmija i saj të jetë i lumtur.“ (Anonim)

„Fryma që dominon, dora që qeveris, ndikimi mbretërues në një shtëpi, është shpirti, dora dhe ndikimi i nënës.“ (Henri-Frédéric Amiel)

„Asnjë burrë nuk është i varfër nëse ka një nënë hyjnore.“ (Abraham Lincoln)

„I gjithë edukimi vjen nga nëna.“ (Aristoteli)

„Akademia më e mirë, gjunjët e një nëne.“ (James Russell Lowell)


Nga italishtja LB


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetës

Keine Kommentare: