„Fati do të na largojë nga njëri-tjetri, por nuk do të na ndajë.“ Jean-Jacques Rousseau
„Gjinia më e dobët është më e fortë për shkak të dobësisë së më të fortit për më të dobëtin.“ Greta Garbo
„Krahasimi është fundi i lumturisë dhe fillimi i pakënaqësisë.“ Soren Kierkegaard
„Veglat e një këngëtari: një gjoks të madh, një gojë të madhe, nëntëdhjetë për qind mbamendje, dhjetë për qind inteligjencë, shumë punë të madhe dhe diçka të veçantë në zemër.“ Enrico Caruso
„Jeta është një shfaqje e teatrit pa prova. Prandja këndoni, qeshni, kërceni dhe dashuroni…“ Charlie Chaplin
„Fati i përzien letrat dhe ne e luajmë lojën.“ Arthur Schopenhauer
„E vetmja gjë e rrezikshme për fluturimin është toka.“Wilbur Wright
„Ndërgjegjja është zëri i shpirtit. Pasionet janë zëri i trupit.“ Jean-Jacques Rousseau
„Lumturia na ikën kur vrapojmë pas saj. Në të vërtetë lumturia vjen nga brenda.“ Mahatma Gandhi
„Lumturia shkon tek ata që e presin, mirëpo ata duhet patjetër ta mbajnë edhe derën hapur.“ Thomas Mann
„Lumturia vjen tek ata që qeshin.“ Proverb japonez
„Zemra i ka arsye për të cilat mendja nuk di asgjë.“ Blaise Pascal
„Edukimi nuk është mbushja e fuçive, por ndezja e flakëve.“ Herakliti
„Kur gratë bërtasin, ato janë histerike. Kur burrat ulërijnë, ata janë dinamikë.“ Hildegard Knef
“Bashkëshortësia i ngjan një kërpudhe: a është e mirë apo helmuese, e kupton vetëm kur të jetë bërë tepër vonë.” Miguel de Servantes
“Ftesa për flirt shkruhet me sy.” Jeanne Moreau
“Fundi i derrit është fillimi i sallamit.” Wilhelm Busch
"Jetë nuk është të presësh për të kaluar stuhia, por të mësosh të kërcesh në shi." (Mahatma Gandhi)
“Thotë i urti: "Gjersa je duke ecur mund të ndodhë që të shkelësh në një gjemb. Me siguri do të ndiesh dhembje, por do të bësh gjithçka për ta hequr atë. Bëje të njëjtën gjë në jetën tënde: hiqi gjembat dhe rifillo udhëtimin.” Anonime
“Të gjithë jemi vizitorë të kësaj kohe, të këtij vendi. Jemi vetëm në kalim e sipër. Qëllimi ynë këtu është të vështrojmë, të rritemi, të duam… Më pas kthehemi në shtëpi.” Fjalë e urtë e banorëve vendas të Australisë
Shqipëroi Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen