08.01.2023

Nderi i gruas dhe i burrit

Në shoqëritë fisnore nderi i gruas humbet për një gabim të vogël dhe nuk i rikthehet kurrë siç ishte. Damka i mbetet si vulë në ballë! Në shoqërinë si ajo nderi i dëmtuar i burrit rindreqet gjithmonë dhe gabimi i falet gjithmonë. Aty nëse burri tradhton, e konsiderojnë gati vepër humanitare. Madje maskarai edhe mburret.

Nëse gruaja tradhton është e barabartë me fundin e moralit dhe botës! Gruajën mund edhe ta vrasin sespe në kulturën tribale, seksi i gruas jashtë interpretohet si marrje e fytyrës së burrit. Thua se ia ka bërë dikush atë punë burrit mu në surrat! Në kohën tonë çdonjëri ka dinjitetin e vet dhe askush nuk duhet të turpërohet apo mburret me veprat e huaja! Kush tradhton dëmton dinjitetin e vet, jo ai që nuk e bën. Turpërohet vetëm ai që e konsideron bashkëshorten pronë: skllavja e ka tradhtuar!
Aty ku nderi merret si bazë, jo dinjiteti, aty vdekja ka më shumë vlerë sesa jeta! 
Aty të vekurit shenjtërohen, të gjallët mallkohen!
Me rrëshqitjen e vogël të një gruaja, që burrat e vlerësojnë si amorale, pezmatohet krejt fisi mashkullor. Me rrëshqitjen e madhe burri fiton empatinë e krejt fisit mashkullor, madje e arsyetojnë edhe gratë, që ndihen burra, që e kanë humbur identitetin e tyre femëror me „edukatën“ mashkullore të imponuar me dhunë!
Një grua që i gjen dashnore burrit, merret si çudi normale, si shfaqje ekzotike, por edhe prej shumë burrave edhe si simpatike, burrneshë me plot dashuri dhe mirëkputim për burrin.
Sikur një burrë t'i gjente bashkëshortes burra, do të përjetohej si prostitucion i madh dhe katastrofë! Tragjedi, amoralitet dhe prishje e familjes. E kush do ta quante të moralshëm atë burrë!? Askush!
Ato hipokrizi janë bazë e mendësisë fisnore: aty morali dhe amoraliteti gjykohen sipas gjinisë së vepruesit, jo sipas veprës! Aty nuk penalizohet vepra, por gjinia!
Popujt që nuk njohin barazinë gjinore, nuk e përjetojnë lumturinë familjare. As dashurinë brenda saj. Përjashtimi i gjysmës së popullsisë nga liria dhe kreativiteti jetësor, është parakushti themelor për të ngelur në vend.
Ngelja në vend nuk është vetëm ngecje, por është më shumë kthim prapa, sepse koha nuk ndalet. Ajo largohet. Mospërparimi është veprim kundër natyrës njerëzore. Ligji bazë i saj është përmirësimi i vazhdueshëm dhe përshtatja kohës. E kundërta e saj është deevolucioni, kopjim i botës shtazore...
...
Librat "Letër burrave I", "Letër Burrave II" dhe "Kuptimi i jetës" mund të porositen tek: amazon, libreriauniversitaria.it, lulu, barnes and noble com, thalia de, bookdepository com, orellfuessli ch, goodreads, ebook de, AbeBooks de etj.

Keine Kommentare: