23.08.2024

Guxo me puthë

1.

Vjen nusja në shtëpi dhe ai nuk e puth. Kurorëzohen dhe ai nuk e puth.

Si dy shokë. Thua se puthja është seks.

Puthja është gjest dashurie, mirënjohjeje si ndaj prindit, ashtu edhe ndaj bashkëshortes.

E njëjta vepër, por vetëm me gruan seksualizohet veprimi. Këtu qëndron krejt dallimi. Te interpretimi, jo te gjesti. 


Nëse është e lejueshme të puthet nëna, ati, motra, vëllai etj. atëherë nuk mund të jetë turp puthja e bashkëshortes. 


Është përshëndetje, falënderim. Nëse puthja e bashkëshortes është seks, atëherë edhe puthja pjesëtar
ëve tjerë të familjes, është seks.


Të puthet nëna nuk qenka turp, por të puthet bashkëshortja, qenka seks. Kulturë patriarkale fisnore. Puthja e parë shpallet dashuri, e dyta kurvëri.

As puthja në buzë, as puthja në faqe nuk është seks, por patriarkalizmit i duhet për të poshtëruar qytetërimin modern.


2.

Në planetin e majmunëve, ish-majmunëve dhe të gjallesave tjera, të drejtë nuk ka ai që duhet të ketë, por ai që ka më shumë fuqi ose ai që ka miq të fuqishëm. Kështu e ka dashur natyra, universi apo zotat. Ose ishte një vendim i përbashkët. Një kompromis më i lehtë.


3.

- Djali e solli një nuse në shtëpi...

- Me koordinim apo pa të?

- Pa të! Babai i saj nuk e donte djalin tim...

- Të paska hëngër dreqi! Prite Kuintin tash...

- Zhvendoset fejesa në Bruksel mendon?

- Po, fejesa pastaj edhe martesa. Kur bëhet pa mësit, Kuinti nervozohet, pastaj si shkues caktohet Lajçaku dhe zyrtarizohet fejesa. 

- E dasma?

- Për dasmë vjen Burreli dhe Grunelli...

- Gazep të martohert njeriu sot....

- Po, shumë...

- E ti a u shkurorëzove?

- Jo, ende.

- Pse po zgjat kaq shumë?

- Sepse me koordinim: avokati, gjykata etj.

- E Laj Çaku a u deklarua?

- Jo, kur firmoset shkurorëzimi, vijnë Burreli dhe Larja e Çaçakut me lule në dorë për ta festuar ndarjen e pasurisë…



Keine Kommentare: