24.03.2023

Pse njerëzit ofendojnë? Psikolgji (14)

Nga pikëpamja psikologjike, ka disa arsye dhe ato gjenden gjithmonë tek ata që ofendojnë, por jo te të ofenduarit.

Ndjenja e pushtetit: Ai që fyen të tjerët i nënçmon ata për të paraqitur veten mbi ta. Disa njerëz kanë nevojë për këtë ndjenjë pushteti dhe u pëlqen të përfitojnë prej saj, për shembull nëpërmjet pozitës më të lartë në vendin e punës.


Kompleksi i inferioritetit: Pas sjelljes abuzive zakonisht fshihet një problem me vetveten. Ofenduesit ndihen inferiorë, kanë një vetëbesim të dëmtuar dhe përpiqen ta kompensojnë duke nënçmuar të tjerët.


Zilia: Ndoshta keni sukses në një fushë dhe dikush ju ka zili. Nëse ky person tani ju shan, kjo është shenjë e qartë se atij nuk i pëlqen suksesi juaj dhe se do të kishte dëshiruar atë  për vete. 


Zemërimi: Disa njerëz janë aq impulsivë saqë kur janë të shqetësuar ose të zemëruar, nuk mund të kontrollojnë gjuhën dhe fyejnë njerëzit e tjerë për të qetësuar veten, ose ofendimi u nevojitet për të zvogëluar agresionin.


Bullizmi: Kur një grup njerëzish fyen një njeri, kjo mund të përshkallëzohet shpejt në bullizëm. Ofenduesit mund të kenë edhe frikë se do të shahet vetë dhe prandaj ofendojnë të parët. 


Ofendimi si formë e trashëguar e komunikimit


Ka nga ata që ofendojnë nga ndikimi social dhe për shkak se ato sjellje i kanë mësuar dhe trashëguar. Shumë njerëz rriten në një mjedis ku kritika, poshtërimi dhe zhvlerësimi janë në rend të ditës. 


Herët a vonë ata përsërisin atë që kanë përjetuar vetë dhe nëpërmjet atij komunikimi të dhunshëm, përpunojnë ata zhgënjimin dhe dhembjen, që i kanë akumuluar qysh nga fëmijëria.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: