meqenëse në emër zotit mund të flasë kushdo
apo si popi serb, që vraponte pas tankeve
për t'i bekuar ato
atëherë vështirë të përligjet ekzistenca e tij
pra meqenëse në emër të tij mund të flasë kushdo
si mulla i Iranit për shembull
apo si Policia e Moralit
që ia mori jetën zonjushës pse i kishte rrëshqitur shamia
atëherë zoti nuk po guxon të ekzistojë
sepse kryezoti njeri ka fuqi më shumë se ai
prandaj po vret e pret i papenguar
i pafrikësuar
Polica e Religjionit
të vret
edhe popi rus të vret
ata ta nxjerrin shpirtin në emër të zotit
E pastaj?
Pastaj popi Kiril thotë:
Nëse vdes duke vrarë ukrainas në shtëpinë e tyre,
"do të jesh me Zotin në mbretërinë e tij, plot lavdi…"
Tani Mahsa Amini mundet edhe pa shami
nuk i duhet më
tha Polica e Moralit
që ia nxori shpirtin me plot moral mesjete
kurse ushtari rus
22 vjeçar
si edhe zonjushja së cilës iu panë pakëz flokët
janë mbuluar me dhe dhe do të harrohen
gjersa prindërit e tyre do të luten
ata shpresojnë dhe do të luten
se ndoshta një ditë
zoti do të dënojë popin rus dhe mullën e Persisë…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen