17.04.2022

Aforizmat më të mira nga Rumi

Ti nuk je një pikë uji në oqean, ti je një oqean në një pikë uji.

Pse qëndron në burg kur dera është aq e hapur?

Ndarjet janë vetëm për ata që duan me sy. Sepse për ata që duan me zemër dhe me shpirt, diçka e ngjashme si ndarja

nuk ekziston.

Atë që ti kërkon, të kërkon ty.

Është rruga jote dhe vetëm e jotja, të tjerët mund ta ecin atë rrugë me ty, por askush nuk mund ta përshkojë atë rrugë për ty.

Mos u pikëllo. Çdo gjë që ti humb, të kthehet në një formë tjetër.

Ti ke lindur me flatra, pse në jetë parapëlqen zvarritjen?


Plaga është vendi nga drita depërton në ty.

Në mes të zemrës tënde fillon jeta - vendi më i bukur në botë.

Mendja është e pafuqishme përballë shprehjes së dashurisë.


Njeriu duhet ta thyejë zemrën derisa ajo të hapet.

Harroje sigurinë. Jeto aty ku ke frikë të jetosh.

Mbylli sytë, dashurohu dhe rri aty.

Nëse ke dritë në zemrën tënde, do të gjesh rrugën për në shtëpi.

Universi nuk është jashtë teje. Shiko brenda vetes; gjithçka që ti dëshiron, tashmë je.


Nuk e di ende? Është drita jote që ndriçon botën.

Kur ti fillon të ecësh, shfaqet rruga.

Dashuria është ura mes teje dhe çdo gjëje tjetër.

Ajo që të shkakton dhembje, të bekon. Errësira është qiriu yt.


Ngriti fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i bën lulet të rriten, jo bubullima.

Shpërfilli ata që të bëjnë të frikshëm dhe të trishtuar, që të degradojnë , që të hedhin pas drejt sëmundjes dhe vdekjes.

E di që je i lodhur, por eja, kjo është rruga e drejtë.


Zemra jote është e madhe sa një oqean. Shko dhe gjeje veten në thellësitë e saja të fshehura.

E vetmja bukuri që zgjat është bukuria e zemrës.

Dje isha i zgjuar dhe dëshiroja të ndryshojë botën. Sot jam i mençur dhe dua të ndryshoj veten time.


Xhalal ad. D. M. Rumi konsiderohet si njëri nga poetët dhe mistikët më të rëndësishëm të mesjetës. Ai jetoi në Persi, sot Afganistan, nga viti 1207 deri në 1273. Si një mistik dhe dijetar, ai shkroi urtësi frymëzuese për jetën. Në mësimet e tij, dashuria është forca lëvizëse e universit. Shumë prej mendimeve të tij tani njihen përgjithësisht si aforizma.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Nëse dëshiron të edukosh drejtë, të përmirësohesh vetë dhe të kuptosh më mirë jetën dhe njerëzit, atëherë blije librin me diku 130 rrëfenja me pedagogji praktike. 

Kuptimi i jetës:  te LULU,  te AMAZON.

Keine Kommentare: