30.08.2024

Zonja dhe zotërinj

Zonja dhe zotërinj,

sot kam kënaqësinë t'ju prezantoj në "Kosova Tomorrow" një ekspert dhe dijetar të jashtëzakonshëm,
i cili zotëron njohuri të thella në gjithçka,
nga bakteret, deri te galaktikat,
nga dita e krijimit,
deri te dita e shkatërrimit individual, nga arsyeja e krijimit,
deri te motivet e Masakrës Totale dhe Globale.

Zonja dhe zotërinj,
ju lutem mirëpritni me një duartrokitje të fuqishme dijetarin tonë universal,
klerikun 
Besim Qypi!

👏👏👏

Moderatori: Faleminderit që pranuat ftesën zoti Qyp!
Qypi: S‘ka pse!
Moderatori: A na duhet shkenca zoti Qyp?
Qypi: Nc! Jo, asnikashore! Kurkun nuk shkrun!
Bile e prish njerin dhe midisin…

Një duartrokitje ju lutem për ekspertin tonë gjenial!
👏👏👏
Moderatori: Kur bëhet masakra globale dhe totale zoti Qyp?
Qypi: Nuk asht hiç larg, çaty, mas dere â…

Moderatori: Edhe një duartrokitje ju lutem! Çfarë gjenie o zot na ke dërgu në Tokë! Duartrokitje ju lutem! „Mas dere!“, po rrëqethem, bërrrrrr!
👏👏👏

Moderatori: Ju falenderojmë për këto fjalë të urta, zoti Qypi. A mund të na thoni se cilat janë arsyet që e shtyjnë njeriun drejt prishjes, mosbesimit?

Qypi: Njeriut i pëlqen me lujt me zjarrin, masnej qaj zjarr e djeg n'majë t'gishtave. Arsyeja âsht e thjesht: mendja e madhe, shpesh e merr bythën e vet n‘qafë!

👏👏👏

Moderatori: Sa bukur e thoni, zoti Qyp! Po a ka shpëtim për njerëzimin, a ekziston ndonjë shtegdalje nga masakra totale që na kanoset?

Qypi: Shpëtimi? Ai asht te dera mrapa, por njeriu gjithmonë kqyr para, e nuk e sheh. Po a do mu kthye mrapa, kjo âsht pytja!

👏👏👏

Moderatori: Sa mendimi i thellë, zonja dhe zotërinj! Kleriku Besim Qypi, një intelektual grandioz, një gjeni i jashtëzakonshëm që na ndihmon të kuptojmë misteret e ekzistencës sonë. Dhe përfundimisht, zoti Qypi, çfarë mesazhi do t’i dërgonit njerëzimit sot?

Qypi: Me kqyr ma shumë n'veti e ma pak me msue. Se çka asht sot, nesër s’ka me kon. Po çka jep për zot, nepermjet meje, ajo asht për gjithmonë.

👏👏👏

Moderatori: Një përmbyllje e shkëlqyer nga mendimtari ynë! Ju faleminderit, zoti Qyp, për këtë diskutim të thellë dhe frymëzues. Zonja dhe zotërinj, ju lutem një duartrokitje të fundit, të zjarrtë për klerikun Besim Qypi!

👏👏👏

Nesër na shikoni përsëri, do t‘i ftoj katër Qypa standard! Më falni, katër ekspertë gati si zoti Qyp! Ekspertë gjenial që dinë çdo gjë! Vetëm në „Kosova Tomorrow“!
Don't Worry
Be Happy! KoTo!


Imazhi i gjeneruar me idiogram

Keine Kommentare: