"Një njeri është i lirë në momentin që dëshiron të jetë i lirë."
"Është më mirë të rrezikohet duke lënë të lirë një fajtor, sesa të dënohet një i pafajshëm"
"Është një besëtytni infantile e shpirtit njerëzor që virgjëria të konsiderohet një virtyt dhe jo një pengesë që ndan injorancën nga dija."
“Vendosa të jem i lumtur sepse është mirë për shëndetin tim.”
"Një klerik është ai që ndihet i zgjedhur për të jetuar pa punuar, në kurriz të mjeranëve, të cilët punojnë për bukën e gojës."
"Të vërtetat e religjionit nuk janë kuptuar kurrë më mirë, sa nga ata që kanë humbur aftësinë për të menduar."
“Na lejoni të lexojmë dhe të vallëzojmë - dy argëtime që nuk do të mund kurrë ta dëmtojnë botën.”
“Njerëzi janë të barabartë; jo lindja, por virtyti e bën dallimin.”
"Kafshët kanë këto përparësi ndaj njerëzve: nuk kanë teologë që i mësojnë, funeralet nuk u kushtojnë asgjë dhe askush nuk padit testamentet e tyre."
"Gjërat e mëdha janë shpesh më të lehta sesa mendohet."
“Toleranca nuk ka provokuar kurrë një luftë civile; mungesa e tolerancës ka mbuluar tokën me masakra.”
"Shtrigat pushuan së ekzistuari kur ne pushuam me djegien e tyre!”
Voltaire (Volter), pseudonim i François-Marie Arouet, u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq më 30 maj 1778. Ishte filozof, dramaturg, historian, shkrimtar, poet, enciklopedist, shkrimtar i fabulave, novelist dhe eseist francez. Ai ishte një nga autorët më të lexuar dhe më me ndikim në epokën e iluminizmit. Në Francë shekulli i 18-të quhet edhe "Shekulli i Voltaire-it" (Le siècle de Voltaire).
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen