16.12.2024

Takimi me ish-at

Takimi me ish-at
Ishte viti 2012. Në tarracën e një ëmbëltoreje, pashë gjyqtaren tek e cila punoja herë pas here si përkthyes. Përveç punës, kur na jepej rasti, bisedonim edhe për çështje private: fëmijët, partnerët, refugjatët, politika, e të tjera. Para se të ulesha në tryezën e lirë pas saj, u drejtova për ta përshëndetur. Ndërsa shtrija dorën, ajo tregoi burrin që ishte ulur përballë saj, duke thënë:
"Ju prezantoj ish-burrin tim!“
U trondita. Nuk i thashë asnjë fjalë burrit që po përshëndesja, thjesht i shtriva dorën. Ishte një moment i papritur për mua, diçka që s’e kisha përjetuar më parë.
Vija nga një kulturë ku për „ishat“ flitej vetëm me shokë të ngushtë, në privatësi familjare, ose hiqej dorë krejt nga përmendja e tyre, si të ishin të vdekur. Kjo vlente sidomos për gratë – ishte tabu absolute.
Nga ana tjetër, burrat ndonjëherë mburreshin me historitë e tyre të së kaluarës, shpesh edhe përpara grave të tyre – një mënyrë për ta zvogëluar, për ta poshtëruar bashkëshorten dhe për të ngritur vetveten me dashuritë e kaluara, që për gratë konsideroheshin kurvëri.
Pasi shkëmbyem disa fjalë, tronditjen time nuk munda ta fsheh, edhe pse u përpoqa. E dija historinë e dashurisë me atë burrë dhe për shkurorëzimin e tyre, por nuk e dija që ata takoheshin përsëri. Ndihesha sikur i kisha zënë në flagrancë, në një moment të papërshtatshëm intimiteti. Ajo, duke e kuptuar gjendjen time, tha:
„Mos keqkuptoni, ju lutem. Burri im e di. Edhe bashkëshortja e tij. Ne jemi vetëm shokë tani.“
Tronditja ime kishte shpjegim: aty kuptova diçka thelbësore për veten time: isha stërvitur për të shpërfillur „ishat“. Jo aq për ato të burrave, por për ato të grave ishte detyrë. Moral. Urdhër kategorik. Ky takim ishte si një goditje me çekan, që më detyroi të rishqyrtoja konceptet e mia për marrëdhëniet, për drejtësinë dhe për barazinë.
E kuptova se shumë prej qëndrimeve të mia ishin mbetje të një shoqërie patriarkale, të një kohe që s’përputhej më me realitetin e shekullit ku jetoja. Ishte njëlloj shkundje për të riparë bindjet, për t’i rishikuar botëkuptimet. E konsideroj humbje të madhe kur jetohet me parime që nuk janë të epokës sonë.
Po ashtu, si ata që nuk kanë mundur të jetojnë me qytetërimin tim, as unë nuk dua të jetoj me qytetërimin e tyre. Ata nuk kanë pasur mundësi për të zgjedhur, unë po. Nuk e gjykova gjyqtaren, por mbeta disi i shokuar.
U ktheva në tryezën time dhe fillova të reflektoja: Në fund të fundit, ajo që dikur e kemi dashuruar nuk është e thënë ta dashurojmë ende. Por mund ta respektojmë, mund ta pranojmë si shok apo shoqe. E dëshmon Bexhet Pacolli, citat:
„Kam pasur shumë të dashura, i takoj ende dhe gruaja ime e di (…) Komunikojmë, shihemi. Nuk kam paragjykime. Dhe gruan time, që tani është pjesë e jetës sime, e informoj për gjithçka."
Pyetja që mbetet është kjo: A duhet edhe gratë t’i takojnë „ishat“ e tyre?
Nëse e bën burri, unë mendoj se duhet ta bëjë edhe gruaja. Kur nuk ua bëjmë të tjerëve atë që ne vetë nuk do ta pranonim si një sjellje të moralshme, atëherë po ai akt nuk mund të konsiderohet i moralshëm për burrat, por i pamoralshëm për gratë. Pikë.
Aty gruaja e Pacollit dëshmon madhështi, sedër dhe vetëbesim, por nuk dihet nëse ai ka po atë zemërgjerësi. Një sjellje si ajo mund të lërë gjurmë te fëmijët...

1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

WhatsApp-i i tij: +2347041196471

dawnacuna314@gmail.com