Gati çdo grua shqiptare e pashkolluar sa duhet, është rezultat i burrave injorantë.
Asnjë pushtues i Afganistanit nuk ka qenë aq barbar me gratë dhe vajzat afgane, sa burrat afganë.
Aty ku burrat janë të aftë për t’i shtypur gratë dhe bijat e veta,
asnjë pushtues në botë nuk mund t’ua ndalojë përparimin më shumë, sesa burrat e vet dhe vëllezërit e vet.
Në Ukrainë gratë në luftë vriten dhe përdhunohen nga pushtuesi rus, në Iran e Afganistan gratë vriten dhe përdhunohen nga burrat iranianë e afganë në paqe.
Nuk është prind ai i cili i kufizon lirinë e vajzës,
sepse prindi i vërtetë nuk i kufizon fëmijës së vet lirinë e jetës.
Nuk është vëlla ai, i cili ia ndalon motrës dashurinë,
por vetëm ai, i cili i gëzohet dashurisë së motrës.
Shumë gra të mençura, që kanë mundur të bëhen personalitete të famshme, i patëm burgosur në kuzhinë: nga tuta e madhe e atit për t’u shkëputur nga masa dhe nga vogëlsia e madhe e burrit për t’i besuar dashurisë.
Babai i mirë nuk bën dallime gjinore mes fëmijëve të vet. Nëse e bën, nesër fëmijët do t’i duan prindërit sipas gjinisë.
Kush martohet pa dashuri, është nisur për diku me një autobus pa biletë. Ku mbërrin, ai nuk e di, nuk e di e as ku e zbresin dhe si…
Çdo dashuri e humbur, është një mësim shumë i mirë sesi të ruhet dashuria ardhshme.
Dy të martuar pa dashuri janë dy veta, që ecin mbi akull dorë për dore. Kur të rrëzohen, faji do t’ia hedhin njëri-tjetrit. Dhe, do të rrëzohen!
Kush martohet me dashuri është nisur në një udhëtim plot emocione, me një avion. Fluturim, gëzim, hidhërim dhe përsëri gëzim e fluturim. Se ku zbresin, as ata dy nuk e dinë me siguri, por ata dy e dinë shumë mirë, se ku do të dëshironin të zbresin, me kë dhe si.
Ndarja nga një i/e dashur është ndarje nga njeriu, por jo nga dashuria si emocion dhe kujtim. Ajo mbetet përgjithmonë jetëshkrim vetjak dashuror.
99,9% e gjysheve tona ishin analfabete, sepse 99% e burrave tanë ishin injorantë primitivë!
Dashuria e humbur është mësim dhe ishte dhuratë e ndërsjellë, edhe pse e përkohshme si përjetim, mbetet e përjetshme si kujtim!
Një ditë e kuptojmë ndoshta të gjithë se dashuria e humbur nuk ishte as dështim, as mëkat, e as humbje, por kënaqësi që u jetua dhe u përjetua. Episodike, por megjithatë dashuri e madhe! Sepse dashuria nuk matet vetëm me kohë, por edhe me emocione dhe pasione, të cilat hedhin hijen me dekada larg ngjarjes…
Urimet Shën Valentinin atyre që i besojnë dashurisë, jo atyre që i besojnë dhunës dhe diskriminimit gjinor.
Burrat që nënshtrojnë gratë e veta, luftojnë lirinë dhe lumturinë e vet.
Burrat dhe gratë që luftojnë barazinë gjinore,
e shkatërrojnë
drejtësinë,
lirinë,
lumturinë,
dhe përparimin e një kombi!
Kombet që shtypin gratë dhe bijat e veta nuk përparojnë kurrë, sepse ata humbin shumë energji dhe kohë duke u munduar për ta nënshtruar njëri-tjetrin sa më mirë!
Asnjë kafshë e butë apo bishë e egër nuk diskriminon dhe nuk keqtrajton të dashurit e vet, si e bën kryekafsha, apo kryebisha njeri.
Aty ku burrat shtypin gratë e veta, aty krenohem me nënshtrimin e grave në shtëpi, jo me lumturinë në shtëpi.
Armatë më të keqe pushtuese për një popull nuk ka, sesa turma e burrave që diskriminon gratë dhe bijat e veta.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen