05.03.2022

Licencimi moral dhe religjioni, Psikologji (12)

Një studim i vitit 2015 erdhi në përfundimin se fëmijët nga familjet religjioze janë më pak të gatshëm për të ndarë diçka me të tjerët dhe për gabimet e tjerëve, janë shumë më kritikë, sesa fëmijët nga familjet jofetare.

Aty qenë shqyrtuar sjelljet e mbi një mijë fëmijëve të moshës 5 deri në 12 vjeç, edhe atë:  në Kanada, Kinë, Jordani, Turqi, SHBA dhe në Afrikën e Jugut. 

Rezultati

Fëmijët nga familjet e krishtera dhe myslimane kishin shumë më pak gjasa t'i ndajnë distinktivë me të tjerëve, sesa fëmijët nga familjet jofetare. Sa më religjioz që ishin prindërit, efekti ishte po aq më i qartë. 

Në pyetjen se a duhet dhe si duhet të ndëshkohen sjelljet e vogla të pahijshme  të tjerëve, fëmijët që rriteshin me religjion, tregoheshin më të rreptë dhe përkrahnin dënime dukshëm më të ashpra, sesa fëmijët nga familjet jofetare.

Rezultatet ishin në kundërshtim të qartë me parashikimet e prindërve. Posaçërisht prindërit me besim të krishterë supozonin  se fëmijët e tyre kishin një nivel veçanërisht të lartë të empatisë si dhe një ndjenjë të lartë për drejtësi.

Shkencëtarët e panë licencimin moral si shkak. Sipas kësaj, njerëzit fetarë e shohin besimin e tyre si një arritje të madhe dhe kështu përligjin në mënyrë të pavetëdijshme egoizmin dhe intolerancën, që kufizojnë sjelljen e tyre prosociale.


Çfarë është Licencimi Moral?

Licencimi moral përshkruan fenomenin psikologjik se njerëzit mund të bëjnë diçka të keqe pa u ndierë fajtorë nëse më parë kanë bërë një vepër, që e konsiderojnë të mirë. Për shembull, i ke bërë dikujt mirë, pastaj ia lejon vetes t'i bësh edhe keq; ke bërë sport, pastaj ia lejon vetes të hash edhe shumë ëmbëlsira... 

Ke ndihmuar atdheun, ia lejon vetes të drejtën për ta vjedhur. Ky është licencimi moral.

Fenomeni është studiuar mirë si në psikologji, ashtu edhe në ekonomi. Në kontekstin ekonomik ekziston fenomeni i ndërlidhur me  “Rebound-Effect”.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Në fotografi lart  janë distinktivët

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe

DISTINKTIV m. Shenjë dalluese prej metali etj. me përmasa të vogla, me një figurë a me diçka të shkruar mbi të, që mbahet në gjoks, që ngjiten etj…


Keine Kommentare: