Le të shohim faktet:
Prokuroria pat anuluar aktakuzën kundër Milan Radojçiçit.
Nuk e ka marrë në pyetje as Radomir Labanin, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i propozuar nga Lista Serbe dhe i kërkuar në Serbi.
Ky njeri ka vuajtur tre vjet burg për korrupsion në Serbi 2006- 2009 dhe është dënuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore”.
Sot, ai është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese!
Gati si Al Capone në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, ose si Toto Riina në atë të Italisë.
Kuvendi pajtohet me propozimin e Listës Serbe. Albulena Haxhiu e bën publike kriminalitetin e tij. Thaçi e refuzon një herë. Si pasojë, një Komision e merr në pyetje dhe konstaton se Labani “i plotëson të gjitha kushtet dhe është i shkëlqyer”. Thaçi pajtohet.
Tre vjet burg, korrupsion dhe “mafi doganore” paskan qenë kriteret për integritet në administratën e Pronto Shtetit. E Komisioni që e ka intervistuar në shërbim të kujt ishte?
Ligji thotë se shkarkimin mund ta propozojnë vetëm kolegët e tij dhe duhet ta miratojë kryetarja.
Ndërkohë, në Serbi ai kërkohet për të vuajtur edhe tre vjet të tjera burg. Sipas ligjit, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë “individ me reputacion të shkëlqyeshëm moral”.
E ka, sipas sistemit pronto-kosovar! Si duket mund ta shkarkojë vetëm Vuçiqi, sepse ai gjendet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Metohisë. Lista Serbe nuk e dëshiron largimin e tij.
As opozita. Pjesë të saj konsiderojnë Kurtin „njeri të Serbisë“ Radomir Labanin njeri të Kosovës. Patriot kosovar kundër Serbisë. Si edhe Lista Serbe. Skizofreni!
Në pikën 1.3 të ligjit thuhet se gjykatës të Gjykatës Kushtetuese mund të jenë,, citat: “Individ me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe nuk janë dënuar për vepër penale.”
Tre vjet burg janë specializim. Propozimi nga LS është specializim shtesë. Dhe, tani ne presim drejtësi nga një Gjykatë Kushtetuese ku ka brenda mafioz. E pesë kolegët e tij shqiptarë nuk janë! Nëse pesë akademikë kanë në grupin e tyre një kriminel, mafioz, atëherë edhe ata jani si ai.
Nejse.
Ndërkohë, e njëjta Prokurori që thërret Albin Kurtin, nuk shqyrton 250 kallëzime penale për korrupsion dhe keqpërdorime të dërguara nga 11 ministri.
Sipas saj, Kosova nuk ka milionerë hajdutë, as njerëz të pasuruar nga korrupsioni dhe krimi. Disa prej tyre kanë ikur në Shqipëri. Ikja e tyre flet për veprat penale. Për mizën në kapuç!
Ndoshta nesër ikën atje edhe Labani.
Në Serbi nuk guxon të shkojë më.
Kjo pasqyrë e zymtë, trishtuese, zhgënjyese, marramendëse sjell pyetjen që askush s’mund ta shmang:
E kujt është kjo Prokurori?
E Krahinës Autonome në kuadër të Serbisë?
Sipas ligjit kosovar– jo.
Sipas ligjit serb dhe fakteve – po.
Konkluzion
Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi:
“Albin deputeti dhe LVV jane kampion te korrupsionit, keqperdorimit te pushtetit dhe autoritetit zyrtar. Dhe krejte keto afera korruptive I paketon ne emer te sundimit te ligjit.
Prokuroria Speciale do duhej te caktonte nje Task Force per te trajtuar kete korrupsion endemik qeveritar.”
Kjo është Kosova sot!
Imazhi me KI Bilder
2.
Përderisa Kurti këmbëngul në sekuestrimin e milionave të vjedhura, (liderët e opozitës janë milionerë) kurrë nuk do të ketë as koalicione me të, as nuk do ta ketë mbështetjen nga oligarkët e mediave, e as nga gazetarët e pasuruar nga korrupsioni.
E çuditshme, por disa nga këta milionerë e gazetarë të pasur, kanë ndonjë fijë lidhjeje me Serbinë! Nëse Kurti heq dorë nga ai synim, Ramushi do të jetë i pari që do të kërkojë bashkëpunim, i dyti Lumiri, e pas tyre Krasniqi.
Do të bënin garë kush të futet i pari në qeveri!
Shikoni kush është më i zjarrit kundër tij dhe në pasurinë e tyre do ta gjeni arsyen.
Te trishimi i tyre, fshihet urrejtja patologjike. Ata e akuzojnë Kurtin edhe për temperaturën, edhe për Gjykatën që e kanë themeluar vetë, edhe për Asociacionin që e ka aprovuar vetë! Edhe për sulmin terrorist në Bajë, edhe për çlirimin e veriut ku tani guxojnë të shkojnë!
Edhe nëse kanë probleme me dashnoret e tyre, fajet i ka Albin Kurti. Edhe kur nuk i zë gjumi, ose kur vuajnë nga diarreja, fajtori dihet!
Ata luftojnë për të mbrojtur vjedhjet, po ti, pse mbështet ata?

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen